Moderatorja sportive, Eva Murati, ka reaguar ndaj dasmës më të përfolur gjatë këtyre ditëve, atë mes prezantueses Cindy Marina dhe djalit të Jozefina Topallit, Genar Topalli.
Ndjekës të shumtë kanë komentuar luksin që 'veshi' dasmën në Romë, ku të ftuar ishin yje të ekranit dhe figura të politikës.
Reagimeve nuk i shpëtoi as Eva Murati, e cila dikur ka qenë në një lidhje me Genar Topallin. Një video e saj në TikTok ra menjëherë në syrin e ndjekësve, ra një koment i cili dukej se ishte pikërisht për dasmën.
"Pra, po përpiqesh të na thuash që nuk e doje atë dasmë përrallore dhe një djalë të pashëm e të pasur. Gjithsesi kjo nuk është më pak në botën time", shkruante një prej komentuesve.
"Nuk dua që milionë shqiptarë të më dëshirojnë të vdekur sepse po mburrem me para që mund të jenë të vjedhura nga fondet publike. E di që më ndjek çdo ditë, por ta bësh këtë një ditë pas dasmës tënde është më shumë se patetike", përgjigjet moderatorja.
Komente

Kur ishte e lidhur Eva me djalin e Topallit nuk ishin te vjedhura ato leke, megjithese Topalli ishte njeriu i dyte pas Sales atehere. Kjo eshte nga ato femra qe jane vetem une, une, une. Duan vetem te marrin dhe mendojne se meritojne gjithckah pa bere asgje, thjesht se konsiderohen te bukura. Kete reagim e ka bere se dicka i ka shkare ne psiqiken e vete pasi mendoj se deri ne kete moment shpresonte se mund te rilidhej. Tani thjesht dicka u keput dhe keni per te pare veprime psikopate nga kjo.
Përgjigju