Kategoria e Parë e futbollit zhvilloi këtë pasdite pesë nga gjashtë ndeshjet e javës së 26-të. Në "Redi Maloku" të Fushë-Krujës, Kastrioti dhe AF Elbasani barazuan 2-2. Ndeshja filloi me dhjetë minuta vonesë dhe për këtë shkak u bënë miqtë.
Kryesori Adrian Beqiraj vuri re se dy nga lojtarët e AF Elbasanit nuk kishin veshur fanellat me mbiemrat dhe numrat e tyre. Kjo ka bërë që në protokollin e ndeshjes të ndryshoheshin numrat respektivë, ndërsa zgjidhja për emrat ka ardhur në mënyrë shqiptare.
Përshembull, Bedri Greca kishte veshur fanellën e Broshkës dhe u desh që me ngjitës të mbulohej emri, ndërkohë që edhe balta bëri punë në këtë çudi shqiptare.
Veç tij, edhe kapiteni Karakaci luante me numrin 66 dhe emrin e Kurtit, gjë që u desh të ndryshohej. Epo mungesa e fanellave të dyta ka bërë që AF Elbasani të dilte nga situata me një 'shpikje shqiptare'.
AF Elbasani mban kreun dhe sezonin e ri ka shanse reale të jetë pjesë e elitës së vendit.
Lajmi kryesor:
Renditja/ Bylis del pa pikë nga Burreli, hap fals nga AF Elbasani! Apolonia 'zhyt' Tomorin, Korabi 'X' me Flamurtarin në të Parën
S.Dh/ReportTv.al