DASH shpall 'non grata' Ylli Ndroqin dhe Aqif Rakipin, bllokon pronat e tyre në SHBA! Blinken: Të korruptuar dhe kërcënojnë stabilitetin e Shqipërisë

11 Prill 2022, 16:43| Përditesimi: 11 Prill 2022, 21:56

  • Share

Ish deputeti i Elbasanit Aqif Rakipi dhe pronari i mediave Ylli Ndroqi janë shpallur non grata nga DASH, ndërsa janë bllokuar të gjitha pronat e tyre në SHBA. Pjesë e listës së zezë ku e kanë të ndaluar të hyjnë në SHBA dhe bllokimit të pasurisë janë edhe pjesëtarët e familjes së tyre të ngushtë.

Aqif Rakipi dhe Ylli Ndroqi akuzohen nga SHBA si persona të cilët kërcënojnë stabilitetin e Shqipërisë përmes korrupsionit, aktivitetit kriminal dhe sjelljeve të tjera destabilizuese të vendit. Për DASH dhe Departamentin e Thesarit sjellje të tilla korruptive minon sundimin e ligjit dhe rritjen ekonomike, si dhe iu mohon njerëzve në këto vende mundësi dhe stabilitet.

“Personat e përcaktuar sot përbëjnë një kërcënim serioz për stabilitetin rajonal, besimin në institucione dhe aspiratat e atyre që kërkojnë qeverisje demokratike dhe të shëndoshë në Ballkanin Perëndimor. Lufta kundër korrupsionit në mbarë botën është përparësi kryesore e administratës Biden-Harris dhe Thesari nuk do të ngurrojë të përdorë të gjitha mjetet që kemi në dispozicion për të mbajtur përgjegjës aktorë të korruptuar dhe destabilizues”, tha Nën-Sekretari i Thesarit për Terrorizmin dhe Inteligjencën Financiare, Brian E. Nelson.

Zyra e Departamentit të Thesarit të Shteteve të Bashkuara për Kontrollin e Pasurive të Huaja thekson se “krimi i organizuar mbetet një kërcënim domethënës në Shqipëri dhe aktorët kriminalë vazhdojnë të kenë ndikim në politikën shqiptare, duke përdorur para dhe dhunë për të përcjellë mbështetje drejt kandidatëve të preferuar”. 

Departamenti i Thesarit amerikan ka vendosur në fuqi ndaj Ylli Ndroqit dhe Aqif Rakipit urdhrin Ekzekutiv 14033 që thotë “Bllokimi i pronës dhe pezullimi i hyrjes në Shtetet e Bashkuara të disa personave që kontribuojnë në situatën destabilizuese në Ballkanin Perëndimor”

Sipas SHBA, ish deputeti Aqif Rakipi ka pasur ndikim të dëmshme dhe destabilizues në politikën në vend. Ai akuzohet si i përfshirë në krimin e organizuar brenda të cilit ai ka ushtruar ndikim politik dhe të korrupsionit duke emëruar njerëzit e tij në pozicione kyçe publike në Elbasan dhe Tiranë. Por djali i tij Orlando Rakipi, i cili në 25 prill 2021 u zgjodh deputet i Kuvendit, nën siglën e Partisë Socialiste thotë se akuzat e SHBA s’kanë lidhje me babanë e tij.

"Aqif Rakipi (Skënder Ejylbegaj) është një ish-deputet famëkeq nga Elbasani, Shqipëri, i cili ka ndikim të dëmshëm dhe destabilizues në proceset politike në Shqipëri. Grupe të shumta të krimit të organizuar (GKO) në Shqipëri kanë ofruar para, dhurata ose premtime për vende pune apo lëshime në këmbim të votave për partinë e tyre të preferuar politike. Rakipi ka qenë prej kohësh i përfshirë në krimin e organizuar dhe është i lidhur ngushtë me një Grup Krimi të Organizuar, brenda të cilit ai ka ushtruar ndikim politik, përfshirë edhe përmes korrupsionit. Për shembull, Rakipi ka përdorur ndikimin e tij politik për të emëruar miqtë e tij në pozicione kyçe publike në Elbasan dhe Tiranë. Rakipi humbi mandatin e tij si deputet i parlamentit të Shqipërisë pasi prokurorët konfirmuan rolin e tij në veprimtari kriminale nën një pseudonim. Ai përcaktohet në bazë të E.O. 14033 sepse ka qenë përgjegjës ose bashkëpunëtor në ose për përfshirje të drejtpërdrejtë ose të tërthortë në korrupsion lidhur me Ballkanin Perëndimor, përfshi korrupsionin nga, në emër të, ose të lidhur me një qeveri në Ballkanin Perëndimor, apo një zyrtar aktual ose të kaluar qeverie, në çfarëdo niveli të qeverisjes në Ballkanin Perëndimor, siç është përvetësimi i pronave publike, shpronësimi i pronave private për përfitime personale ose qëllime politike, apo ryshfete", shkruan Departamenti i Thesarit amerikan.

Edhe Ylli Ndroqi akuzohet nga SHBA  se përmes mediave të tij ka përdorur ryshfetin dhe shantazhin për të mos publikuar artikuj negativ. Gjithashtu, Ndroqi ka ndërmjetësuar ryshfete për llogari të një subjekti që kërkonte të bënte biznes në Shqipëri. Edhe në Shqipëri Ylli Ndroqi është në hetim nga SPAK si i përfshirë në aktivitete të ndryshme kriminale dhe investimin e parave të pajustifikuara në bizneset e tij. Madje SPAK ka sekuestruar 32 pasuri të tij përfshirë mediat Ora Neës dhe Channel One.

"Ylli Ndroqi (Xhemal Pasmaciu) është një pronar mediash, pasuritë e të cilit u sekuestruan nga qeveria shqiptare në vitet 2020 dhe 2021 për veprimtari të mëparshme kriminale. Ndroqi ka shfrytëzuar mediat që më parë kanë qënë nën kontrollin e tij për të zhvatur dhe shantazhuar qytetarë shqiptarë nëpërmjet kërkesave për para dhe blerjeve të reklamave në këmbim të mospublikimit të artikujve negativë në media. Gjithashtu, Ndroqi ka ndërmjetësuar ryshfete për llogari të një subjekti që kërkonte të bënte biznes në Shqipëri. Ndroqi përcaktohet në bazë të E.O. 14033 sepse ka qenë përgjegjës ose bashkëpunëtor në ose për përfshirje të drejtpërdrejtë ose të tërthortë në korrupsion lidhur me Ballkanin Perëndimor, përfshi korrupsionin nga, në emër të, ose të lidhur me një qeveri në Ballkanin Perëndimor, apo një zyrtar aktual ose të kaluar qeverie, në çfarëdo niveli të qeverisjes në Ballkanin Perëndimor, siç është përvetësimi i pronave publike, shpronësimi i pronave private për përfitime personale ose qëllime politike, apo ryshfete", shkruan Departamenti i Thesarit amerikan.

6 ish zyrtarë në Shqipëri janë pjesë e listës së zezë të SHBA nën akuzën e korrupsionit dhe minimit të demokracisë. Sot DASH shpalli ‘non grata’ ish deputetin e Elbasanit Aqif Rakipi dhe pronarin e mediave Ylli Ndroqi, ndërsa më herët pjesë e listës ‘non grata’ janë edhe ish kryeministri Sali Berisha, Tom Dhoshi, Vangjush Dako, ish kryeprokurori Adriatik Llalla.

Në listën e zezë të SHBA për Ballkanin Per5ëdnimor janë edhe 5 zyrtarë dhe ish zyrtarë nga Bosnjë Hercegovina, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut, mes tyre edhe ish kryeministri i Maqedonisë Nikola Gruevski, i përfshirë në korrupsion. Gjatë periudhës si kryeministër në vitet 2006 deri në vitin 2016, DASH thotë se Gruevski është përfshirë në korrupsion, pastrim parash, por edhe në vepra të tjera penale.

Ora 21:42
U shpall non grata, ish-kryeministri maqedonas: Akuzat për mua të pavërteta! E gjitha një padrejtësi, kam punuar me ndershmëri

Ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikola Gruevski i cili u shpall non grata nga DASH, tha se akuzat ndaj figurës së tij janë informacione të pasakta.

Ai tha se kurrë nuk ka punuar për përfitime personale dhe se do të vijojë të luftojë për të zbuluar të vërtetën. Ish-kryeministri theksoi se ka punuar me ndershmëri gjatë gjithë viteve dhe se nuk ka asnjë pronë në SHBA.

“Akuzat për të cilat unë jam në listë janë informacione të pasakta

Ajo që u publikua sot është folur prej kohësh. Zyrtarët e lartë në Maqedoni nuk fshihnin në qarqe joformale se kishin vite që lobonin që të ndodhte e njëjta gjë.

Përpjekjet e mia shumëvjeçare për ta zgjidhur çështjen e emrit në një mënyrë të ndryshme nga ajo që u zgjidh përfundimisht, vendimet që lidhen me krizën e emigrantëve dhe mbylljen e korridorit ballkanik në vitin 2016 dhe disa vendime të tjera për të mbrojtur shtetin dhe kombëtaren. interesat e Maqedonisë ka acaruar disa vende dhe ka tërhequr shumë kundërshtarë, si George Soros, i cili bëri shumë përpjekje dhe fonde për të rrëzuar qeverinë që unë drejtova.

Më vjen keq për vendimin e Departamentit të Shtetit që u shpall sot dhe ndër të tjera më referohet mua. Akuzat për të cilat unë jam në listë janë informacione të pasakta ndaj të cilave ata janë dorëzuar dhe kryesisht rrjedhin nga përndjekja e gjatë politike kundër meje në Maqedoni. Nga ky aspekt, edhe pse nuk kam asnjë pronë në SHBA, ndjej një padrejtësi të madhe, sepse kam punuar me shumë ndershmëri dhe me shumë përgjegjësi, duke luftuar për interesat shtetërore dhe kombëtare dhe jam përpjekur me aq sa kam mundur të mos i rrezikoj interesat e aleatët e Maqedonisë. Unë kurrë nuk kam punuar për përfitime personale financiare apo materiale.

Unë do të vazhdoj të luftoj për të vërtetuar të vërtetën.

Unë do të vazhdoj të luftoj për Maqedoninë.”, u shpreh ai.

Ora 21:02
U shpall 'non grata' nga DASH, Ylli Ndroqi: Do kërkoj heqjen e emrit nga lista

Ylli Ndroqi reagon lidhur me vendimin e DASH për shpalljen 'non grata' ditën e sotme nga DASH. Ndroqi thotë se ky vendim është marrë mbi informacione të gabuara dhe dhe se do të kërkojë heqjen e emrit nga lista.

"Me keqardhje mësova sot lajmin se unë Ylli Ndroqi jam futur në listën e Departamentit të Thesarit të SHBA-ve. Lidhur me këtë lajm dëshiroj ti bëj me dije publikut si vijon: Kam respektuar ligjet e RSH duke kontribuar për ekonominë e vendit. Vlerësoj të ndaj me publikun faktin se nuk kam mbajtur asnjë pozicion në administratën shtetërore.

Unë besoj fort tek organet e drejtësisë dhe prej 2 vitesh po mbroj të vërtetën time para Gjykatës së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit dhe kam besim që ajo do të vendosë si një gjykatë e pavarur dhe e krijuar me ligj.

Kam qenë dhe mbetem mbështetës i reformave të kryera në vend duke përfshirë Reformën në Drejtësi dhe mbi të gjitha jam dhe mbetem mbështetës i interesave të SHBA në vend dhe më gjerë dhe besoj fort që miqësia midis vendit tonë dhe SHBA është e një rëndësie thelbësore dhe bazohet në vlerat e demokracisë dhe shtetit të së drejtës.

Unë besoj në vlerat mbi të cilat janë krijuar dhe funksionojnë SHBA, të cilat janë universale. Po ashtu, duke vlerësuar që ky vendim është marrë mbi bazën e informacioneve të gabuara, duke besuar fort në drejtësinë e vendimmarrjes së institucioneve të SHBA, do të përdor të drejtën time për të kërkuar heqjen e emrit nga lista duke vënë në dispozicion të autoriteteve çdo informacion që ato të kenë nevojë.

Vlerësoj me rëndësi të sqaroj publikun se sipas legjislacionit amerikan vendosja e emrit në këtë listë është e rishikueshme dhe nuk ka të bëjë me asnjë nga rastet e mëparshme në Shqipëri Shpreh besimin që ky vendim do të rishikohet dhe emri do të hiqet nga kjo listë. Po ashtu do t'ju mbaj në dijeni për hapat e mëtejshme", thuhet ne reagim.

Ora 17:40
U shpall sot ‘non grata’ nga SHBA, Ylli Ndroqi nën hetim nga SPAK për aktivitete kriminale! Më herët iu sekuestruan 32 pasuri përfshirë Ora News dhe Channel One

Ylli Ndroqi u shpall sot “non grata” nga SHBA, pasi e akuzon për shantazh dhe ryshfet për të mos publikuar artikuj negativ në mediat e tij si dhe të përfshirë në korrupsion në Ballkanin Perëndimor duke përvetësuar prona publike për përfitime personale. Edhe në Shqipëri Ylli Ndroqi është në hetim nga SPAK si i përfshirë në aktivitete të ndryshme kriminale dhe investimin e parave të pajustifikuara në bizneset e tij. Madje SPAK ka sekuestruar 32 pasuri të tij përfshirë mediat Ora News dhe Channel One.

Sipas SPAK nga llogaritja e të ardhura personale të Ylli Ndroqit nga kompanitë e tij dhe shpenzimet që kryen ka rezultuar se ai nuk mund të justifikojë dot 3 milionë euro. Ylli Ndroqi i njohur edhe si Xhemail Pasmaçiu është arrestuar për heroinë në 1998 në Turqi dhe hetuar në 2015 në Itali po për trafik droge. Sipas SPAK ky aktivitet është përdorur më pas nga Ylli Ndroqi për të krijuar pasuritë që ai disponon sot.  

Ora 17:06
Klubi i ‘non grata-ve” nga SHBA, pjesë Berisha dhe 5 të tjerë

6 persona ish deputet dhe ish kryeministër dhe biznesmenë janë pjesë e listës së zezë të DASH nën akuzën e korrupsionit dhe minimit të demokracisë. Sot DASH shpalli non grata edhe ish deputetin e Elbasanit Aqif Rakipi dhe pronarin e mediave Ylli Ndroqi, ndërsa më herët pjesë e listës ‘non grata’ është shpallur edhe ish kryeministri Sali Berisha, Tom Dhoshi, Vangjush Dako, ish kryeprokurori Adriatik Llalla.

Ora 17:01
DASH shpall ‘non grata’ Ylli Ndroqin dhe Aqif Rakipin, Blinken: Përgjegjës për korrupsion dhe kërcënim stabiliteti

Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken lajmëroi se DASH ka ndërmarrë sanksione ndaj disa aktorëve të Ballkanit Perëndimor për aktivitetet e tyre destabilizuese dhe korruptive.

“Sot DASH dhe Departamenti i Thesarit kanë ndërmarrë veprime për të sanksionuar aktorët të Ballkanit Perëndimor për aktivitete destabilizuese dhe korruptive.

SHBA dhe partnerët si Britania e Madhe po mbajnë përgjegjës ata që kërcënojnë stabilitetin, përparimin dhe integrimin evropian të rajonit.”, shkruan Blinken.

Ora 16:49
DASH shpall listën e zezë për Ballkanin, 5 zyrtarë non grata, mes tyre edhe Nikola Gruevski 

Departamenti Amerikan i Shtetit ka shpallur listën e zezë për Ballkanin Perëndimor, ku njofton s eka futur në listën e zezë 5 zyrtarë në Bosnjë Hercegovinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut, mes tyre edhe ish kryeministri i Maqedonisë Nikola Gruevski, i përfshirë në korrupsion. Gjatë periudhës si kryeministër në vitet 2006 deri në vitin 2016, DASH thotë se Gruevski është përfshirë në korrupsion, pastrim parash, por edhe në vepra të tjera penale. DASH thotë se Gruevski ka penguar arrestimin e tij nga gjykata e Maqedonisë së Veriut.

DASH ka shpallur 'non grata' edhe 5 zyrtarë të tjerë në Ballkanin Perëndimor. Në Bosnje Hercegovinë janë futur në listën e zëzë deputeti Asim Sarajlic dhe ish- kryeprokurorja Gordana Tadiç.

BOSNJE-HERCEGOVINË

Pas përcaktimeve të Thesarit në 5 janar 2022 për Milorad Dodik dhe një ent biznesi nën kontrollin e tij, OFAC sot përcaktoi edhe dy zyrtarë të tjerë të korruptuar në Bosnje-Hercegovinë.

Asim Sarajlic (Sarajlic) është deputet në parlamentin e Bosnje dhe Hercegovinës (BiH) dhe deri vonë ishte një zyrtar i lartë i Partisë së Aksionit Demokratik (SDA) në Bosnjë-Hercegovinë. Sarajlic është subjekti famëkeq i “aferës Asim”, një skandal politik korrupsioni në të cilin Sarajlic u kap duke premtuar se do t’i siguronte një vend pune gruas së një delegati të partisë në këmbim të një vote për një pozicion politik partiak. Sarajlic është marrë i pandehur për vepra të tjera, përfshirë për shpërdorim detyre dhe trafik influence.

Sarajliç ka abuzuar gjithashtu me pozicionin e tij në lidhje me BH Telecom, një ndërmarrje e madhe shtetërore e BiH. Në këtë pozicion, Sarajlic pranoi personalisht pagesë nga aplikantët për punë në këmbim të pozicioneve, si dhe ushtroi ndikim të pavend në procesin e punësimit. Si pjesë e kësaj veprimtarie, Sarajlic rekomandoi kandidatë të cilët raportohet se ishin shumë të pakualifikuar, duke dëmtuar integritetin e kompanisë.

Sarajlic përcaktohet në bazë të E.O. 14033 sepse ka qenë përgjegjës ose bashkëpunëtor në ose për përfshirje të drejtpërdrejtë ose të tërthortë në korrupsion lidhur me Ballkanin Perëndimor, përfshi korrupsionin nga, në emër të, ose të lidhur me një qeveri në Ballkanin Perëndimor, apo një zyrtar aktual ose të kaluar qeverie, në çfarëdo niveli të qeverisjes në Ballkanin Perëndimor, siç është përvetësimi i pronave publike, shpronësimi i pronave private për përfitime personale ose qëllime politike, apo ryshfete.

Gordana Tadiç (Tadic) ka shërbyer si Kryeprokurore e Prokurorisë së Shtetit të BiH nga viti 2019 deri në 2021. Në vitin 2021, ajo u hoq zyrtarisht nga pozicioni i saj nga Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe i Prokurorisë pas dështimit të saj për t’i caktuar çështjet tek prokurorët përmes një sistemi automatik shpërndarjeje të çështjeve, i krijuar për të parandaluar vendimet e caktimit të prokurorëve bazuar në arsye personale ose politike. Përveç kësaj, Tadiç raportohet se përdori pozicionin e saj si Kryeprokurore për të nxitur interesat e saj personale dhe familjare. Për më tepër, ajo dyshohet se ka mbledhur tarifat e strehimit shtetëror përmes një kontrate fiktive.

Tadic përcaktohet në bazë të E.O. 14033 sepse ka qenë përgjegjëse ose bashkëpunëtore në, ose për përfshirje të drejtpërdrejtë ose të tërthortë në veprime apo politika që minojnë proceset apo institucionet demokratike në Ballkanin Perëndimor.

MALI I ZI

Svetozar Marovic (Marovic) ka qenë President i shtetit të përbashkët të Serbisë dhe Malit të Zi nga viti 2003 deri në 2006 dhe shërbeu si ish-zëvendës president i Partisë Demokratike të Socialistëve të Malit të Zi (DPS) deri në vitin 2015. Marovic u arrestua nga autoritetet malazeze në 2015 në bazë të dyshimeve për përfshirje në raste korrupsioni në shkallë të gjerë lidhur me projektet e ndërtimit në bashkinë e Budvës. Prokurorët malazezë e akuzuan Marovicin se përdori ndikimin e tij si zyrtar i lartë në DPS për të miratuar një sërë blerje pronash dhe ujdish ndërtimi, të cilat sollën përfitime të mëdha për disa kompani, por shkaktuan humbje të konsiderueshme për qeverinë vendore. Në vitin 2016, Marovic nënshkroi dy marrëveshje për pranimin e fajësisë, duke pranuar të gjitha akuzat kundër tij për korrupsion. Ai u dënua me disa vite burg dhe u urdhërua t’i kthente shtetit mbi 1 milionë dollarë, por u arratis në Serbi përpara se të vuante dënimin.

Marovic përcaktohet në bazë të E.O. 14033 sepse ka qenë përgjegjës ose bashkëpunëtor në ose për përfshirje të drejtpërdrejtë ose të tërthortë në korrupsion lidhur me Ballkanin Perëndimor, përfshi korrupsionin nga, në emër të, ose të lidhur me një qeveri në Ballkanin Perëndimor, apo një zyrtar aktual ose të kaluar qeverie, në çfarëdo niveli të qeverisjes në Ballkanin Perëndimor, siç është përvetësimi i pronave publike, shpronësimi i pronave private për përfitime personale ose qëllime politike, apo ryshfete.

MAQEDONIA E VERIUT

Nikola Gruevski (Gruevski) është dënuar dhe mbetet i dyshuar në disa çështje korrupsioni, dhe është akuzuar për shpërdorim detyre, pastrim parash dhe vepra të tjera penale të lidhura me kohën e tij si Kryeministër i Maqedonisë së Veriut nga viti 2006 deri në vitin 2016. Ai e ka shmangur vazhdimisht arrestimin e vet për dënimin e vitit 2018 nga një gjykatë në Maqedoninë e Veriut për akuza të lidhura me korrupsionin, gjë e cila paraqet një pengesë serioze për llogaridhënien për korrupsionin dhe aktivitetet e lidhura me korrupsionin në Maqedoninë e Veriut. Gruevski është pronar dhe drejtues i kompanisë hungareze I.C.I.C. KFT, e cila është e regjistruar si shoqëri me përgjegjësi të kufizuar në Pecel, Hungari.

Gruevski përcaktohet në bazë të E.O. 14033 sepse ka qenë përgjegjës ose bashkëpunëtor në ose për përfshirje të drejtpërdrejtë ose të tërthortë në korrupsion lidhur me Ballkanin Perëndimor, përfshi korrupsionin nga, në emër të, ose të lidhur me një qeveri në Ballkanin Perëndimor, apo një zyrtar aktual ose të kaluar qeverie, në çfarëdo niveli të qeverisjes në Ballkanin Perëndimor, siç është përvetësimi i pronave publike, shpronësimi i pronave private për përfitime personale ose qëllime politike, apo ryshfete. I.C.I.C. KFT përcaktohet në zbatim të E.O. 14033 sepse është në pronësi të apo e kontrolluar nga Gruevski.

Sasho Mijalkov (Mijalkov) është ish-shefi i kundërzbulimit në Maqedoninë e Veriut. Mijalkov dyshohet se ka qenë i përfshirë në një skemë të manipulimit të votave dhe një operacion të gjerë përgjimi të paligjshëm që shënjestroi 20,000 njerëz, përfshirë politikanë të opozitës, gjyqtarë dhe gazetarë, që siguroi përfitime politike dhe ekonomike dhe që nxiti një krizë politike dyvjeçare në vend duke zbuluar ndërhyrjen e pretenduar të qeverisë në gjyqësor, kontrollin mbi disa media dhe ndërhyrjen në zgjedhje. Në shkurt të vitit 2021, për shkak të rolit të tij si organizator kryesor i skemës së përgjimeve, ai u dënua nga një gjykatë në Maqedoninë e Veriut për bashkëpunim kriminal, shpërdorim detyre dhe marrjen e shpërblimeve për ndikim të paligjshëm. Më vonë, në prill 2021, një gjykatë në Maqedoninë e Veriut e dënoi Mijalkovin për shpërdorim pushteti në lidhje me një marrëveshje prokurimi për pajisje survejimi.

Mijalkov përcaktohet në bazë të E.O. 14033 sepse ka qenë përgjegjës ose bashkëpunëtor në, ose për përfshirje të drejtpërdrejtë ose të tërthortë në veprime apo politika që minojnë proceset apo institucionet demokratike në Ballkanin Perëndimor.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • ROVI: 12/04/2022 15:49

    I KA BERE DY PUNE TE MIRA ROVENA GASHI LLALLA, DEKARMINALIZOI LLALLEN DHE DEKRIMINALIZOI QIFEN, AVOKATEN E KE QIFE SE TE KA DEKREMINALIZUAR VETE..ROVIN E LULIT SE LLALLA NE ROME HAHAH

    Përgjigju
  • Hoxha i ndroqit: 12/04/2022 10:07

    Ku u bo ky plere vaqarri, ka pas punu taksist te brryli, Me pas shiste fruta perime, Dhe e mori kunati ta bente njeri , nderkohe ky ja futi Mori 50 kile heroine s'dha as lek dhe e kapen, Sberi shume burg se spiunoj shoket dhe turqit.. Nderkohe qe ata sja harrojne! Doli per 2 vjet dhe erdhi ne shqiperi duke u hallakat Me badigard e shofere dhe duke pastru leket e likes Te mones e disa fshatareve te tjere, Dhe me e keqja eshte qe vazhdon rri ne zyre dhe ben shefin, Asgje si kane sekuestruar! U grric dhe me lali erin per ndertimet te rruga trenit te vjeter Dhe smori asgje pastaj u xhindos.. Dhe ja ku eshte hengri k.. Plere e ndyre , nje turp per biznesin dhe kulturen E shqiperise ca na perfaqsojne ne ne biznes, Dhe kulmi eshte qe e bene Konsull Nderi te Meksikes Tamam te droga, e beri LSI meta !

    Përgjigju
  • REXHI: 12/04/2022 10:03

    Po ji Qifes si vini as te thoji i kembes more derdimene.

    Përgjigju
  • Makjavelli: 11/04/2022 23:59

    - Nëse do të njohësh një sundimtar, shiko njerëzit që mban rreth tij. - Mjeti ystyfikon qëllimin.

    Përgjigju
  • spak: 11/04/2022 22:49

    E prisja nje lajm te till . Si per Qifen dhe katundarin Yll ndroqin. keta dy njerez ne krahe te te ndryshme politike . . por por i bashkon i njejti biznes trafiku heroines .. te fornizuar nga i njejti person i quajtur Princ Dobroshi. E nuk habitem qe dhe fushata elektorale u sponzorizua nga kunat Olsi i princit,, qe do te thot se votat u blen nga lekt e kokaines qe zbarkon kunat olsi nga amerika jugut ne portet me te medha europes. Teksa nje dit pija kafe me mikun tim Artan Hoxhen mbaj mend dhe emrin e ktyre njerze qe mir permende. E me thoshte qe kan logjistik te organizuar ne trafik te madh kokaine. Qe e ka fillesen nga Panama e vjen me vendet tjera ecuador peru columbi mexic brasil e kalon pastaj ne europ belgjik holland gjermani e zbret der te cizmja qe esht italia. Te perber nga shum rraca Shqipfoles ,kosovar. turq gjeorgjan kurd maroken. E disa tjer

    Përgjigju
  • Andi: 11/04/2022 22:15

    Me cilin grup kriminal eshte i lidhur qifja?

    Përgjigju
    • Andi 1: 12/04/2022 09:56

      Vetem elbasan - peqin jane nja 4 banda ! Pak te duken..

  • Endri: 11/04/2022 21:32

    Interesante ishte deklarate e Qife Junior. Jap doreheqen menjehere tha! E paskan si kod te fshehte. Jemi te paster por per te mos ja prishur Rames japim doreheqje. Dhe keta te thesarit sa bukur e gjejne kohen. Pasi fut milionat per llogari te Rames Qifja ja fusin sa krahu.

    Përgjigju
  • Ggga: 11/04/2022 19:56

    O rama o kallom i gjate po tani qe ja bere çunin analfabet deputet dhe ja nere shulin gargare çifit si do ja besh

    Përgjigju
    • Rama..: 12/04/2022 09:55

      Çuni qifes u be deputet por iken pas babes pa merak, E hap krahun bashke me dhendrin, se e bene parlamentin Si prone provate, dhender e kunat e baxhanake ne parlament. Nuk shkohet perjete me pislleqe! Por sjane vetem kto , ka dhe te tjere, me rradhe do pastrohen.. Rama ka keshilltar te huaj, nuk cenohen nga gjaku shqipes! Di si ti pastroj intrigantet qe punojne here pro here kunder.

    • Kallomo: 11/04/2022 21:08

      Qifja ka qe vjet qe ju bashkua foltores se Saliut... sa ta merrni vesh ju sa thelle e ka fut kallomin i gjati iku mandati i katert apo i peste.

  • Gerti: 11/04/2022 18:37

    po shyqyr qe po spastrohet me ne fund shqiperia nga keta funderrinat, lajmi i dyte pozitiv sot

    Përgjigju
  • beni: 11/04/2022 17:38

    mashtrues, ata thjeshte jane trasjtuar si me qene rus, u jane konfisku pronat ne shba, unk jane shlalle non grata

    Përgjigju
  • Une: 11/04/2022 17:16

    O Spaaaaaaaakkkkkkkk o prokuroriiiiiiiiii... Ku jane provat?

    Përgjigju
    • Llazi: 11/04/2022 19:31

      Ore kjo eshte larje m me shurre, mbas x vjetesh non grata, po po, gjoja puna vazhdon, po jo me qifin dhe pasmaçiun, o amerika, nuk ha bar njeri ketu, pine.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?