Ndryshimet në ligjin për Policinë e Burgjeve, rregullat e reja për rekrutim! Nuk do të lejohet përdorimi i armës jashtë orarit

8 Mars 2023, 13:14| Përditesimi: 8 Mars 2023, 15:49

  • Share

Ministria e Drejtësisë është dorëzuar para vakancave të krijuara në radhët e policisë së burgjeve duke u tërhequr nga kriteri i moshës 35 vjeç për tu bërë gardian. Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja njofton se kriteri, që është konsideruar si diskriminues, tashmë është hequr.  Ministria parashikon të rikthejë edhe të vetë larguarit.

“Sot kaluam disa ndryshime në ligjin për policinë e burgjeve. Ne u japim zgjidhje disa problematike, si vakancave. Kemi një numër shumë të madh vakancash. Heqim kufirin e moshës deri në 35-vjeç për tu bërë pjesë e policisë së burgjeve. Vendosja e kufizimeve moshore në ligj është edhe diskriminues. Gjithashtu hapim një dritare për pranim në policinë e burgjeve të të larguarve, apo edhe që vijnë nga struktura të tjera ushtarake apo policore që plotësojnë kushtet.

Nëse deri tani policët e burgjeve kanë marrë armën në shtëpi, tashmë jashtë orarit ajo nuk do të lejohet të merret më me vete.

“Kemi rregulluar edhe sistemin e gradave, të ulëta dhe të mesme. Do të vendosim një sistem karriere në Policinë e Burgjeve. Ndryshimi i fundit ka të bëjë me përdorimin dhe llojin e armëve. Punonjësve të Policisë së Burgjeve nuk do t’i lejohet përdorimi jashtë orarit të punës si dhe rregullat për përdorimin e armëve neuro neutralizuese”, tha ministri Manja.

Por, si e konsideron Manja vendimin e DEA-s amerikane që i drejtohet shqiptarëve të denoncojnë trafikun e drogës dhe pastrimin e parave direkt në numrat e saj?

“E konsideroj si shenjë besimi të fortë. Bashkëpunimi i deritanishëm i agjencive shqiptare me DEA-n është shenjë e fortë e bashkëpunimit me institucionet tona. Që në ditën e krijimit të SPAK, bashkëpunimi mes prokurorisë, dhe policisë së shtetit me partnerët amerikanë ka qenë korrekt. Tregon se besimi i këtyre strukturave te ne vjen në rritje”, deklaroi Manja.

Ministri i Drejtësisë foli edhe për pamundësinë e Shqipërisë për të ekstraduar shqiptarët nga Dubai. Sipas tij, qeveria shqiptarë do të vijojë përpjekjet për të arritur një marrëveshje ekstradimi me Emiratet e Bashkuara.

Ora 13:19
DEA kërkon ‘informatorë’ në Shqipëri, Manja: Shenjë e fortë bashkëpunimi me institucionet tona

 

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka komentuar mbi angazhimin e DEA-s që ka kërkuar informatorë shqiptarë për të luftuar krimin e organizuar. Ministri Manja tha se kjo është një shenjë e fortë bashkëpunimi mes institucioneve të dy vendeve.

“E konsideroj si shenjë besimi të fortë. Bashkëpunimi i deritanishëm i agjencive shqiptare me DEA-n është shenjë e fortë e bashkëpunimit me institucionet tona. Që në ditën e krijimit të SPAK, bashkëpunimi mes prokurorisë, dhe policisë së shtetit me partnerët amerikanë ka qenë korrekt. Tregon se besimi i këtyre strukturave te ne vjen në rritje”, deklaroi Manja.

“Ka një vullnet serioz të agjencive ligjzbatuese dhe qeverisë shqiptare për të goditur fort korrupsionin dhe krimin e organizuar. Lajmi i gëzuar do jetë ky, që ka një vullnet serioz, të qeverisë për të goditur fort korrupsionin dhe krimin e organizuar”, u shpreh ai.

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 09/03/2023 00:46

    /TURI/,ato /kurvat e Amerikes/ kane per t'i rregulluar mire /vellezerit/,sepse nese kane shpene droge dhe ne U.S.,do t'i marrin /vellezerit/ te shohin vendin per te cilin jane rropatur aq shume xhunglave te Amerikes Latine.

    Përgjigju
  • Turi: 08/03/2023 15:05

    Dea kerkon spiune qe te shesin vellezerit e tyre ja q... atyre qe u shkojne nga mbas atyre kurvave te amerikes

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?