DEA kërkon ‘informatorë’ në Shqipëri, Manja: Shenjë e fortë bashkëpunimi me institucionet tona

8 Mars 2023, 13:19| Përditesimi: 8 Mars 2023, 13:46

  • Share

 

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka komentuar mbi angazhimin e DEA-s që ka kërkuar informatorë shqiptarë për të luftuar krimin e organizuar. Ministri Manja tha se kjo është një shenjë e fortë bashkëpunimi mes institucioneve të dy vendeve.

“E konsideroj si shenjë besimi të fortë. Bashkëpunimi i deritanishëm i agjencive shqiptare me DEA-n është shenjë e fortë e bashkëpunimit me institucionet tona. Që në ditën e krijimit të SPAK, bashkëpunimi mes prokurorisë, dhe policisë së shtetit me partnerët amerikanë ka qenë korrekt. Tregon se besimi i këtyre strukturave te ne vjen në rritje”, deklaroi Manja.

“Ka një vullnet serioz të agjencive ligjzbatuese dhe qeverisë shqiptare për të goditur fort korrupsionin dhe krimin e organizuar. Lajmi i gëzuar do jetë ky, që ka një vullnet serioz, të qeverisë për të goditur fort korrupsionin dhe krimin e organizuar”, u shpreh ai.


Lajmi kryesor:

Ndryshimet në ligjin për Policinë e Burgjeve, rregullat e reja për rekrutim! Nuk do të lejohet përdorimi i armës jashtë orarit


SI.E.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?