Juristi Skerdjan Dhuli komentoi deklaratën e sotme të kryeministrit Rama në parlament teksa ky i fundi përmendi edhe vitin 1997.
Dhuli u shpreh në Frontline për Marsela Karapançon se shqetësohet me këtë gjuhë edhe me përmendjen e 1997, por jo për PD-në por për Shqipërinë.
'Nuk më surprizon aspak. U surprizova që Rama shkoi në parlament. Nuk ka pikë respekti për parlamentin. Nuk ndodh në rajon. Dhe qeveria është për të dhënë llogari. Rama mendon se parlamenti është i panevojshëm. Nuk ka dëshirë të jetë republikë parlamentare, e do republikë presidenciale, ka si model Serbinë apo Rusinë. Ramën e tërheq gjuha e 97. Më shqetëson më shumë Shqipëria se PD. Nëse Shqipëria shkon në 97 le të shuhet PD dhe PS. Pse nuk thotë Rama do merrni mandate sa mori PS në 92? Sot nuk dha fare llogari për mbetjet toksike, nuk dha llogari se krimi vendos drejtorët e policisë.'
Lajmi kryesor:
Dash Sula bën deklaratën e fortë në 'Frontline': I kam thënë kolegëve socialistë, po të mos ishte për ligjin do na kishit eliminuar edhe fizikisht
G.K//ReportTv.al