Grupit kriminal serb në veri të Kosovës iu sekuestrua një bazë e rëndë armatimesh. Këta janë foto e armatimeve ndërsa vihen re fishekë të shumtë, radio si ato të policisë, eksplozivë e armë. Policia e Kosovës tha se këto armatime i përkisnin personave që kanë sulmuar efektivët në Banjskë, në Komunën e Zveçanit, në veri, një ditë më parë.
Drejtori Hoxha tha se në dhe përreth manastirit në Banjskë janë gjetur armatim i kalibrave të ndryshëm, raketahedhës, eksplozivë e detonatorë. Hoxha tha se disa prej këtyre armëve ishin përdorur edhe në sulmet në të kaluarën, siç tha ai, nga “Mbrojtja Civile”.
Autoritetet e sigurisë thanë se grupi ishte profesional dhe i përgatitur mirë. Përveç armëve, drejtuesit e policisë thanë se kanë konfiskuar 24 automjete, një mjet të blinduar dhe dy motor me katër rrota.
Lajmi kryesor:
Përplasjet në veri të Kosovës, Sveçla: 6 terroristë po mjekohen në Novi Pazar, Serbia t’i dorëzojë! Radoiçiç i lidhur me sulmin ndaj policisë! Sulmuesit pjesë "Mbrojtja Civile" e "Brigada e Veriut"
SI.E./ReportTv.al