Këto janë pamjet e megaoperacionit ‘Tempulli’ të zhvilluar në disa qytetë të Shqipërisë, ku deri më tani janë ekzkeutuar 216 masa sigurie arrest me burg dhe janë arrestuar në flagrancë 30 shtetas. Në pamjet e publikuara nga policia, shihet edhe momenti kur efektivët bastisin banesat dhe kryejnë arrestimet, ndërsa gjejnë të fshehura drogë e para. Ndërkohë, gjatë operacionit ka pasur edhe patrullime nga ajri me helikopterë.
Gjatë këtij megaoperacioni, si rezultat i kontrolleve në banesa dhe në ambiente të tjera, deri tani janë sekuestruar:
-13 armë zjarri (2 kallashnikovë, 10 pistoleta dhe 1 pushkë), 5 armë gjahu/sportive, 1 elektroshok, 8 armë të ftohta (thika, doreza metalike);
-134.5 kg kanabis, 364 fara kanabisi, 1.2 kg kokainë, mijëra doza kanabisi, kokaine dhe heroine, qindra doza MDMA, tableta ekstazi, sasi të drogave sintetike GAB dhe Poppers, 23 peshore elektronike, 3 mjete për përpunimin dhe ndarjen e lëndëve narkotike në doza;
-225 celularë, 35 automjete, 1 801 000 lekë të rinj, 38 845 euro, 6100 paund, 1100 dollarë;
-Gjithashtu, janë sekuestruar 4 motomjete, 12 targa, pajisje si të Policisë dhe dokumente false.
Lajmi kryesor:
Megaoperacioni 'Tempulli', goditen 23 grupe shpërndarësish droge nga Tirana në Vlorë! 233 të arrestuar brenda natës, 82 në kërkim! Balla: Do ua nxijmë jetën!
SI.E.//ReportTv.al