Foto: Dashnor Sula, Sali Berisha dhe Fisnik Qosja

Politikë

Dash Sula: PD të dëgjojë Fisnik Qosen, duhet të reformohet, ndryshohet do mbetet relike e historisë

21 Korrik, 15:44| Përditesimi: 21 Korrik, 17:09

  • Share

Deputeti demokrat Dashnor Sula i ka bërë thirrje Partisë Demokratike që të marrë në konsideratë thirrjen e kryebashkiakut të Kavajës, Fisnik Qosja, për të bërë një analizë për humbjen e zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit.

Sula, në një postim në Facebook, shkruan se kryebashkiaku demokrat i Kavajës, Fisnik Qosja, është një vlerë e shtuar në PD, i cili tregoi se me punë arriti ta fitonte betejën elektorale me socialistët.

Sipas deputeti Sula, Partia Demokratike do të duhet që të reformohet, në të kundërt do të mbetet në librat e historisë.

Kujtojmë se kryebashkiaku demokrat i Kavajës, Fisnik Qosja, ka bërë thirrje që Partia Demokratike të bëjë një analizë për humbjen në zgjedhjet e 11 Majit.

Reagimi i Dashnor Sulës:

Pse duhet të dëgjohet ajo çfarë tha kryebashkiaku i Kavajës Fisnik Qosja?!

Më në fund dje, pas më shumë se dy muajsh dikush nga të “preferuarit” në PD doli publikisht për të kërkuar ndryshime të thella në PD.

E thënë nga Fisnik Qosja, kërkesa për reformim të thellë në PD ka një vlerë edhe më domethënëse.

Fisnik Qosja është një i ri i cili theu “mitin” se mazhoranca aktuale nuk mundet me Ramën kryeministër. Qosja tregoi se edhe farsa nuk bën punë kur ka alternativë të re dhe punë të palodhur.

Fatkeqësisht, si Fisniku këto kohë mendojnë shumë pak. Janë shumë pak sepse në Partinë Demokratike, parimi i futjes në garë për të fituar ka shkuar me kohën. Mendimi më dritëgjatë në selinë blu është si të mbajmë karriget tona e ta përdorim për ndonjë skemë të vogël. Pikërisht nga këta llojë duhet të shkëputet PD.

OPSION PËR ZGJIDHJE?!

Që Partia Demokratike të mos mbesë një relike në histori, do duhet patjetër të reformohet. Në mënyrë që edhe Partia Demomratike të mos jetë si ato shifrat që jep INSTAT (POPULLSIA PO PLAKET), do duhet që të rienërgjizojë Partinë.

Grupi Parlamentar, ta tregojë në jetën parlamentare punën, ta justifikojnë mandatin që kanë marrë në masën 90% qyl nga kryetari. Secili prej tyre ta dëshmojë sa vlen.

Ndërkohë, Partia Demokratike, selia e saj, postet drejtuese në të duhet ti atribuohen të rinjve që e treguan në 11 Maj se nuk mungojnë por se nuk u lihet hapësirë.

Partia Demomratike duhet të bëjë një analizë të thellë të rezultateve të 11 majit, të performancës në vitet e kaluar, të ndahet nga galloshet e vjetra që janë bërë “gogoli” i qytetarëve.

Ajo që nuk duhet të ndodhë në PD është ajo që në fakt po ndodh tani. Dështakët, humbësit serial mblidhen nëpër dreka peshku për të thurur kulisa në mënyrë që të mos analizohen humbësit dhe të sulmohen të rinjtë qe kanë qëllime dhe projekte për të sjellë demokratët në PUSHTET.

 

V.GJ /SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    9 vite nga reforma në drejtësi, a janë përmbushur pritshmëritë?