Danimarka e Zvicra në Euro 2020, Luis Enrique rikthehet në pankinën e Spanjës

19 Nëntor 2019, 11:00| Përditesimi: 19 Nëntor 2019, 11:18

  • Share

Danimarka e Zvicra janë dy skuadrat e fundit që kanë siguruar kualifikimin për në Euro 2020. Helvetët mposhtën me lehtësi Gjibraltarin 6-1 në transfertë dhe e mbyllën në vend të parë grupin D me 17 pikë. Golin që mbylli llogaritë e shënoi kapiteni Granit Xhaka.

Danimarka rezistoi në Irlandë dhe preu biletën për në Europian si e dyta e grupit. Martin Braithwaite u dha avantazhin danezëve por vendasit barazuan me Doherty. Gjithsesi festa i takoi Danimarkës që me këtë pikë la pas rivalët direkt.

Italia është e ekzagjeruar. 10 fitore në po kaq ndeshje në kualifikueset e Euro 2020 dhe vend i parë në grupin J me 30 pikë të plota. Mbrëmë në “Renzo Barbera” të kaltërit e Mancinit u argëtuan ndaj Armenisë duke fituar 9-1. Festë për Imobbile dhe Zaniolo që shënuan nga dy gola ndërsa të tjerët i shtuan Barella, Romagnoli, Jorginho, Orsolini dhe Chiesa.

Edhe Spanja bëri goleadë në Madrid ndaj Rumanisë. “Furitë e kuqe” fituan 5-0 dhe llogaritë i mbyllin si e para e grupit f me 26 pikë. Fabian Ruiz, dy gola nga Gerard Moreno një autogol dhe Oyarzabal ishin ata që tundën rrjetën. Gjithsesi lajmi i bujshëm ishte a ii rikthimit të Luis Enriques në pankinë. Tekniku do të drejtojë Spanjën në Europian.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?