Korabi 1-1 Flamurtari

Renditja/ Bylis del pa pikë nga Burreli, hap fals nga AF Elbasani! Apolonia 'zhyt' Tomorin, Korabi 'X' me Flamurtarin në të Parën

27 Mars, 16:06| Përditesimi: 27 Mars, 16:19

  • Share

Kategoria e Parë e futbollit zhvilloi këtë të mërkurë pesë nga gjashtë ndeshjet e raundit të 26-të. AF Elbasani shkëputet dy pikë më shumë nga ndjekësit në krye të renditjes, me djemtë e Nevil Dedes që barazuan 2-2 në udhëtim me Kastriotin.

Bylis që lufton për kreun nuk mundi të merrte pikë në transfertë, me Burrelin që fitoi 1-0 me golin e Ferrukut në minutën e 43-të. Në Peshkopi, Korabi dhe Flamurtari barazuan 1-1, ndërsa tri pikë siguroi Besa duke mundur Luzin 4-1.

Në Fier, Apolonia fitoi 2-1 me përmbysje kundër Tomorit duke zhytur këta të fundit në krizë. Java e 26-të mbyllet të enjte me ndeshjen Lushnja - Vora në "Roza Haxhiu".

Pas kësaj jave AF Elbasani shkëputet me dy pikë nga Bylisi ndjekës dhe është pranë titullit kampion në këtë kategori. Kastrioti, Besa, Luzi dhe Tomori qëndrojnë në zonën e ftohtë.

Kategoria e Parë, raundi 26-të:

E mërkurë 14:00

Apolonia 2-1 Tomori (Umeijego 74', Omeri 90' / Oshafi 11')

Besa 4-1 Luzi (Alphousseynui 6', Kamohelo 29', Ba 82', Shurdhiqi 90+3' / Itodo 87')

Burreli 1-0 Bylis (Ferruku 43')

Kastrioti 2-2 AF Elbasani (Dejvid Kapllani 49', 63' /Edon Hasani 25', Bedri Greca 53')

Korabi 1-1 Flamurtari (Marku 67' / Dalanaj 76')

E enjte 14:00

Lushnja - Vora

Renditja:

Ora 16:17
Çudira shqiptare, AF Elbasani pa fanella! Mbulon me ngjitës dhe baltë emrat e futbollistëve

Kategoria e Parë e futbollit zhvilloi këtë pasdite pesë nga gjashtë ndeshjet e javës së 26-të. Në "Redi Maloku" të Fushë-Krujës, Kastrioti dhe AF Elbasani barazuan 2-2. Ndeshja filloi me dhjetë minuta vonesë dhe për këtë shkak u bënë miqtë.

Kryesori Adrian Beqiraj vuri re se dy nga lojtarët e AF Elbasanit nuk kishin veshur fanellat me mbiemrat dhe numrat e tyre. Kjo ka bërë që në protokollin e ndeshjes të ndryshoheshin numrat respektivë, ndërsa zgjidhja për emrat ka ardhur në mënyrë shqiptare.

Përshembull, Bedri Greca kishte veshur fanellën e Broshkës dhe u desh që me ngjitës të mbulohej emri, ndërkohë që edhe balta bëri punë në këtë çudi shqiptare.

Veç tij, edhe kapiteni Karakaci luante me numrin 66 dhe emrin e Kurtit, gjë që u desh të ndryshohej. Epo mungesa e fanellave të dyta ka bërë që AF Elbasani të dilte nga situata me një 'shpikje shqiptare'.

AF Elbasani mban kreun dhe sezonin e ri ka shanse reale të jetë pjesë e elitës së vendit.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?