Çudia në Sarandë, priten me gërshërë pemët anës rrugës

3 Shkurt, 12:50| Përditesimi: 3 Shkurt, 12:52

  • Share

E pazakontë dhe pa arsye logjike! Persona të papërgjegjshëm ende të paidentifikuar nga policia, gjatë natës, kanë prerë të gjitha pemët e mbjella në anë të rrugës në hyrje të qytetit të Sarandës.

Në distancën nga ura e Gajdarit e deri në Metoq janë prerë me gërshëre 67 bimë, e disa janë shkulur nga rrënja.

Ngjarja e pazakontë për të dëmtuar mjedisin, është denoncuar edhe në komisariatin e policisë të Sarandës, nga ku mësohet se kanë nisur hetimet për të zbuluar autorët.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ladi: 04/02/2024 13:44

    Filogreket e kane bere. Ata e duan Shqiperine te gremisur...

    Përgjigju
    • Berti: 10/02/2024 16:27

      E ka bo ai qe shet fidane ne Sarande. Do shkoje tja blej bashkia prape, nuk do i kete ecur biznesi kto kohe.

  • Xhixhi: 03/02/2024 14:51

    Po mire, ka bere punen e bashkise i ka krasitur! :-)

    Përgjigju
  • Pu puuu: 03/02/2024 13:30

    Vandalet dhe barbaret ne veprim. Do ishte mire tu presnim duart ketyre vemjeve pa pike vlere qe bejne marrezi prej shpellari.

    Përgjigju
  • sapa: 03/02/2024 13:25

    Po pemet cfare ju bene o vemje parahistorike?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?