Report TV mëson se nga 10 urdhërarreste të lëshuara janë 7 arreste me burg, përfshi dhe ish kryebashkiakun e Durrësit, ndërsa për 3 gra është firmosur “arrest shtëpie”.
Ndërkohë në videon e siguruar shihet teksa drejtoria e policisë së Tiranës ka mbuluar hyrjen e institucionit ku pritet të mbërrijë Vangjush Dako i arrestuar në kuadër të aksionit të SPAK gjatë ditës së sotme ku u lëshuan urdhër arreste për disa ish zyrtarë të bashkisë së Durrësit të përfshirë në korrupsion dhe shpërdorim detyre.
Lajmi kryesor:
Arrestohet Vangjush Dako, akuzohet për leje ndërtimi për pallatin e dëmtuar dhe tenderin e shëtitores! SPAK urdhër arrest dhe për 8 ish-zyrtarë e 1 ndërtues
B.V//ReportTv.al