TIRANË- Kuvendi miratoi sot (30 maj 2024) me 74 vota pro të mazhorancës ngritjen e Komisionit të Posaçëm Antikorrupsion.
Ashtu sikurse paralajmëruan një ditë më parë Rithemelimi dhe grupi i Lulzim Bashës, nuk e mbështetën me votë ngritjen e Komisionit të Posaçëm Antikorrupsion. Ndërsa shumica e deputetëve opozitarë zgjodhi ta bojkotojë votimin nga rreshti dolën vetëm 6 prej tyre të cilët ngritën kartonin e kuq, Ervin Salianji, Lindita Metaliaj, Ilda Dhori, Elda Hoti, Agron Shehaj dhe Albana Vokshi.
Bojkoti i Lulzim Bashës e kishte një emër “manovër e pastër elektorale”. Bllokimi sipas tij i disa iniciativave të PD-së, si vettingu i politikanëve apo amendamentet për fuqizimin e SPAK, janë sinjale të qarta që mazhoranca nuk e do luftën kundër korrupsionit, akuza për të cilat në mungesë të kryeministrit Rama iu përgjigj Elisa Spiropali.
“Refuzimi juaj për të sjell në këtë parlament ligjin për vettingun e politikanëve, rrefuzimi juaj për të sjell në këtë parlament projektvendimin për heqjen e imunitetit të parlamentarëve, janë shprehje më të qarta të mungesës tuaj totale të vullnetit për luftë kundër korrupsionit, të faktit edhe komiteti apo komisioni që doni të krijoni nuk është gjë tjetër veçse një gjethe fiku për 10 muajt që i kanë mbetur një mazhorancë 11 vite të zhytur kokë e këmbë në korrupsion.”
Por përveç retorikës, sipas Spiropalit, asnjë akt politik i Lulzim Bashës deri më tani, nuk ka treguar mbështetje ndaj reformës në drejtësi, pa nguruar ti kujtojë bojkotin e 2019-tës.
“Parafolësi përmendni këtu komisioni që do votojmë sot, që ne kërkojmë dhe do ta bëjmë një komision jo vetëm me analiza politike, por do prodhojë një plan kombëtar dhe për mirë qeverisje dhe sundimin e ligjit. Ju thoni me fjalë se mbështesni reformën në drejtësi, dhe kur ishit në krye të asaj partisë braktisët zgjedhjet dhe kuvendin për të mos votuar ligjet e reformës. Ju thoni vetting politikanësh por keni dëshmuar kur ishit mbi kalë, keni shpëtuar me procedurë nga hetimi dhe gjykimi. Së fundmi vettingu në politik po bëhet nga SPAK. SPAK heton politikanët, e kemi lënë të lirë dhe i kemi çliruar duart. Për të hequr dhe imunitetet kur duhet.”
Komisioni i Posaçëm anti-korrupsion do të ketë 11 anëtarë, me një afat fillestar 10 mujor, ndërsa drejtues pritet të jetë socialisti Fatmir Xhafaj. Anëtarët do të jenë kryetarët dhe zv kryetarët e 4 komisioneve të përhershme parlamentare dhe ata të Këshillit të Integrimit Evropian Objekti i komisionit, sipas projekt-vendimit do të jetë skanimi dhe reformimi i luftës ndaj korrupsionit dhe sundimi i ligjit në funksion të integrimit evropian të vendit.
Po ashtu në seancën e sotme, Kuvendi miratoi me 73 vota pro dhe 12 kundër edhe projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin “Për sistemin e adresave”. Kuvendi miratoi me 73 vota pro dhe 12 kundër, projektligjin “Për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë”.
6 Vota kundër
Ervin Salianji
Lindita Metaliaj
Ilda Dhori
Elda Hoti
Agron Shehaj
Albana Vokshi
PDF/ Pr.vendimi për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Antikorrupsion
Ministri i Brendshëm Taulant Balla ftoi deputetët e opozitës të votojnë sot pr/ligjin për sistemin e ëave si domosdoshmëri.
Si shembull solli dhe aksionin e fundit të policisë ku Balla tha se ishte e vështirë për të ndërhyrë pasi adresat që u ishin dhënë nuk përkonin me atë që ishin në realitet. Balla nuk përmendi emër por pak ditë më parë ishte operacioni “Revanshi” ku policia kishte në dispozicion 50 urdhërarreste nga të cilat vetëm 20 u ekzekutuan për goditjen e 7 grupeve kriminale. Madje një pjesë e tyre u ekzektuan jashtë Shqipërisë.
“Rregullimi i emërtimi i rrrugëve. Hall i madh që duhet zgjidhur. Ka ardhur koha të zgjidhim dhe një pjesë tjetër atë të vendimmarrjes së emërtesave të rrugëve që është detyrim i kryetarëve të bashkive. Së fundi kemi pasur një operacion, tani më nuk është sekret tju them se ishte tepër e vështirë ose më mirë akoma nga informacione që kishin policia ka shkuar në adresa jo të duhura nga ato të deklaruara”
Balla nënvizon nevojën për unifikimin dhe standartizimin e ëave në Shqipëri që cdo banesë e ndërtesë të ketë numër unik. Cdo rrugë e cdo shesh apo boulevard të ketë emërtesë dhe paralajmëroi kryetarët e bashkive se do të marrin gjoba nëse nuk do të emërtojnë rrugët.
“Për çdo rrugë e paemërtuar do të ketë gjobë për çdo kryetar bashkie. Pas kësaj gjobat do të jenë 100 – 1 mijë fish.
Unifikimi i adresave do të ndihmojë në eliminimin e pasaktësive në adresa që shpesh shkaktojnë vonesa e kosto shtesë.
Incident në sallën e Kuvendit ku pritet të votohet për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Antikorrupsion. Gazetarët janë përplasur me gardën, pasi nuk u lejuan që të filmonin afër në sallë.
Kjo gjë ka sjellë indinjatën e deputetëve të opozitës.Deputetja e PD-së, Ina Zhupa, e cila ishte në podium duke folur, deklaroi se po shkelen liritë e tyre.
Ina Zhupa kërkoi projektrezolutë dhe një mocion për debat në lidhje me dhunën ndaj gazetareve.
“Bëhet fjalë për një rezolutë për barazinë gjinore dhe për gratë gazetare. Ju duhet të thoshit faleminderit për këtë rezolutë dhe jo të thoni nuk është çështje e qeverisë. Rregullorja është e qartë dhe çdo jurist mund të thotë se si lexohen nenet, por ju dhemb se Rama i trajton gazetarët në mënyrën më të keqe të mundshme. Shqipëria është në vendin e fundit për lirinë medias. Ju i shtyni gazetarët kur bëjnë pyetje që kryeministrit tuaj nuk i pëlqejnë. Është faji i tij kur dhunohen gazetare femra. Mos shkelni rregulloren kur bëhet fjalë për lirinë e gazetarëve”, tha ajo.
Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla nuk pranoi mocionin me debat të kërkuar nga opozita për miratimin në seancë të pr/rezolutës “Për mbrojtjen e gazetarëve nga dhuna e çdo lloj forme, fundin e pandëshkueshmërisë ndaj dhunuesve dhe njohja e rolit të pazëvendësueshëm të rolit të medias së pavarur”.
Nikolla u shpreh se, “ky mocion nuk pranohet, pasi nuk është në përputhje me parashikimet e rregullores”.
“Konferenca e Kryetarëve vendos vetëm datën”, theksoi Nikolla.
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamenti, Elisa Spiropali patën një debat në sallën e Kuvendit lidhur me propozimin e PS-së për ngritjen e një Komisioni të Posaçëm që do luftojë korrupsionin.
Lulzim Basha: Krijohet aty kur do të varrosësh një ide të mirë, apo kur do mos të bësh asgjë. Prej më shumë se një muaji janë depozituar amendamnetet e PD për të ndihmuar SPAK financiarisht, pse refuzoni ta sillni për diskutim. Çfarë iu shtyn të mbani për më shumë se 6 muaj e gjysmë larg transparencës. Pse bëni sikur se shihni propozimin tonë, ligjin për vettingun e politikanëve. Korrupsioni më i madh në Shqipëri është korrupsioni zgjedhor.
Elisa Spiropali: Parafolësi përmendni këtu komisioni që do votojmë sot, që ne kërkojmë dhe do ta bëjmë një komision jo vetëm me analiza politike, por do prodhojë një plan kombëtar dhe për mirë qeverisje dhe sundimin e ligjit. Keni paqartësi historike dhe kronike zoti Basha sepse nuk ju përputhje ajo që thoni dhe bëni. Ju thoni me fjalë se mbështesni reformën në drejtësi, dhe kur ishit në krye të asaj partisë braktisët zgjedhjet dhe kuvendin për të mos votuar ligjet e reformës. Ju thoni vetting politikanësh por keni dëshmuar kur ishit mbi kalë, keni shpëtuar me procedurë nga hetimi dhe gjykimi. Së fundmi vettingu në politik po bëhet nga SPAK. SPAK heton politikanët, e kemi lënë të lirë dhe i kemi çliruar duart. Për të hequr dhe imunitetet kur duhet. Siç po ndodh sot dhe atëherë kur ishit pak më i ri.
Basha: Të doli për zot Elisa kur tha s’duam t’i fusim në rend dite amendamentet e PD. Për këtë është njësoj si shefi i saj të shpikë histori dhe të shkojë te pellazgët e ilirët për të na treguar se ata e kanë fajin për korrupsionin. SPAK ekziston për shkak të korrupsionit të Ramës dhe qeverisë së tij. Përsëris thirrjen edhe njëherë, sepse s’doni të merrni sipër votën kundër vettingut të politikanëve, kundër amendamenteve për SPAK. Ne duam një komitet koti që mos ti kthejmë përgjigje shqiptarëve se përse s’duam të votojmë propozimet e PD për fuqizimin e SPAK dhe vettingun e politikanëve. Refuzimi juaj për të sjell në këtë parlament ligjin për vetingun e politikanëve, rrefuzimi juaj për të sjell në këtë parlament projektvendimin për heqjen e imunitetit të parlamentarëve, janë shprehje më të qarta të mungesës tuaj totale të vullnetit për luftë kundër korrupsionit, të faktit edhe komiteti apo komisioni që doni të krijoni nuk është gjë tjatër veçse një gjethe fiku për 10 muajt që i kanë mbetur një mazhorance 11 vite të zhytur kokë e këmbë në korrupsion.
Deputeti demokrat, Dash Sula ka kërkuar nga Kuvendi që të heqin nga rendi i ditës pr.vendimin për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Antikorrupsion. Sula tha se njëherë duhet të raportojnë institucionet e drejtësisë për raportet e vitit 2023, më pas ky pr.vendim të futet në rend dite në një seancë tjetër.
"Do ju kërkoja që në seancën e sotme në rendin e ditës ku kemi edhe pr.vendimin për komisionin Antikorrupsion, arsyeja përse kërkoj të tërhiqet ka të bëjë më me raportimin e institucioneve të pavarura, sidomos të sistemit të drejtësisë, të cilat kanë raportuar në komisionin e Ligjeve dhe një ndër pikat e diskutimit dhe debatit që kishin veçanërisht Dumani, ku tha që në përmbushje të detyrave të lënë nga rekomandimet e 2023, e kishim të pamundur t’i plotësonim për shkak të mungesës efektive të kohës. Mendoj dhe gjykoj që këto institucione të raportojnë, të kishim debate këtu dhe pastaj ky komision që ju e keni me kaq zemër, nuk besoj se prish punë edhe 2 javë që nuk u luftua korrupsioni", tha Sula.
Deputeti Tritan Shehu mori fjalën në seancën e sotme në parlament ku kërkoi edhe një herë që Kuvendi të miratojë rezolutën ku dënohen krimet serbe në Serbrenic dhe Kosovë.
'Kam kërkuar për të folur për një shkelje të rëndë, parlamenti po bëhet një njollë turpi. Pak ditë më parë, OKB votoi rezolutën për të njohur genocidin serb në Srebrenicë,. Ajo rezolutë që u votua është e ngjashme me atë që kemi sjellë këtu në parlament në 12 maj të 2022 dhe që mazhoranca ngriti kartonin e kuq për ta rrëzuar ndërsa Asambleja e OKB e votoi duke e futur rajonin tonë në një epokë të re të njohjes së gjenocideve. Në këtë kuadër jemi përpara një situate ku shkelim procedurat. Nuk e njohim akoma gjenocidin serb, kjo është një akt negativ për këtë parlament. Njolla e turpit po zgjerohet gjithnjë e më tepër. Janë dy vëllezër binjakë, gjenocidi serb në Srebrenicë dhe gjenocidi serb në Kosovë. OKB e quan genocid krimet serb. Institucionet ndërkombëtare janë para nesh.'
Kreu i PD, Lulzim Basha në një deklaratë për mediat para nisjes së Kuvendit tha se Komisioni i Posaçëm Antikorrupsion është një manovër elektorale e kryeministrit Rama. Basha tha se PD nuk bëhet pjesë e lojërave të Ramës, duke thënë se s’kanë vullnet për të luftuar korrupsionin.
“Është një manovër e pastër elektorale. Një Komision që nuk është Komision, ku emrat janë të përcaktuar, vetëm për t’u përpjekur për të shplarë aferat korruptive të kësaj qeverie. Nëse duan të mbështesin SPAK-un, kanë gati amendamentet e partisë demokratike. Dhe në fakt, sot shqiptarët meritojnë një përgjigje: pse Edi Rama, pse kjo qeveri, pse ky Parlament mban të bllokuar në Kuvendin e Shqipërisë propozimet e PD për të ndihmuar SPAK-un me burime njerëzore dhe me infrastrukturën e nevojshme ligjore. Përgjigjja ndaj kësaj pyetje është e qartë. Ndryshe nga çthotë, kjo mazhorancë nuk ka asnjë interes të fuqizojë, apo të ndihmojë institucionalisht, financiarisht dhe nga pikpamja e kompetencave ligjore SPAK. Por po bëjnë gjithçka për ta dobësuar atë, për ta rrethuar atë, për ta goditur atë, për ta intimiduar atë. Atrsyeja po kështu është e thjesht, nuk ka arsye për SPAK-un të ekzistojë, nëse nuk do të kishim korrupsionin e Edi Ramës. Pa korrupsionin e Edi Ramës, të qeverisë së tij, të kryebashkiakëve të tij, nuk do të kishte pasur nevojë për SPAK. SPAK ka lindur si nevojë për shkak të korrupsionit të kësaj qeverie.
Ndaj, kjo qeveri, ky kryeministër dhe SPAK, janë në antagonizëm të natyrshëm me njëri tjetrin. Megjithatë, që të mos duket sikur si opozitë jemi vetëm në rafshin e denoncimit, ne kemi bërë një propozim konkret: Votoni amendamentet për SPAK-un. Janë në Kuvendin e Shqipërisë, futeni në Komisionin e Ligjeve, silleni në Kuvend dhe jemi gatitë bashkojmë votat me Partinë Socialiste për të votuar amendamentet që fuqizojnë SPAK-un, fuqizojnë luftën kundër korrupsionit. Por siç e thash kjo nuk ndodh për një arsye të thjesht, duhet t’i themi, duhet t’i qërojmë gjërat për shqiptarët. Po most ë ishte për korrupsionin e kësaj qeverie, nuk do të kishte pasur nevojë për SPAK. SPAK ka lindur si nevojë për shkak të korrupsionit të kësaj qeverie, jo për shkak të kësaj qeverie. E njëjta gjë sa i takon reformës zgjedhore, ne jemi 10 muaj para zgjedhjeve. Kanë 3 muaj që kanë ndërprerë në mënyrë të njëanshme punën e Komisionit të Reformës Zgjedhore. Kanë 3 muaj që nuk bëjnë asnjë transparencë në raport me kërkesat dhe me amendamentet e opozitës që nga listat e hapura, vota e diasporës, votimin elektronik dhe barazinë e votës. Pra, është e qartë që thelbi i luftës kundër korrupsionit që është fuqizimi i votës së qytetarëve, po kështu perceptohet në mënyrë negative nga kjo qeveri. Të vijmë te një tjetër propozim konkret, heqja e imunitetit për parlamentarët
A ka akt më kuptimplotë para shqiptarëvesesa parlamentarët të dorëzojnë imunitetin dhe të jenë para ligjit të barabartë si qytetarët. Asnjë fjalë, asnjë pipëtimë. i vetmi akt i kësaj qeverie akoma i freskët, është lirimi i të korruptuarve të dënuar nga SPAK dhe GJKKO, me amnistinë penale. Amnistia penale u mbajt në syrtar për tre muaj, derisa bashkuan votat për të nxjerr të dënuarit për korrupsion. Pra, këto janë faktet dhe këto nxjerrin zbuluar këto bëma, këto gjëma nxjerrin zbuluar të vërtetën siç është. 10 muaj para zgjedhjeve as Edi Rama, as Partia Socialiste, as ata që bashkuan votat për të hequr, për të larguar të dënuarit për korrupsion nga ndjekja penale apo për t’i liruar nga dënimi i tyre, nuk kanë asnjë vullnet për të luftuar korrupsionin, janë të gjitha fjalë dhe lojëra fjalësh. Natyrishëm që Partia Demokratike nuk mund të jetë pjesë e lojërave të fjalëve të Edi Ramës, as të partisë socialiste, as të fushatës së saj elektorale. Partia Demokratike ka bërë propozime konkrete, PD flet me vepra. Aty i kanë amendamentet për SPAK-un, të vijnë t’i votojnë. Aty i kanë amendamentet për Kodin Zgjedhor që do të jepte një ndihmesë të madhe aktin kryesor të luftës kundër korrupsionit që janë zgjedhjet të lira dhe të ndershme, gangrene e demokracisë shqiptare. Aty e kanë amendamentin për heqjen e imunitetit të deputetëve. Këto janë problemet reale bashkë me emigracionin që siç e pamë, Shqipëria prap zë vendin e parë për azilkërkuesit në botë. Nuk zgjidhet kjo duke organizuar shfaqje të shtrebnjta, duke organizuar autobus për administratën publike në Athinë, apo duke shpenzuar miliona euro të taksave të shqiptarëve pa transparencë vetëm që t’i bëjnë qejfin të parit të qeverisë që është edhe i pari në përgjegjësi për largimin e shqiptarëve. Vendi meriton, shqiptarët meritojnë, Shqipëria meriton më mirë. SPAK meriton mbështetje dhe me amendamentet tona kjo mbështetje mundësohet. Shqiptarët meritojnë votën preferenciale, listat e hapura, shqiptarët meritojnë barazinë e votës, shqiptarët jashtë Shqipërisë meritojnë të votojnë dhe me propozimet tona kjo është e mundur. Shqiptarët meritojnë barazi para ligjit dhe me propozimin tonë për heqjen e imunitetit, kjo është e mundur. Këto nuk janë thjesht fjalë, këto janë akte në Kuvend, janë akte të PD. Pd është e vetmja forcë politike që me kurajo, me qartësi i ka ndërmarrë këto akte tash 6 muaj. Të tjerët bëjnë propagandë, siç është Edi Rama me qeverinë e tij burimi i korrupsionit në këtë vend dhe kryesi më i mad hi aferave korruptive dhe të tjerët që fshihen pas gishtit", tha Basha.
Para nisjes së seancës plenare u mblodh Konferenca e Kryetarëve. Burime bëjnë me dije se Partia Socialiste nuk ka pranuar që të tërheqë nga rendi i ditës pikën për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Antikorrupsion.
Te mbledhja e Konferencës se Kryetarëve u mblodhën për te caktuar 2 ore debat për Raportin vjetor të veprimtarisë së Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në Shqipëri për vitin 2023.
SHUMË MIRË ND.PËRP.MISH-QUMSHIT ELBASAN.MIRË E KA AJO SPECIALISTIA SE ATË SHKOLLË KA BËRË DHE VETËM ATA NJEH E URUARA SE PO TË NJIHTE DHE DINTE TË TJERË PA TJETËR QË NUK DO TË VINTE ATA,POR P.SH.SALIUN E HITLERIN DO I SHKONIN MË MIRË E MË SHUMË STATURËS SË SAJ.KAQ PËR SOT.
Përgjigju