Nënkryetari i Komisionit Hetimor për kontratat koncensionare në shëndetësi, Plarent Ndreca, pyeti audituesin e KLSH nëse ai kishte kualifikimet profesionale për auditime të tilla.
"Në dijeninë time ka standarde të caktuara për auditimin e koncensioneve. Pra, ju nuk keni një certifikatë profesionale në fushë e auditimit, vetëm jeni punonjës i KLSH", tha Ndreca teksa audituesi tha se kishte mbaruar studimet e larta në Universitetin Bujqësor të Tiranës dhe punonte në Kontrollin e Lartë të Shtetit prej vitit 2005.
Kjo shkaktoi debat.
Vokshi: Nuk je këtu për të gjykuar çfarë formimi profesional të auditorit të KLSH-së. E gjykon punëdhënësi, jo ti.
Plarent Ndreca: Nuk gjykova por e pyeta për të krijuar bindjen time sa formim ka për të bërë kontrollin.
Albana Vokshi: Hajde flasim për vjedhje. Mos intimido dëshmitarët.
Pas debatesh me përfaqësuesit e opozitës, mbledhja u ndërpre me dakordësinë e dy palëve për një pushim të shkurtër.
Lajmi kryesor:
Hetimori i PPP-ve në Shëndetësi, sërish sherr procedural! Opozita akuzon për presion, PS bojkoton! Audituesi i KLSH:192 mln lekë dëm buxhetit
S.G/ReportTv.al