Christian Panucci dhe Gianni De Biasi

Sport
Top 24

De Biasi komenton shkarkimin e Panucci-t, zbulon edhe një prapaskenë interesante

24 Mars 2019, 14:04| Përditesimi: 24 Mars 2019, 14:50

  • Share

Shkarkimi i Christian Panucci-t nga federata shqiptare e futbollit ka bërë jehonë në Itali ku thuajse është pasqyruar në të gjithë mediat sportive. Për të kanë folur shumë figura të njohura, por ndër të tjerat veçohet ajo e Gianni De Biasi-t, ish-trajnerit të Kombëtares para se të emërohej Panucci. Në një intervistë për ‘tuttomercatoëeb’ i pyetur për shkarkimin e Panucci-t është përgjigjur:

“Më vjen keq që Panuçi përfundoi këtë aventurë tek Shqipëria, më shumë nuk di të them. Më vjen keq sepse unë vijoj të jem një tifoz i Shqipërisë. E ardhmja ime? I kam thënë jo Venezias dhe Frosinones. Objektivi im është që sezonin e ardhshëm të jem në drejtimin e një klubi ose kombëtareje.”

Ndërkohë në një intervistë tjetër për median “corriera della sport” De Biasi ka zbuluar një ofertë interesante të bërë nga një klub I “Seria A” gjatë kohës së drejtonte Shqipërinë:

“Herën e parë më ka kontaktuar Zamparini. Ishte në Seria A kur vendosi të largonte De Zerbin, por unë isha në kontratë me Shqipërinë. Më joshi oferta, por nuk mund ta pranoja.”

De Biasi u largua nga Shqipëria me një letër emocionuese më 14 qershor të 2017, ndërsa afërisht një muaj më pas u emrua Christian Panucci, trajneri që u shkarkua të shtunën pas humbjes 0-2 që Kombëtarja pësoi kundër Turqisë.

Ne.k./G.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?