Përplasjet në veri të Kosovës, Sveçla: 6 terroristë po mjekohen në Novi Pazar, Serbia t’i dorëzojë! Radoiçiç i lidhur me sulmin ndaj policisë! Sulmuesit pjesë "Mbrojtja Civile" e "Brigada e Veriut"

25 Shtator 2023, 14:38| Përditesimi: 25 Shtator 2023, 22:36

  • Share

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i ka kërkuar Serbisë që t’i dorëzojë Kosovës 6 personat që sulmuan Policinë e Kosovës, të cilët po mjekohen në Novi Pazar. Sipas tij ato duhet të dorëzohen tek autoritete e drejtësisë në Kosovë, për aktet terrorist.

“Vlen të theksohet se asnjë person civil nuk është lënduar nga ky aksion sipas informatave të deritanishme gjashtë terroristë të plagosur po trajtohen në spitalin e Novi Pazarit, dhe kërkojmë nga Serbia që ata t’i dorëzojë menjëherë autoriteve të Kosovës, për aktet e tyre terroriste”, u shpreh Sveçla në konferencë.

Sipas ministrit të Punëve të Brendshme, plani i Serbisë ishte përshkallëzimi i situatës, por sipas tij, ka dështuar.

“Plani i tyre për të përshkallëzuar situatën ka dështuar. Së paku janë 3 të vrarë, të gjithë me uniforma e me pajisje ushtarake, e janë arrestuar 2 të tjerë, e 4 që kanë qenë në rolin mbështetës në këtë aktivitet. Njëri nga të arrestuarit ka qenë i plagosur, e atij i është dhënë ndihma e parë, e edhe në Spitalin e Mitrovicës dhe në QKUK”,- tha Sveçla.

Sveçla tha se autoritetet kanë gjetur harta dhe plane për sulmin ndaj Policisë së Kosovës në veri më 24 shtator. Ai argumentoi se sulmi nuk ishte ad-hoc, por ishte planifikuar për muaj të tërë. Sipas tij, në bazë të dokumenteve, nënkryetari i Listës Serbe–partisë kryesore të serbëve në Kosovë, që ka mbështetjen e Beogradit – Millan Radoiçiç, është i lidhur me sulmin.

Në këto materiale, po ashtu kemi gjetur edhe dokumente të kriminelit që, po ashtu, është në listën e zezë të SHBA-së, Millan Radoiçiç, dokumente këto që dëshmojnë lidhjen apo pjesëmarrjen e tij të drejtpërdrejtë në këtë aksion. Kjo është lista e armëve apo lejeve të institucioneve të Serbisë dhënë Milan Radoiçiçit ku është edhe lista me armët që ai posedon, me numra, me të gjitha që janë gjetur në veturën e parë në radhë atje dhe patjetër që dokumenti origjinal është në dorën e forenzikës. Ai është nënkryetar i Listës Serbe që është e bashkërenduar me Aleksandër Vuçiç dhe nuk ndërmerr asnjë hap pa koordinimin e tij, tha Sveçla gjatë konferencës për media, ku policia ekspozoi armët dhe pajisjet që ka gjetur në vendin e ngjarjes. Gjithashtu ai tregoi dhe dokumentet e Milan Radoiçiçit

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se në bazë të hetimeve të deritashme disa nga pjesëtarët e grupit që sulmuan policinë ishin pjesëtarë të “Brigadës së Veriut” dhe “Mbrojtjes Civile”, organizata këto që Kosova i ka shpallur si terroriste më herët gjatë këtij viti.

Disa nga pjesëtarët e këtij grupi terrorist janë në listat e pjesëtarëve të “Brigadës së Veriut” dhe “Mbrojtjes Civile”,dy organizata të shpallura terrosite nga qeveria e Republikës së Kosovës, tha Sveçla.

Sipas tij, në bazë të armëve që kanë gjetur, besohet se ka pasur plan që në sulm të përfshiheshin “qindra persona për destabilizimin e vendit tonë”.

Një pjesëtar i policisë së Kosovës mbeti i vrarë (24 shtator) ndërsa 3 të tjerë u plagosën gjatë përleshjeve me një grup prej 30 personash të armatosur në veri të Kosovës, në fshatin Banjskë të Zveçanit. Policia arriti të rimerrte kontrollin në orët e mbrëmjes, ndërsa vrau 3 sulmues, dhe arrestoi 6 të tjerë,  2 prej tyre të plagosur. Kosova akuzon Serbinë se ka financuar grupin kriminal. Vuçiç e mohon e thotë se shkaktar është Albin Kurti.

 

Ora 16:01
Dalin FOTOT/ Ja armatimet e rënda që iu sekuestruan grupit kriminal serb në veri të Kosovës

Grupit kriminal serb në veri të Kosovës iu sekuestrua një bazë e rëndë armatimesh. Këta janë foto e armatimeve ndërsa vihen re fishekë të shumtë, radio si ato të policisë, eksplozivë e armë. Policia e Kosovës tha se këto armatime i përkisnin personave që kanë sulmuar efektivët në Banjskë, në Komunën e Zveçanit, në veri, një ditë më parë.

Drejtori Hoxha tha se në dhe përreth manastirit në Banjskë janë gjetur armatim i kalibrave të ndryshëm, raketahedhës, eksplozivë e detonatorë. Hoxha tha se disa prej këtyre armëve ishin përdorur edhe në sulmet në të kaluarën, siç tha ai, nga “Mbrojtja Civile”.

Autoritetet e sigurisë thanë se grupi ishte profesional dhe i përgatitur mirë. Përveç armëve, drejtuesit e policisë thanë se kanë konfiskuar 24 automjete, një mjet të blinduar dhe dy motor me katër rrota.

Ora 15:30
Vrasja e efektivit në Kosovë, drejtori i Policisë: Nënkryetari i Listës Serbe dyshohet si pjesë e sulmuesve

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha gjatë një deklarate për mediat bëri me dije se nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radojiçiç dyshohet të ketë qenë pjesë e bandës që shkaktoi vdekjen e policit të Kosovës. Në kontrollin që u është bërë automjeteve, është gjetur një leje arme e lëshuar në emrin e Radojiçiç nga autoritetet serbe.

 ‘Në një nga automjetet Mercedes G Class me targa BG1107YY është gjetur një dokument i aplikimit të lejes së armës të personit, Milan Radojiçiç, njëherazi nënkryetar i Listës Serbe, njëherazi i dyshuar për përfshirje në shumë raste kriminale në Republikën e Kosovës. Janë gjetur dhe disa dokumente të automjeteve, shumica prej të cilave janë me targa të regjistrimit nga Serbia, ndërsa në brendësi të automjeteve janë gjetur dhe disa dokumente identifikimi dhe patenta të personave që dyshohet se kanë qenë pjesë e grupit terrorist dhe që kanë marrë pjesë në sulmin terrorist ndaj ekipit të policisë së Kosovës. Gjatë verifikimit fillestar të këtyre dokumenteve, në mesin e tyre figurojnë dhe persona që janë pjesëtarë të organizatës terroriste, së paku 5 persona duke përfshirë dhe persona me të shkuar kriminale. Gjatë ekzaminimeve fillestare janë sekuestruar armët, municione, mjete shpërthyese dhe sende të tjera.’- u shpreh Hoxha.

Ora 15:09
Sveçla: Kemi gjetur dokumente që dëshmojnë lidhjen e Radojiçiçit me grupin terroristë të Serbisë

1695647408_sdddd.JPG

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka folur në konferencë për media ku u prezantua armatimi i kapur afër Banjskës në Zveçan.

Sveçla ka bërë të ditur se janë gjetur dokumente që dëshmojnë përfshirjen e kriminelit Milan Radojiçiç në këtë sulm terrorist.

“Në objektet brenda dhe në vetura janë gjetur harta e plane që tregojnë për organizimin e gjatë të mirëmenduar dhe bashkërenduar. Këto harta e dokumente janë dëshmi se nuk kemi të bëjmë me grupe lokale, por organizim terrorist të udhëzuar nga Beogradi. Edhe nga ekspertë vendorë e të huaj është konstatuar se për këtë organizim duhen përgatitje disa muaj. Pra nuk ka qenë diçka ad-hoc. Në këto materiale kemi gjetur dokumente të kriminelit Milan Radojiçiçi, që dëshmojnë lidhjen e tij dhe pjesëmarrjen në këtë aksion. Kjo është lista e armëve, apo leje zyrtare të institucioneve të Serbisë dhënë Milan Radojiçiç”, ka thënë Sveçla.

“Policia jonë është ballafaquar me sërë sulmesh të organizuara mirë nga persona të maskuar, nga njësi profesionale e speciale të mbështetura financiarisht e logjististikisht nga Serbia. Ata kanë pasur edhe mjete të renda si auto-blinda me të cilat kanë zhvilluar operacionin e tyre. Falë profesionalizmit të Policisë, plani i tyre ka dështuar. Në shkëmbimin e zjarrit mes grupit të organizuar dhe policisë, kanë mbetur tre të vrarë nga ta të gjithë me uniforma e me pajisje, dhe janë arrestuar dy të tjerë. Dhe katër persona që kanë qenë në rolin e tyre mbështetës në këtë aktivitet. Njëri nga të arrestuarit ka qenë i plagosur, atij i është dhënë ndihma e parë nga policia në terren e pastaj edhe në spitalin e Mitrovicës. Asnjë person civil nuk është lënduar nga ky aksion. Sipas informatave të deritashme 6 terroristë të plagosur po trajtohen në spitalin e Novi Pazarit, dhe kërkojmë që ata t’i dorëzojë autoriteteve të Kosovës”, ka deklaruar ai

Ora 14:58
Sveçla: Brenda makinave të terroristëve serbë u gjetën harta e plane që tregojnë për një sulm të mirëorganizuar

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla në një deklaratë për mediat tha se brenda makinës së sulmuesve serbë janë gjetur harta e plane që tregojnë organizimin e mirëmenduar të terroristëve.

‘Në vetura janë gjetur harta e plane që tregojnë për organizmin e gjatë dhe të mirëmenduara. Kemi të bëjmë me organizmin terrorist të urdhëruar direkt nga Beogradi. Ai është nënkryetar i listës serbë. Harta e këtij plani është më e qartë se kurrë. Edhe disa nga pjesëtarët e këtij grupi terrorist që janë identifikuar. I gjithë ky armatim i sekuestruar ka qenë pjesë e operacionit të djeshëm. Ka pasur një plan të përfshirjes së qindra personave të përfshirë në plan.’- tha Sveçla.

Ora 14:58
Sveçla: Rezistenca e djeshme, dëshmi se nuk ndalemi në mbrojtje të sovraniteti të Kosovës

1695646590_svela.jpg

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla tha se rezistenca e djeshme e policisë së Kosovës ndaj bandave ishte në mbrojtje të sovranitetit të Kosovës.

“Serbia po shfrytëzon armët dhe kriminelët e saj për politikat e saj hegjemonistë duke shkaktuar dhimbje për qytetarët dhe familjarët tanë.

Rezistenca e djeshme ndaj bandave ishte dëshmi e qartë se ne nuk do të ndalemi në mbrojtje të sovranitetit të vendit tonë.”- tha Sveçla.

Ora 14:55
Sveçla: 6 terroristë të plagosur po marrin ndihmë mjekësore, i bëjmë thirrje Serbisë të na i dorëzojë t’i çojmë para drejtësisë! Plani i Vuçiçit dështoi

1695646392_svecla.jpg

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla ka dhënë detaje nga sulmi në veri të Kosovës dhe i ka kërkuar Serbisë të dorëzojë 6 terroristët serbë të cilët sulmuan me urdhër të Vuçiçit.

“Ishin njësi profesionale dhe specialë të mbështetur nga Serbia. Ata individë, sipas ehde pamjeve, përveç aftësive dhe armatimeve kanë pasur mjete të rënda si autoblinda me të cilët kanë zhvilluar sulmin e tyre. Plani i Vuçiçit tashmë ka dështuar. Nga shkëmbimet e zjarrit kanë mbetur 3 të vrarë të gjithë me uniforma, janë arrestuar 2 të tjerë dhe 4 persona që kanë qenë mbështetës në këtë aktivitet. Një prej të arrestuarve ishin të plagosur, atij i është dhënë ndihma e parë në QKUK. Asnjë civil nuk është lënduar nga ky operacion. 6 terroristë të plagosur po marrin ndihmën dhe i kërkojmë Serbisë të na i sjellë dhe t’i çojmë para drejtësisë.”-thotë Sveçla.

G.MO//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Epo kjo: 25/09/2023 18:13

    Po sikur i kishit rrethuar mor aman. Si vajtën deri në Novi pazar?

    Përgjigju
    • Or tej: 26/09/2023 07:22

      Do kene perdore google maps or teeeejjjjj

  • U sekuestrua: 25/09/2023 15:07

    U sekuestrua nga Serbet apo nga policia e Kosoves? Ikni mesoni gjuhen Shqipe!

    Përgjigju
    • Gjergj: 25/09/2023 15:52

      Epo pikè e zezè, edhe kèta çobenèrit e Janullès kishim mangut. O analfabet funksional. Njè fjali me pesè fjalè, pa gabime ortografike, nuk je nè gjèndje tè shkruash. Na bèn miu i Janullès, profesorin e gjuhès shqipe. Ju shkatèrron juve suksesi i shqiptarève, ju bèn tè flisni me vete, e kuptoj por nuk ju ndihmojmè dot. Vazhdo thithjen nèn velladon @Usekuestrua.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?