Foto: Aeroporti i Aalborgut
Qeveria daneze do të sigurojë mjete të reja për "zbulimin dhe neutralizimin e dronëve".
Kështu njoftoi Ministri i Drejtësisë i Kopenhagenit, Peter Hummelgard, pas inkursionit të fundit të avionëve pa pilot me origjinë të panjohur në aeroportet daneze.
"Qëllimi i këtij lloji sulmi hibrid është të përhapë frikë, të krijojë përçarje dhe të na trembë", shtoi ministri.
Autoritetet e vendit theksuan mungesën e një "kërcënimi të drejtpërdrejtë ushtarak" ndaj Danimarkës.
Lajmi kryesor:
Sërish dronë në hapësirën ajrore të Danimarkës, mbyllet për disa orë aeroporti i Aalborgut! Ministri i Mbrojtjes: S'kemi prova që pas sulmit qëndron Rusia
Xh.K/ReportTv.al