Politikë

Dashnor Sula fjalim lamtumire në Kuvend: Nuk dal nga këtu si servil apo lëpirës, do jem zëri i atyre që besojnë tek unë

3 Korrik, 19:18| Përditesimi: 3 Korrik, 19:42

  • Share

 

Dashnor Sula

Dashnor Sula ka mbajtur fjalimin e tij të ‘lamtumirës’, pasi për katër vitet e ardhshme nuk do të jetë pjesë e Kuvendit.

Sula u shpreh se do të vazhdojë punën e tij për të qenë zëri i qytetarëve që besojnë te ai dhe se nuk largohet nga ky Kuvend si ‘servil’.

“Kjo është seanca e fundit për katër vitet e ardhshme. Unë ndihem krenar dhe them që dal nga ky parlament jo si një servil apo një lëpirës.

Kam denoncuara dhe kam ngritur zërin për mungesën e infrastrukturës në bashkinë Peqin dhe Elbasan. Kam denoncuar mungesën e subvencioneve për bujqësinë. Kam denoncuar zbrazjen e fshatrave në Shqipëri.

Kam denoncuar i vetëm kontrabandën e naftës. Për të gjithë sa më sipër kam pasur shifra konkrete. Kjo më ka ndihmuar që si një deputet “katundar”. Unë do vazhdoj çdo ditë, sa të kem frymë, që të jem zëri i atyre që besojnë te unë.

Do jem pranë qytetarëve që më kanë mbështetur. Kjo nuk është një lamtumirë, por një mirënjohje për katër vitet që kemi kaluar.

Një falënderim për të gjithë administratën e Kuvendit. Dhe një falënderim për të gjithë administratën e sallës plenare”, tha ndër të tjera Sula.


Lajmi kryesor:

Mbyllet pa ‘paqe’ seanca e fundit e Kuvendit, mungojnë Rama e Berisha! Tabaku: Integrimi, vetëm në letra! Gogu: Jemi afër 'agimit' të 2030


K.M/r.k./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si e gjykoni etiketimin në Kuvend të Flamur Nokës 'media vari Kar-lo'?