Debatet e sotme në parlament si dhe paraqitja e Berishës në SPAK u diskutuan në Frontline me moderatoren e Marsela Karapançon. Deputeti demokrat Dashnor Sula komentoi fillimisht gjuhën e Ramës dhe ironinë ndaj Gazment Bardhit.
'Nuk më vjen keq për gjuhën që përdor zoti Rama. Por si qytetar ndjej keqardhje që gjuha e kryeministrit tim është jo e denjë. Kur kryeministri im i vendit përdor termin Noc Rrokun, aq shumë u eksituan, por duhet ta kuptojnë një herë çfarë është Noc Rrokun. Kur e përdor kryeministri çfarë mund të thuash për të tjerët. Ky është mesazhi për të rinjtë, të rejat? Gjuha është e padenjë. Po ta thotë një tjetër nga ne, dënohej me përjashtime. Kur e thonë këto nuk i gjen gjë. Më vjen keq për kryeministrin tim.'
Parashikoj në 2025, njerëz me rekorde të caktuar do vijnë sërish në parlament.
Deputeti socialiste Lavdrim Krashi e shikon si fillimin e sezonit të ri parlamentar dhe ndezjen e motorëve për fushatën elektorale.
'U ndjeva kur pashë këtë PS përballë PD, titulli juaj nuk përputhet me vendosjen që kemi në parlament. Kam qef që të jen ballë për ballë për debat konstruktiv. Mund të ketë nga ata njerëz që e shikojnë si vit zgjedhor. E rëndësishme për partitë politike të thonë atë që mendojnë, jo atë që mendojnë ata se është mirë ta thonë. Në këtë kontekst e shikoj si fillim krejt normal.'
Analisti Poli Hoxha foli ashpër duke thënë se kemi të bëjmë me parlamentin më të turpshëm në historinë e 30 viteve pluralizëm.
'Ky parlament është më i turpshmi, më hipokrit më i pafytyrë që ka qenë. I korporatave iu la mundësi deri në 7 mijë vota që të bëheshin deputet. Këta e bënë më keq se 2008. Sot ishte teatër. Sepse ky parlament e ka mbaruar misionin. Misioni i fundit me listat në korrik u mbyll me turp kur votuan së bashku. Dhe Edi Rama ka të drejtë i nxjerr 101, ka mundësi të nxjerr edhe 111.për çfarë zihen këta? Rama ishte gati ta ulte listën në 6 mijë. Ishin gati për votim elektronik. Por këta nuk i kërkuan këto. Pastaj venë e ankohen për Himarën. Nuk vunë një kusht sepse ishte hera e fundit për vota të cilësuara. U treguan më ashtu se Edi Rama. Një lojë dyshe e Ramës me Berishën për të shkuar në 2025. 3 vjet rresht për atë ditë dje në orën 12. 3 vjet rresht për non gratën. E mori PD për të vajtur atje se do shkoj se s’bën. Ky tjetri kënaqet sepse shikon aty debate. Do shikosh deputetë që ti bie në sy kryetarëve, do filloj gara.'
Juristi Skerdjan Dhuli sheh me shqetësim përmendjen nga Rama të vitit të mbrapshtë 1997.
'Nuk më surprizon aspak. U surprizova që Rama shkoi në parlament. Nuk ka pikë respekti për parlamentin. Nuk ndodh në rajon. Dhe qeveria është për të dhënë llogari. Rama mendon se parlamenti është i panevojshëm. Nuk ka dëshirë të jetë republikë parlamentare, e do republikë presidenciale, ka si model Serbinë apo Rusinë. Ramën e tërheq gjuha e 97. Më shqetëson më shumë Shqipëria se PD. Nëse Shqipëria shkon në 97 le të shuhet PD dhe PS. Pse nuk thotë Rama do merrni mandate sa mori PS në 92? Sot nuk dha fare llogari për mbetjet toksike, nuk dha llogari se krimi vendos drejtorët e policisë.'
Sula bëri më pas deklaratën e fortë, teksa shprehej se PS po bën çdo gjë të mundshme për të ekzekutuar opozitën, madje edhe fizikisht.
'Nuk më dhimbset partia para Shqipërisë. Duhet që një tren si mazhoranca me një tren tjetër si opozita të kenë një diferencë të vogël. Këto po kërkojnë ta shkatërrojnë opozitën dhe Sali Berishën. Me shumë mundësi do ndodhi. Kam një përvojë kur isha i vogël 11 vjeç me gjyshin tim. Kur i morën bagëtitë, 2 lopë 3 dele, tani që na i morën të gjitha këta do hanë kokën e njëri tjetrit, dhe erdhi koha e Mehmet Shehut. Është proces dialektik por do vijë me kohë. Kur të vijë momenti këto nuk e dijnë çdo ndodhi. Dhe Karma do kthehet.
I kam thënë dy kolegëve të PS ju doni të na eliminoni fizikisht por s’keni ç’i bëni ligjin. Ju bezdis qënia jonë ekzistenciale aty. Bëra krahasim. Politikisht nuk na kanë lënë gjë pa na bërë. Nuk po them që po marrin masa të na eliminojnë.'
Deputet socialist shpjegoi në Frontline zgjedhjen e Ramës për të pasur 3 drejtues politikë të PS në qarkun Tiranë drejt zgjedhjeve 2025.
'Tirana rritet vit për vit, do ketë 38 mandate, ka një rritje. Një faktor që unë mendoj se PD nuk e ka marrë parasysh është vota e diasporës. Tirana do ndikohet më shumë. Njerëzit kanë të drejtë të bëjnë aludim. E shoh si krijimin e një ekipi në Tiranë. Ekip ku në Tiranë do jenë 38 mandate, ku ne synojmë të jemi më mirë. Tirana është qarku kryesor.'
Juristi Skerdjan Dhuli komentoi deklaratën e sotme të kryeministrit Rama në parlament teksa ky i fundi përmendi edhe vitin 1997.
Dhuli u shpreh në Frontline për Marsela Karapançon se shqetësohet me këtë gjuhë edhe me përmendjen e 1997, por jo për PD-në por për Shqipërinë.
'Nuk më surprizon aspak. U surprizova që Rama shkoi në parlament. Nuk ka pikë respekti për parlamentin. Nuk ndodh në rajon. Dhe qeveria është për të dhënë llogari. Rama mendon se parlamenti është i panevojshëm. Nuk ka dëshirë të jetë republikë parlamentare, e do republikë presidenciale, ka si model Serbinë apo Rusinë. Ramën e tërheq gjuha e 97. Më shqetëson më shumë Shqipëria se PD. Nëse Shqipëria shkon në 97 le të shuhet PD dhe PS. Pse nuk thotë Rama do merrni mandate sa mori PS në 92? Sot nuk dha fare llogari për mbetjet toksike, nuk dha llogari se krimi vendos drejtorët e policisë.'
U OZ(D)HUL HAOJ TË TË PYESI TY.TI JE KOKRA E MAGJARIT.ANDEJ NGA JE ËSHTË TURP TË JESH KY QË JE.VËNDI MË I MIRË QË TË SHKON ËSHTË PARLAMENTI I KULISHËVE, SE DHE QËNTË KAN MË SHUMË DINJITET SE KULISHËT E JU TË P.D. QË KENI NË KRYE S.B. DH MIQ MICOTAQISIN.
Përgjigju/NIKU/,une mendoj qe interpelancat jane peme pa fryt.I kemi pare si kthehen kur ministra e kryeministri therriten per to,qe perdorin /tymnaje/per te mos u pergjigjur,ose pyetjeve u pergjigjen me kunderpyetje,apo kunderakuza e largohen nga tema;kemi pare dhe rastet kur /te therriturit/,vijne te pergatitur,lexojne raporte te perpiluara me kujdes qe ne fund nuk i kupton askush.Kam pare fytyrat e Dumanit,apo prok.te pergjithshem O.Celes,apo te ndonje min.tjeter qe edhe pse kane ardhur te pergatitur e kane lexuar raportet bazuar tek parapyetjet qe u jane bere,duket sikur kane patur sallen bosh edhe pse plot.Ata,por dhe ne e kemi kuptuar qe eshte humbje kohe me keta deputete.Une do isha per Kom.parlamentare,me perberje nga te grupe deputetesh te perzgjedhur nga te gjitha partite dhe /te therriturit/t'ju pergjigjen direkt pyetjeve,para komisioneve e para kamerave,pa dredha,e bombastike e sterhollime e kunderakuza.Modelin amerikan e shikoj si me te mirin,ku personat qe kerkohen te japin shpjegime,jane me te vertete te detyruar te shpjegohen.Por keshtu sic behet tek ne,interpelancat nuk kane vlere.
PërgjigjuO GJEL DETI thuaj një emër që e kanë vrarë socialistët.....këtë e ka bërë Sali non grata me ju o fshatar i shëmtuar...
PërgjigjuParlamentit nuk i ka rene vlera se s'vjen Rama, por se ka tipa si Gaz Bardhi, Muli dhe Paloka aty. Eshte fyerje per cdo njeri normal te merret me kesi lloj njerezish. Mire ben qe nuk vjen. Po deshet interpelance me kryeministrin, thirreni ne interpelance e kerkojini llogari. Jo te vije se te teket ty, por sepse e kerkon Parlamenti dhe duhet protokoll.
Përgjigju