Çyrbja la mandatin e deputetit/ Basha: Rama i ka mbrojtur përfaqësuesit e bandave dhe i ka shpërblyer kur i kanë kryer pazaret e tij

10 Tetor, 10:38| Përditesimi: 10 Tetor, 10:42

  • Share

Lulzim Basha, ka reaguar për lënien e mandatit të deputetit Jurgis Çyrbja, pasi u paraqit në SPAK. Çyrbja thotë se dorëzimi i mandatit s’ka lidhje me përgjegjësi ligjore, por se do kujdeset për shëndetin.

Në një reagim në Facebook, Basha shkruan se Edi Rama nuk mund të lajë duart vetëm duke detyruar deputetë e ministra të largohen nga funksionet kur u tunden prangat. Sipas tij, Rama e ka ditur mirë dhe çdo ditë se kush kanë qenë krerët e hipotekave, sa hajdutë e sa abuzues janë.

Ai më tej thotë se kryeministri i ka mbrojtur dhe i ka shpërblyer kur i kanë kryer pazaret e tij.

“Edi Rama nuk mund të lajë duart vetëm duke detyruar deputetë e ministra të largohen nga funksionet kur u tunden prangat. Ai duhet të mbajë përgjegjësi pse e ka zhytur vendin në korrupsion dhe ka veshur krimin me pushtet.

Edi Rama e ka ditur mirë dhe çdo ditë se kush kanë qenë krerët e hipotekave, sa hajdutë e sa abuzues janë.

Ai vetë i ka caktuar, i ka mbrojtur dhe i ka shpërblyer kur i kanë kryer pazaret e tij si duhet: Siç bëri me Çyrbjen e hipotekës së Durrësit, i cili pasi i shërbeu Shullazit në zyrë, i shërbeu deri në fund edhe në gjyq. Për këtë Rama vendosi ta bëjë dhe deputet, si përfaqësuesin e bandave të Shijakut dhe Durrësit në parlament. Shqipëria meriton më shumë”, shkruan Basha.


Lajmi kryesor:

Një ditë pasi u thirr në SPAK, deputeti i PS Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin! Reagimi për Report Tv: S’kam probleme ligjore, por do kujdesem për shëndetin


SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?