Në fshatin Mesopotam të Finiqit prej disa ditësh po punohet për restaurimin e Kishës së Shën Kollit, një monument i rrallë i trashëgimisë bizantine.
Drejtuesja e projektit, Anna Karajani tha se gjatë restaurimit kanë zbuluar murale të paidentifikuara më parë, të cilat ishin fshehur nder shekuj, prej shtresave te suvase.
“Gjatë restaurimit kemi zbuluar fytyra shenjtorësh dhe fragmente murale të shekullit të XIV të, të cilat ishin mbuluar nga lyerjet e periudhave më të vona. Zbulimi i tyre ka qenë një moment shumë emocionues për ekipin”, tha drejtuesja e projektit Anna Karajani.
Punimet janë mbështetur gjithashtu nga ambasada greke në Tiranë.
“Restaurimi i saj është një dhuratë jo vetëm për historinë shqiptare, por edhe për marrëdhëniet e mira ndërfqinjësore. Greqia do të vazhdojë të mbështesë projekte të tilla”, tha ambasadorja greke Konstantina Kamitsi.
Kisha e Shën Kollit njihet si një nga thesaret arkitektonike dhe ikonografike bizantine ne jug te vendit dhe mendohet të jetë ndërtuar në kohën e perandorit bizantin Kostandin IX Monomaku.
Restaurimi po kryhet në kuadër të Memorandumit ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës e Inovacionit dhe Qendrës Evropiane për Monumentet Bizantine dhe Post-Bizantine.
Komente

Para viteve 1990 arkeologu Aleksander Meksi ,këtu ka zbuluar në dysheme mozaikun e trifilit!
Përgjigju