Kanë nisur vizitat e para në kuadër të darkës informale dedikuar Ballkanit e organizuar nga kryeministri grek Mitsotakis.
Kryeministri grek hapi takimet, ai priti në fillim kryetaren e Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës, Borgiana Christo. Sipas informacioneve, gjatë takimit u diskutua për marrëdhëniet dypalëshe dhe për mbështetjen e Greqisë për hapat e ardhshëm të Bosnjë-Hercegovinës drejt perspektivës evropiane.
Pas takimit me presidenten e Bosnjës, thuhet se në orën 13:00 me orën lokale do të ketë një takim me kryeministrin e Rumanisë, Ion-Marcel Ciolaku dhe në orën 15:00, me kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkovic.
Edhe Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ardhja e të cilit mbahet sekret nga Athina, do të jetë i pranishëm në këtë darkë, pas vizitës së tij në Suedi, Danimarkë dhe Holandë.
Në diskutim do të marrin pjesë edhe liderët e vendeve të rajonit që janë anëtare të BE-së, kryeministri i Bullgarisë, Nikolai Denkov, kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç dhe kryeministri i Rumanisë, Ion-Marcel Ciolakou.
Ajo që vendoset më së shumti re në këtë darkë është mungesa e pjesëmarrjes së Shqipërisë, e cila vë në pah “ngrirjen” e marrëdhënieve greko-shqiptare, për shkak të burgosjes së kryebashkiakut të Himarës, Fredi Beleri.
Ftesa i është dërguar zyrës së presidentit shqiptar, Bajram Begaj, po ai e ka refuzuar prandaj Shqipëria nuk do të marrë pjesë në këtë darkë.
Lajmi kryesor:
Mitsotakis darkë me liderët e Ballkanit në Athinë! Zelensky vizitë surprizë, mungon Rama! Von der Leyen: Të lihen pas barrierat mes rajoneve
S.S/ReportTv.al