'Nuk prish punë për dy javë'/ Sula: Para se të votoni Komisionin Antikorrupsion, të raportojnë këtu institucionet e drejtësisë

30 Maj, 10:48| Përditesimi: 30 Maj, 12:34

  • Share

Deputeti demokrat, Dash Sula ka kërkuar nga Kuvendi që të heqin nga rendi i ditës pr.vendimin për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Antikorrupsion. Sula tha se njëherë duhet të raportojnë institucionet e drejtësisë për raportet e vitit 2023, më pas ky pr.vendim të futet në rend dite në një seancë tjetër.  

"Do ju kërkoja që në seancën e sotme në rendin e ditës ku kemi edhe pr.vendimin për komisionin Antikorrupsion, arsyeja përse kërkoj të tërhiqet ka të bëjë më me raportimin e institucioneve të pavarura, sidomos të sistemit të drejtësisë, të cilat kanë raportuar në komisionin e Ligjeve dhe një ndër pikat e diskutimit dhe debatit që kishin veçanërisht Dumani, ku tha që në përmbushje të detyrave të lënë nga rekomandimet e 2023, e kishim të pamundur t’i plotësonim për shkak të mungesës efektive të kohës. Mendoj dhe gjykoj që këto institucione të raportojnë, të kishim debate këtu dhe pastaj ky komision që ju e keni me kaq zemër, nuk besoj se prish punë edhe 2 javë që nuk u luftua korrupsioni", tha Sula. 


Lajmi kryesor:

Kuvend/ Miratohet Komisioni i Posaçëm Antikorrupsion, PS e kalon me 74 vota pro! 6 deputetë të opozitës votuan kundër, pjesa tjetër u largua


SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?