Debat në Kuvend/ Gjoni: Zonja Hysi s'ke tagër të më flasësh për libra, kam lexuar 3-fish më shumë! Deputetja: Mëso të flasësh! Nxehet me Braçen, Garda e 'pengon' (VIDEO)

22 Tetor 2020, 11:32| Përditesimi: 22 Tetor 2020, 15:47

  • Share

Seanca e sotme në Kuvend është shoqëruar me debate të forta mes deputetes Vasilika Hysi dhe deputetit Ralf Gjoni.

Më tej Gjoni është kapur edhe me zv. kryeministrin Erion Braçe, teksa është ngritur nga vendi ku ishte ulur për t’u ballafaquar me të, por i ka dalë përpara Garda te foltorja.

Pjesë nga debati:

Gjoni: Zonja Hysi ske tagër të më flasësh mua për libra historie, se kam lexuar 3 fish më shumë se ti. Ju lutem mos përdhosni historinë e dini shumë mirë që jemi duke aplikuar një procedurë të papranueshme në Kuvend.

Pse me një paragraf parashtrim mund të ndryshohet historia. Me çbaza po vendosni sot për ndryshimin e historisë. E dini shumë mirë që historia nuk ndryshohet me një paragraf. Po ata njerëz që ju i keni vrarë e dergjur nëpër burgje. Ju me një parashtrim ndërroni historinë. Historia nuk është pronë e asnjë partie dhe individi është pronë e popullit shqiptar. Minimumi duhet ta tërhiqni këtë projektligj për të zbardhur historinë e Shqipërisë dhe të popullit. Po shkoni në shtypje pas shtypse dhe se kuptoni çpo bëni.

Hysi: Meqë ke lexuar shumë, lexo edhe për detyrën që iu ka përfaqësuar zgjedhësi ta bëni. (I lexon rregulloren)

Gjoni nga salla: Nuk merr vesh asgjë nga ligji

Hysi: Të tërheq vëmendjen dhe mëso të flasësh me etike. Të tërheq vëmendjen për herë të dytë.

Pas kësaj ai debaton edhe me zv.kryeministrin Erion Braçe por e pengon Garda kur niset drejt tij.


Lajmi kryesor:

Gjonaj: Vitin tjetër mbyllet burgu i Zaharisë! Greva e të burgosurve në Peqin? Kam kërkuar personalisht hetim! 110 të dënuar në regjim të mbikëqyrjes së veçantë


  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?