DASH nuk e përmend Berishën as me emër: Ish-lideri shqiptar i shpallur 'non grata' shkaktoi dhunë politike! I kujtohet 21 janari dhe sulmi në PD

5 Gusht 2022, 16:57| Përditesimi: 5 Gusht 2022, 19:07

  • Share

Një ish-lider shqiptar, i cili është shpallur ‘non grata’ shkakton dhunë politike në Shqipëri, në një vend ku konfliktet e dhunshme politike janë shumë të rralla. Fjalët janë të shkëputura nga raporti i fundit i Departamentit Amerikan të Shtetit për klimën e investimeve por që e kanë pasur edhe një paragraf për Sali Berishën. Ata madje as me emër nuk denjojnë t’i referohen Berishës, por me togfjalëshin ‘ish lider"

 “Dhuna politike është e rrallë, rastet më të fundit janë një përpjekje e udhëhequr nga një ish-lider shqiptar i shpallur ‘non grata’ për korrupsion për të thyer selinë e partisë në janar 2022 që kërkoi ndërhyrjen e policisë dhe protestat politike në 2019 që përfshinin raste të mosbindjes civile, dhunë dhe dëmtim të pronës, si dhe përdorimi i gazit lotsjellës nga policia. Zgjedhjet në Shqipëri të prillit 2021 dhe kalimi në një qeveri të re ishin paqësore, ashtu si edhe zgjedhjet lokale të qershorit 2019.  Më 21 janar 2011, forcat e sigurisë qëlluan dhe vranë katër protestues gjatë një demonstrate të dhunshme politike”, shkruhet ndër të tjera në raport.

Kujtojmë se më 8 janari 2022 ishte një ngjarje dramatike për Partinë Demokratike, ku mbështetës të ish-kryeministrit Sali Berisha sulmuan selinë e Partisë Demokratike. U desh ndërhyrja e policisë, që situata të vihej nën kontroll në pak minuta, pasi por rrezikohej seriozisht jeta e deputetëve që ndodheshin brenda selisë si dhe kreut të atëhershëm të PD-së Lulzim Bashës.

Më 19 maj 2021 Sali Berisha u shpall 'Non Grata' nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës me akuza të forta se gjatë kohës që ishte kryeministër është përfshirë në akte korruptive si keqpërdorimi fondeve publike, minim i demokracisë dhe ndërhyrje me proceset publike duke përdorur fuqinë për përfitime personale dhe pasurimin e aleatëve politik përfshi familjen në kurriz të konfidencës publike të qeverisë  shqiptare dhe institucioneve. Bashkë me Sali Berishën DASH u ndaloi hyrjen në SHBA edhe Liri Berishës, Shkëlzen Berishës dhe Argita Malltezit. Ndërsa javën e tretë të korrikut Sali Berisha është shpallur ‘non grata’ edhe nga Britania e Madhe, vendi i dytë i madh pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Pretendenti për t’u zgjedhur Kryeministër i shqiptarëve është i padëshirueshëm në 2 prej vendet më të mëdha aleate të kombit shqiptar.

Vendet perëndimore e kanë shprehur hapur angazhimin për të luftuar korrupsionin në Shqipëri. Vetëm sot është bërë me dije se një grup senatorësh amerikanë, nga të dy krahët, paraqitën një projektligj që synon të mbështesë zhvillimin ekonomik, tregtinë, si dhe të luftojë korrupsionin, përfshirë hartimin e legjislacioni të posaçëm për sanksionet, për të frenuar aktivitetet destabilizuese në Ballkanin Perëndimor.

Pjesë nga raporti i DASH ku përmendet dhuna e Berishës

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Mala: 06/08/2022 11:28

    Ky eshte simboli i dhunes-varsjeve me primitive tradicionale, edhe pse vete eshte nje gjakperzier.

    Përgjigju
  • indrit: 05/08/2022 18:11

    Berishen ata skane goje ta permendin, por une si qytetar i ketij vendi e permend qe cke me ate pune. ne kohen e berishes kam jetu me mire se sot. kaq... pjesen tjeter te raportit desha te lexoj se si e perceptojne ata nga ana tjeter e botes pjesen qe flet per ekonomine zullumet korrupsionin aktual

    Përgjigju
    • Lala: 05/08/2022 21:44

      Do jesh brezi I cokollatesh hilal ti indrito se te ishe brezi I'm QE na Kapi 96 .97 me Sali berishen flisnim ndryshe.edhe ne kishim lek me u dhi NE ate koh po CE do QE akishim rrug drita uje.kishim lek se ishte xhungwl ketu po skishim as drita as Uj se kishim ket Salen tat.pastaj erdhi tos nano.prap.kishim.lek po ci doje kur jetonim me nji vend QE si afrohwj as Angeles per facilitete..pastaj erdhi prap sala fap u ngriten cmimet dyfish te gjitha.nejse ti ne kete koh do jesh qen Duke I marr babit lek prandej thua NE kohen e sales jetoja mir se cerrat rrehen me nji karamele.lahu si ty masanej Jan Ene sufllaqexhinj QE mbroj ramen.e kshu ne nuk Ecim para e rrim si miter se akeni kulturen e Kritiks dhe protesters po vetem kulturen e mbrojtjes te atyre qe na Kan Len e po na Len mrapa

    • Artank: 05/08/2022 20:25

      Nese ti ke qene me mire para dhjete vitesh sesa je sot, atehere nuk e ka fajin partia qe eshte ne pushtet por mendja qe te ka lene mbrapa nderkohe qe te tjeret ka ecur para.

    • besnik: 05/08/2022 19:00

      Ah ju se lini këtë vend të bëj përpara. Të këqiat e Berishës nuk falen aq kollaj.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?