Bota

Dronë në Danimarkë dhe Ukrainë/ Zelensky akuzon Hungarinë, Budapesti: Ke humbur toruan! BE: Jemi në luftë hibride me Moskën

27 Shtator, 14:33| Përditesimi: 27 Shtator, 22:40

  • Share

Dronë të paidentifikuar janë vërejtur në qiellin mbi bazën më të madhe ushtarake të Danimarkës Karup mbrëmjen e së premtes, rasti I katërt brenda një jave. Ngjarjen e ka njoftuar policia daneze, në episodin më të fundit të një serie incidentesh që autoritetet i klasifikojnë si pjesë të asaj që e quajnë “sulm hibrid”.

“Mund të konfirmoj se kemi pasur një incident rreth orës 20:15, i cili zgjati për disa orë. Një ose dy dronë janë vëzhguar jashtë dhe mbi bazën ajrore”, tha për AFP një agjent policie. Policia daneze nuk komentoi mbi origjinën e dronëve dhe theksoi gjithashtu se ata nuk janë rrëzuar.

Edhe në Ukrainë, Presidenti i vendit Volodymyr Zelensky njoftoi se disa dronë zbulues që, sipas tij ka gjasa t'i përkasin Hungarisë, shkelën hapësirën ajrore të vendit përgjatë kufirit, me incidentin e parë të këtij lloji që raportohet mes dy vendeve. 

Zelensky tha në X se forcat ukrainase kanë regjistruar inkursione të dronëve në zonat kufitare dhe se vlerësimet paraprake sugjerojnë se mjetet ajrore pa pilot po “kryenin zbulim mbi potencialin industrial të rajoneve kufitare të Ukrainës”

"Kam dhënë urdhër që të verifikohen të gjitha informacionet e disponueshme dhe që të hartohen raporte urgjente për çdo incident të regjistruar.", tha Zelensky. 

Por Ministri i Jashtëm hungarez, Peter Szijjarto, i hodhi poshtë pretendimet e Zelenskyt. Ai shkroi në rrjetet sociale se Presidenti ukrainas po humbet toruan për shkak të fiksimit të tij anti-hungarez dhe se tani ka filluar të shohë gjëra që nuk ekzistojnë. Deklaratës së tij iu përgjigj zëvendësministri i Jashtëm ukrainas, Andrii Sybiha, i cili tha se Kievi ka nisur të shohë hipokrizinë dhe degradimin moral të qeverisë së Hungarisë të cilën e quajti një shërbëtore të Moskës.

Komisioneri i BE-së për Ekonominë, Valdis Dombrovskis tha për France 24 se Unioni është tashmë në një luftë hibride me Rusinë. Sipas tij, kjo gjë po dëshmohet nga provokimet e ndryshme nga dezinformimi te sabotimi dhe deri te përdorimi i emigracionit si 'armë'.

Dje, ministrat e Mbrojtjes të rreth 10 vendeve të BE-së ranë dakord ta bëjnë të ashtuquajturin “mur dronësh” një përparësi për Unionin, pas një sërë shkeljesh të hapësirës ajrore në disa shtete anëtare gjatë javëve të fundit.

Ora 22:38
Estonia i dhuron Kievit 10 milionë euro për blerje armësh

1758393971_AA.JPG

Estonia do të kontribuojë 10 milionë euro në blerje armësh për Ukrainën. Ministri estonez i Mbrojtjes, Hanno Pevkur, e njoftoi sot këtë.

"PURL u lejon aleatëve dhe partnerëve evropianë të mbledhin shpejt fonde për të mbështetur Ukrainën, kryesisht aftësitë e saj të mbrojtjes ajrore", vuri në dukje Pevkur, duke theksuar se ndihma e aleatëve tani është më se e nevojshme për të forcuar Kievin në këtë pikë të veçantë të luftës.

Ora 21:35
Zelensky: 92 dronë rusë po shkojnë drejt Polonisë, Italia mund të jetë e radhës! Tajani: Ne nuk jemi një objektiv ushtarak

1759001972_zelensky.jpg

Presidenti Ii Ukrainës Volodymir Zelensky ka deklaruar se 92 dronë rusë po shkojnë drejt Polonisë, Italia mund të jetë objektivi i radhës.

Ndërkohë, zëvendëskryeministri Antonio Tajani duke iu drejtuar paralajmërimit të Volodymyr Zelensky se edhe dronët rusë mund të fluturojnë mbi Itali, tha se Italia nuk është objektiv ushtarak.  

"Shpresoj që kjo të mos ndodhë, por nuk besoj se Putini dëshiron të fillojë Luftën e Tretë Botërore dhe nuk besoj se Italia është një objektiv ushtarak', tha ai. 

Megjithatë, Tajani theksoi se mbrojtja ajrore italiane është e aftë të verifikojë atë që po ndodh dhe të rrëzojë dronët me qëllime kërcënuese".

Për Ministrin e Jashtëm, Putini po teston reagimet e Perëndimit, por Perëndimi tashmë ka demonstruar aftësinë e tij për të reaguar, edhe nëse mesazhet e Rusisë duken të jenë politike, jo ushtarake.

Ora 20:28
NATO: Ne nuk kërkojmë përballje me Moskën, por jemi gati të mbrohemi nëse sulmohemi

1757709688_nato.jpeg

"Çdo kërcënim ndaj hapësirës ajrore, tokësore dhe detare të NATO-s do të përballet me një përgjigje të vendosur dhe proporcionale. Ne jemi gati. Nuk duhet të ketë dyshim. Ne nuk kërkojmë konfrontim, por nuk do të hezitojmë të ndërmarrim çdo veprim që konsiderohet i nevojshëm për mbrojtjen tonë kolektive."

Kjo u deklarua nga Admirali Giuseppe Cavo Dragone, Kryetar i Komitetit Ushtarak të NATO-s, në fund të takimit të Shefave të Mbrojtjes të Forcave Aleate në Riga, duke folur për "shkeljen e fundit dhe të vazhdueshme" të qiellit të Aleatëve nga dronët rusë.

Ora 19:16
Holandë/ Dron mbi Aeroportin e Amsterdamit, pista mbyllet për 45 minuta

1758993436_aa.JPG

Një nga gjashtë pistat në Aeroportin Schiphol të Amsterdamit në Holandë u mbyll për rreth 45 minuta në fillim të pasdites së sotme, pasi u raportua një pamje e një droni rreth mesditës, tha për Associated Press zëdhënësi i policisë ushtarake Doron Wallin.

Aeroplanët u devijuan në një pistë tjetër. Wallin më vonë sqaroi se nuk u gjetën as dronë dhe as pilotë dronësh dhe se pista është rihapur. Ai shtoi se pamje të tilla janë një dukuri e përsëritur, me 22 të raportuara deri më tani këtë vit.

Ora 19:02
Ministri i Jashtëm i Rusisë: Të hapur për negociata për t'i dhënë fund konfliktit në Ukrainë

1735550539_sergeilavrov.JPG

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha se Rusia mbetet e hapur për negociata për t'i dhënë fund konfliktit në Ukrainë.

"Siç e ka përsëritur vazhdimisht Presidenti Vladimir Putin, Rusia ka qenë dhe mbetet e hapur për negociata për të eliminuar shkaqet rrënjësore të konfliktit", tha Lavrov. 

Ai shtoi se Moska është e gatshme të diskutojë garancitë e sigurisë për Ukrainën.

Ora 18:44
Zelensky: Nëse rusët shkaktojnë ndërprerje të energjisë elektrike në Kiev, ata do ta vuajnë atë në Moskë

1758736169_153710749c00f20e523f6475d905324f07faec6d0.ëebp

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se Rusia do të marrë përgjigje ndaj përpjekjeve për të shkaktuar ndërprerje të energjisë në Ukrainë.

Ai deklaroi se nëse ata do ta shkaktojnë një të tillë në Kiev, do të vuajnë ndërprerjen e energjisë në Moskë. 

"Nëse Rusia i vë vetes qëllimin të shkaktojë një ndërprerje të energjisë në Ukrainë çdo dimër, atëherë nuk jam i sigurt nëse përgjigja e Ukrainës dhe partnerëve të saj duhet të jetë e ndryshme. 

Nëse ata kërcënojnë të ndërpresin errësirën e kryeqytetit ukrainas, atëherë Kremlini duhet ta dijë se do të ketë një ndërprerje edhe në kryeqytetin rus", tha Zelensky, duke vënë në dukje se e diskutoi çështjen me Presidentin e SHBA-së Donald Trump gjatë një takimi në Nju Jork.

Ora 14:46
Media: Disa dronë u pikasën në rajonin kufitar midis Gjermanisë dhe Danimarkës

1757656934_dron.png

Pas Danimarkës, disa dronë u panë gjatë natës edhe në shtetin gjerman Schlesëig-Holstein, në kufi me Danimarkën. Lajmi u raportua nga transmetuesi gjerman NDR. Ministrja e Brendshme gjermane Sabine Sütterlin-Waack tha se akti i dyshuar i spiunazhit është tani nën hetim. 

Ministria e Brendshme tha se po zhvillon "diskutime intensive dhe të vazhdueshme" me qeverinë federale dhe Bundeswehr-in. Policia e shtetit po forcon mbrojtjen e saj kundër dronëve në koordinim me shtetet e tjera veriore gjermane. Ministrja nuk dha detaje mbi numrin dhe vendndodhjen e droneve.

Ora 14:44
Incidentet me dronët, Dombrovskis: BE-ja është tashmë në një luftë hibride me Moskën

1758977156_valdisdombrovskis.jpg

Komisioneri i BE-së për Ekonominë, Valdis Dombrovskis tha për France 24 se Unioni është tashmë në një luftë hibride me Rusinë. Sipas tij, kjo gjë po dëshmohet nga provokimet e ndryshme nga dezinformimi te sabotimi dhe deri te përdorimi i emigracionit si 'armë'.

“Po dëshmojmë të gjitha llojet e veprimeve ruse, nga dezinformimi te sabotimi, te përdorimi i emigracionit të paligjshëm si armë, kështu që jemi tashmë në një luftë hibride me Rusinë. E dimë që ambiciet imperialiste dhe ekspansioniste të Rusisë shtrihen përtej Ukrainës. Moska foli hapur për pushtimin e vendeve të tjera, përfshirë BE-në dhe NATO-n”, shpjegoi ai, duke theksuar rëndësinë për vendet baltike të planit të nisur nga Brukseli për të ndërtuar një mur me dronë për të kundërshtuar provokimet ruse.

Ora 12:24
Moska: Histeria e BE-së për dronët synon të justifikojë shpenzimet ushtarake

Rusia ka kritikuar ashpër planet e Bashkimit Evropian për të forcuar mbrojtjen ndaj dronëve, duke deklaruar se reagimi i Brukselit ndaj shkeljeve të kufijve nga mjete ajrore të paidentifikuara nuk bën gjë tjetër veçse rrit tensionet.

Është e qartë se histeria e BE-së për hyrjen e dronëve në territorin e saj dhe shpallja e projekteve të mbrojtjes me emra pompozë ndjek një qëllim të vetëm: t’i justifikojë opinionit publik rritjen e shpenzimeve për militarizimin e Evropës, në dëm të projekteve socio-ekonomike dhe uljes së nivelit të jetesës së popullsisë”, deklaroi për Ria Novosti Vladislav Maslennikov, drejtor i departamentit për Çështjet Evropiane në Ministrinë e Jashtme ruse.

Dje, ministrat e Mbrojtjes të rreth 10 vendeve të BE-së ranë dakord ta bëjnë të ashtuquajturin “mur dronësh” një përparësi për Unionin, pas një sërë shkeljesh të hapësirës ajrore në disa shtete anëtare gjatë javëve të fundit.

Zyrtari rus paralajmëroi se këto masa do të çojnë në rritjen e tensioneve ushtarake dhe politike në kontinentin tonë. Ai shtoi se planet në fjalë i shërbejnë “ambicieve personale dhe lojërave politike të elitave në pushtet në BE”.

Maslennikov vuri në dukje gjithashtu se Bashkimi Evropian nuk e ka të qartë as gjatësinë e ‘murit’ e as përfshirjen e Hungarisë dhe Sllovakisë në projekt, duke nënkuptuar kështu një mungesë të kuptueshmërisë për kostot reale financiare që kërkon kjo nismë.

Ora 12:11
Danimarkë, vijojnë sulmet hibride, dronë mbi bazën më të madhe ushtarake

Dronë të paidentifikuar janë vërejtur në qiellin mbi bazën më të madhe ushtarake të Danimarkës. Ngjarjen e ka njoftuar policia daneze, në episodin më të fundit të një serie incidentesh që autoritetet i klasifikojnë si pjesë e asaj që e quajnë një “sulm hibrid”.

“Mund të konfirmoj se kemi pasur një incident rreth orës 20:15, i cili zgjati për disa orë. Një ose dy dronë janë vëzhguar jashtë dhe mbi bazën ajrore”, tha për AFP agjenti Simon Skelsjaer, duke iu referuar bazës ushtarake të Karupit.

Skelsjaer deklaroi se policia nuk mund të komentojë mbi origjinën e dronëve, duke theksuar gjithashtu se ata nuk janë rrëzuar.

Ora 12:07
Kievi: Dronë hungarezë në hapësirën tonë ajrore, Budapesti mohon

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky bëri të ditur se dronë zbulues, që sipas tij ka gjasa t’i përkasin Hungarisë, kanë shkelur hapësirën ajrore të Ukrainës përgjatë kufirit. Ky është incidenti i parë i këtij lloji që raportohet.

Në një deklaratë të publikuar në rrjetin X, Zelensky tha se forcat ukrainase kanë regjistruar inkursione të dronëve në zonat kufitare dhe se vlerësimet paraprake sugjerojnë se mjetet ajrore pa pilot po “kryenin zbulim mbi potencialin industrial të rajoneve kufitare të Ukrainës”.

“Kam dhënë urdhër që të verifikohen të gjitha informacionet e disponueshme dhe që të hartohen raporte urgjente për çdo incident të regjistruar”, deklaroi Zelensky.

Ministri i Jashtëm hungarez, Peter Szijjarto, i hodhi poshtë pretendimet e Zelenskyt, duke shkruar në X se: “Presidenti Zelensky po humbet toruan për shkak të fiksimit të tij anti-hungarez. Tani ka filluar të shohë gjëra që nuk ekzistojnë”.

Nga ana tjetër, zëvendësministri i Jashtëm ukrainas, Andrii Sybiha, iu përgjigj:
“Po fillojmë të shohim shumë gjëra, Peter — përfshirë hipokrizinë dhe degradimin moral të qeverisë tënde, punën e saj të hapur dhe të fshehtë kundër Ukrainës dhe pjesës tjetër të Evropës, si dhe rolin e saj si shërbëtor i Kremlinit.”

Xh.D/S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Igor: 28/09/2025 11:39

    Cifutet kan lindur me diplloma per shpifje dhe nxitje keti nuk intereson njerezimi por ben gjithcka qe ta fus Naton ne luft me Rusin mos i besoni se dota paguani shtrejte.

    Përgjigju
  • Iris: 28/09/2025 06:08

    Nuk besoj te jemi objektiv ushtarak,ja keput Tajani.Me ju s'humb kohen askush,por ama keni bazat e NATO-s ne territorin italian,apo jo? Ja se si beheni objektiv ushtarak.Zgjohu Tajan,stop dilly-dally!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria e shkarkoi, a duhet Erion Veliaj ta ankimojë në Kushtetuese?