Debat në Kuvend/ Berisha: Turp, s'i hiqet fjala deputetit! Rama: Koha e 'Non Gratave' ka përfunduar, je i padëshiruar, ulu (VIDEO)

9 Qershor 2022, 12:26| Përditesimi: 9 Qershor 2022, 12:43

  • Share

 

Sali Berisha ka kërkuar fjalën, por kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla, nuk ia ka dhënë dhe kjo ka nxitur një debat. Në "ndihmë" të Sali berishës ka ardhur dhe Flamur Noka.

Sali Berisha: Akti i turpshëm nuk i hiqet parlamentit fjala

Rama: Si nuk të vjen turp o 'Non Grata' po ulu aty. Je i padëshiruar ulu, je i padëshiruar

Rama- Berishës: Nuk ka procedurë për ty personalisht jo për Kuvendin. Nuk procedurë për Non Grata, je i padëshiruar

Flamur Noka- Rames: Kush je ti që përcakton se kush është opozitë? Pse ti e përcakton opozitën. Opozitën e bravave quan opozitë ti?

Berisha- Nikollës: Kush je ti që i heq kuvendit mundësinë e procedurës. Nga verbëria po i shërben Ramës.

Ora 16:55
'Pse e katandisët veten kështu?', Ahmetaj -Berishës: Ata që kë vrarë ti direkt dhe indirekt janë më shumë se të vrarët nga tërmeti dhe pandemia

 

Zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka reaguar ashpër nga deklaratat e ish-kryeministrit Sali Berisha.

“Kësaj pjesës këtu përpara të PD-së, pse e katandisët veten kështu mor burrë, pse e katandisët veten këtu që vjen një njeri… Njeriu që po ti numëroni ato që janë varë direkt dhe indirekt bëjnë me shumë se ca ka marrë Zoti dhe pandemia. 3 mijë kanë humb jetën vetëm në ‘97, shto e shto gjatë viteve dhe iu vjen keq kur iu them pse jeni katandis kështu”, tha Ahmetaj.


Lajmi kryesor:

Kuvendi miraton përbërjen e Komisionit të Reformës Zgjedhore dhe asaj Territoriale! Tabaku: Bordi i transparencës s’duhet të funksionojë! Rama: Na duhet në këtë kohë krize


B.K.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?