Rusia ka kritikuar ashpër planet e Bashkimit Evropian për të forcuar mbrojtjen ndaj dronëve, duke deklaruar se reagimi i Brukselit ndaj shkeljeve të kufijve nga mjete ajrore të paidentifikuara nuk bën gjë tjetër veçse rrit tensionet.
“Është e qartë se histeria e BE-së për hyrjen e dronëve në territorin e saj dhe shpallja e projekteve të mbrojtjes me emra pompozë ndjek një qëllim të vetëm: t’i justifikojë opinionit publik rritjen e shpenzimeve për militarizimin e Evropës, në dëm të projekteve socio-ekonomike dhe uljes së nivelit të jetesës së popullsisë”, deklaroi për Ria Novosti Vladislav Maslennikov, drejtor i departamentit për Çështjet Evropiane në Ministrinë e Jashtme ruse.
Dje, ministrat e Mbrojtjes të rreth 10 vendeve të BE-së ranë dakord ta bëjnë të ashtuquajturin “mur dronësh” një përparësi për Unionin, pas një sërë shkeljesh të hapësirës ajrore në disa shtete anëtare gjatë javëve të fundit.
Zyrtari rus paralajmëroi se këto masa do të çojnë në rritjen e tensioneve ushtarake dhe politike në kontinentin tonë. Ai shtoi se planet në fjalë i shërbejnë “ambicieve personale dhe lojërave politike të elitave në pushtet në BE”.
Maslennikov vuri në dukje gjithashtu se Bashkimi Evropian nuk e ka të qartë as gjatësinë e ‘murit’ e as përfshirjen e Hungarisë dhe Sllovakisë në projekt, duke nënkuptuar kështu një mungesë të kuptueshmërisë për kostot reale financiare që kërkon kjo nismë.
Lajmi kryesor:
Dronë në Danimarkë dhe Ukrainë/ Zelensky akuzon Hungarinë, Budapesti: Ke humbur toruan! BE: Jemi në luftë hibride me Moskën
A.I/Xh.D/ReportTv.al