TIRANË- Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj tha në Kuvend se vitin tjetër do të mbyllet burgu i Zaharisë për shkak të degradimit. Ajo vlerësoi se sistemi 41-BIS ka shkëputur lidhjet e të burgosurve me krimin. Ndërsa bëri të ditur se ka kërkuar hetime për grevën në burgun e Peqinit.
Më herët në fjalën e tij në Kuvend, deputeti Halit Valteri ngriti alarmin për gjendjen e emigrantëve nga vendet e lindjes në Shqipëri. Ai tha se duhet marrë masat që të strehohen në kampe dhe t'u sigurohet ushqim e veshmbathje pasi po cenohet siguria e vendit.
Elsa Dhuli do të jetë drejtoresha e re e përgjithshme e Institutit të Statistikave. Ajo është zgjedhur në seancën plenare të ditës së sotme me 89 vota pro, 8 kundër dhe 13 abstenim. Dhuli e mbante përkohësisht këtë pozicion që prej largimit të Delina Brahimajt që u vendos në krye të doganave.
Ditën e sotme pritet që të miratohet në Kuvend projektrezoluta mbi luftën kundër anti-semintizmin. Të pranishëm në Kuvend janë edhe dy ambasadorët e SHBA dhe BE, Yuri Kim dhe Luigi Soreca.
Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali teksa ka folur për projektrezolutën "për miratimin e perkufizimit të përdorshem për antisemitizimin përcaktuar nga Aleanca Nderkombëtare për Përkujtimin e Holokaustit".
Ajo ka thënë se në Shqipëri janë shpëtuar 3164 hebrenj.
"Të nderuar kolegë kjo rezolutë është një hap i mëtejshëm për mikpritjen e hebrenjve. Antisemitizmi është një përcaktim për hebrenjtë që mund të shprehet si urrejtje. ndaj institucioneve dhe objeketeve fetare. Kjo vjen në një moment të rëndësishëm si një iniciativë për tiu bashkuar qëndrimiit të BE pas miratimit të parlamnentit europian në luftën kundër antisemitizmit.
Hebrenjtë drejtoheshim drejt shqiptërisë dhe tolkave shqiptare sepse e dinin se aty ishin të mbrojtur dhe skishin dallime. Të gjithë ishin në një mendje mbi nevojë n e mbrojtjes së hebrenjve. Dua të jap disa fakte për këtë histori për të cilën duhet të jemi krenarë. Sipas dokumentimeve kosova para luftës botërore kishte 60 hebrenj vendas.
gjatë luftës së dytë botërore janë shpëtuar 2200 hebrenj të shpëtuar. Këtij numri i shtohen edhe familje të paregjsitruara. Numri i hebrenjve të shpëtuar në Shqipëri arrin në 3164 vetë. Ne duhet të jemi krenarë që në luftënne dytë botërore atëherë kur barbaria mbërriti në noivel të paprecende sa i përket komunitetit hebre, por historia e tyre daton më herët dhe tregon se shqiptarët në vijimësi e kanë mbrojtur këtë popullatë", tha ajo.
Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka theksuar se nuk ka ndryshime të adresave të qendrave të votimit të qytetarëve. Madje ai i ka sfiduar të gjithë që zgjedhin një emër dhe ta verifikojnë online në mënyrë sa më transparente.
"I kam dëgjuar me përbuzje aludimet e papërgjegjshme që kanë krijuar tym të panevojshëm në përpjekje për të krijuar alibitë e radhës nga ata që përgatiten për të humbur, kam deklaruar dhe po e them se asnjë ndryshim në listat e zgjedhjeve nuk mund të bëhet pa vullnetin e qytetari, qytetarët shqiptarë në harkun e 3 dekadave kanë humbur adresat e tyre, janë shpërngulur në zona informale dhe kanë përfunduar dhe pa një adresë të saktë dhe shumë nuk kanë një adresë dhe për këtë po punohet për të përditësuar dhe për t'iu dhënë atyre një adresë. Shumë e kanë adresën vetëm Tiranë, adresa elektorale dhe e vendbanimit nuk kanë lidhje me njëra tjetrën. Në po rregullojmë këtë të fundit, sfidoj cilido që pretendon se ka ndryshime në adresat elektorale dhe shikoni që adresat e QV është ajo që ka qenë dhe nuk mund të ndryshojë pa kërkesën e qytetarit dhe pa paraqitur dokumente. Merrni një emër me mbiemër dhe hajde ta verifikojmë online në sy të Shqipërisë dhe ta shikojmë", tha Lleshaj.
Maska është shndërruar në një aksesor shumë i rëndësishëm, kur përveç qëllimit që ka për të mbrojtur nga COVID, ka shërbyer edhe për përcjelljen e mesazhe të ndryshme. I tillë është edhe rasti i deputetit Ralf Gjoni. Ai shkruan në maskën e tij "Shqipëria nuk është një Union Sovjetik". Pjesa tjetër e deputetëve ka maska kirurgjikale dhe me ngjyrë të zezë. Por ka edhe "të pa bindur", siç është deputeti Fidel Ylli dhe Lefter Maliqi.
Deputeti Elio Hysko ka komentuar me ironi fjalimin në Kuvend të deputetes, Rudina Hajdari. Sipas tij, kjo është një përsëritje e deklaratave të bëra nga deputetet e PD-së.
"Rudina more 10 minuta kohë për të përsëritur atë që ca thotë Vokshi dhe Salianji, pyesni banorët që kanë shpëtuar nga ky kancer. Kemi kaluar nga një mal me plehra, sot që është shumë më e shëndetshme se më parë", tha Hysko.
Inceneratorët ishin kryefjalë e fjalimit të deputetes së opozitës së re, Rudina Hajdari e cila sulmoi qeverinë dhe opozitën, se i gjithë ky debat është shteprë, pasi në fund paratë do të ndahen mes tyre.
"Jemi në vitin 2020 mazhoranca nuk i të drejtën e votës. Si mundet të gënjehesh shqiptarët, hajde të shikojmë menaxhimin e plehrave se është term që ju pëlqen dhe e keni më familjar. Që në 2004 me Fatos Nanos me një biznesmen italian është miratuar për ndërtimin e një inceneratori e bëri në atë lloj mënyrë kur kryetari i Bashkisë në atë kohë Rama e kundërshtoi me idenë që ky incenerator do jetë kundër zhvillimit të vendit sa i përket dëmit të mjedisit, po të njëjtat argumente ka pasur edhe Berisha dhe Basha, ishin po të njëjtin. Kjo panoramë ndryshoi shumë shpejt, kur kryetar Bashkie ishte Basha dhe kryeministër Sali Berisha miratuan importin e plehrave nga Italia, kur janë në opozitë vishen sikur do mbrojnë mjedisin. Të dyja palët kanë luftuar për xhepat e tyre e jo për diasporën. Janë këta njerëz që sa herë janë në qeveri merren me menaxhimin e plehrave, është i njëjti debat për të pasuruar disa veta. Lekët e buxhetit të shtetit shkojnë për të pasuruar disa veta. Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto këta janë njerëzit që pasurohen me buxhetin e shtetit, sot krijojnë kompani fantazma dhe marrin lekët për të pasuruar 2 veta. Kjo është çfarë ndodh në Shqipëri. A ia vlen djersa juaj për t'i votuar këta njerëz kur ndajnë në fund lekët me njëri-tjetrin", tha Hajdari.
Zv. kryetarja e parlamentit, Vasilika Hysi i është përgjigjur ashpër deputetes së opozitës së re, Rudina Hajdari. Kësaj të fundit iu mbarua koha për të diskutuar, por kërkoi më shumë kohë, që nuk iu dha pasi sipas Hysit është në kundërshtim me rregulloren. Mënyrën se si Hajdari e kërkoi kohën shtesë, Hysi e lexoi si mungesë etike.
"Po vijove me mungesë etike do të çoj në komision, mua gishtin mos ma gri dhe mos fol pa edukatë se je zonjë, respekton poziciononin", tha Hysi.
Deputeti Myslim Murrizi ka shprehur hapur kundërshtimin për ndryshimet në ligjin për pasojat e komunizmit.
Ai tha komunistët që kanë qeverisur për 30 vjet u dridhen leqet për të kaluarën për të kaluarën e pistë.
"Nuk ka hipokrizi më të madhe në 30 vite, që kurrë s’patën këllqe këta burra e gra të ndahen nga e shkuara. Jo vetëm ne, por edhe më parë kanë guxuar. Por komunistët që kanë qeverisur në 30 vite e kanë dreqin në bark, iu dridhen leqet për të kaluarën e pistë.
Kanë raportuar brenda familjes. S’ka hipokrizi më të madhe, që dy rezoluta ’96 dhe 2006, të dënojë krimet e komunizmit, dhe komunistët e kësaj salle nuk kanë guxuar.
Sollëm një ligj, që të ndalohej dërdëllisja dhe ardhja këtu e komunistëve. Eshtë rrëzuar e më parë, sepse spiunët e komunizmit kanë karamelen në fyt, dhe mbajnë njëri-tjetrin si peshore. Sa herë lëkundet bara e një krahu, mbahet nga ana tjetër.
Cfarë ka për të fshehur. Ka epope, e trima imagjinarë që presin plumbat në dorë, pse s’tregoni saktë numrin e atyre të rënëve, pse thoni 28 mijë të rënë kur kishit vetëm 20 mijë partizanë gjithsej. Thoni realitetin. Çfarë ju tremb. pse s’i hapni letrat. Një autoritet dosjesh që nuk guxon kush, falas e ka, të pyesë për të kaluarën e tij.
Jane 1415 burra që janë ulur në këtë sallë nga rënia e komunizmit, disa ulen si struci, disa triumfojnë me letra fallco. Të tjerë thonë që e kanë kaluar filtrin.
Histori e errët për një vend 108 vjet shtet, çfarë mëkatesh keni e çfarë ju mban peng. Ju formalisht, pjesa dërrmuese, deputetë prej 31 marsit s’di të keni shkrep dyfek në luftë.
Shoh që disa vetëquhen veteranë, edhe pse kanë lindur kur lufta kishte 25 vite që ka mbaruar. E dinë që veteran quhesh se ke pasur babain komunist. ë dihet edhe çfarë është bërë më 39-45.”- tha Murrizi.
Seanca e sotme në Kuvend është shoqëruar me debate të forta mes deputetes Vasilika Hysi dhe deputetit Ralf Gjoni.
Më tej Gjoni është kapur edhe me zv. kryeministrin Erion Braçe, teksa është ngritur nga vendi ku ishte ulur për t’u ballafaquar me të, por i ka dalë përpara Garda te foltorja.
Pjesë nga debati:
Gjoni: Zonja Hysi ske tagër të më flasësh mua për libra historie, se kam lexuar 3 fish më shumë se ti. Ju lutem mos përdhosni historinë e dini shumë mirë që jemi duke aplikuar një procedurë të papranueshme në Kuvend.
Pse me një paragraf parashtrim mund të ndryshohet historia. Me çbaza po vendosni sot për ndryshimin e historisë. E dini shumë mirë që historia nuk ndryshohet me një paragraf. Po ata njerëz që ju i keni vrarë e dergjur nëpër burgje. Ju me një parashtrim ndërroni historinë. Historia nuk është pronë e asnjë partie dhe individi është pronë e popullit shqiptar. Minimumi duhet ta tërhiqni këtë projektligj për të zbardhur historinë e Shqipërisë dhe të popullit. Po shkoni në shtypje pas shtypse dhe se kuptoni çpo bëni.
Hysi: Meqë ke lexuar shumë, lexo edhe për detyrën që iu ka përfaqësuar zgjedhësi ta bëni. (I lexon rregulloren)
Gjoni nga salla: Nuk merr vesh asgjë nga ligji
Hysi: Të tërheq vëmendjen dhe mëso të flasësh me etike. Të tërheq vëmendjen për herë të dytë.
Pas kësaj ai debaton edhe me zv.kryeministrin Erion Braçe por e pengon Garda kur niset drejt tij.
Pasi Ralf Gjoni e përmendi gjatë fjalës së tij, e menjëhershme ka qenë përgjigjia nga deputetit Spartak Braho.
Braho tha se atë e ka peshuar një popull i tërë gjithë këto vite në Kuvend kurse Gjoni është futur rastësisht në atë sallë.
"Ralf Gjoni ka hyrë në parlament nga vrima. Unë që në 97, 23- 24 vite në Kuvend, më ka peshuar populli", tha Braho ndër të tjera.
Deputeti Ralf Gjoni ka qenë i ashpër në Kuvend në lidhje me projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin “Për Institutin e Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në Shqipëri”.
"Të nderuar kolegë. Tak Braho të shkruante historinë e shqipërisë këtë sma ka marrë mendje. I paparë je baba taku i paparë. Sot Baba taku rishkruan historinë e Shqipërisë, nga çanta e zezë ka marrë çantën e bardhë. Nga e zeza sot je kthyer në zbardhës të historisë. ko është e turpshme zoti kryetar a e kuptoni se historia nuk ndryshohet nga një grup deputetësh.
Ju pranoni të shqyrtoni një propozim ligjor për të ndryshuar historinë. Në nenin 1 të këtij projekt ligji. Si mundet që një grup deputetësh të ndryshojë historinë. Nëse Rama nesër ka një interes për hapjen e Shqipërisë, e me disa deputetë me lëpirëse në dorë të fshijë historinë. Historia në vende normale, spo flas për vende serioze, ndërrohet përmes komisioneve konsensuale ndërinstitucionale në bazë të kërkimit shkencor historik. do duhet minimumi të konsultoheshim me një grup akademikësh.
Shumë prej tyre kanë humbur jetën dhe ju nuk morët asnjë vendim nuk keni asnjë koshienca asnjë moralitet kur votoni në këtë vend. Ama fët e fët futët në Kuvend për të ndryshuar hitorinë. Tërhiqeni këtë iniciativë dhe pastaj hajde konsultohuni me akademikë. Po nuk njohëm krimet e të shkuarës zoti Ruçi nuk do të kemi të ardhme në BE", tha Gjoni.
Interplenaca e deputetit të opozitës së re, Lefter Maliqi shkoi përtej situatës në Burgje. Deklaratat shkuan deri në aspektin personal.
"Vërtet kam qenë vartësi juaj, ju keni qenë e Xhafajt, u bëtë ministre pa deputete. Dua të vlerësoj burgun e Fierit, pasi ka një drejtues të mirë, shembull. Të tjerat i keni bërë katrahurë. Nuk ka asnjë konflikt interesit, ana morale duhet ta dinë shqiptarët. Gjysma e ministrave kanë probleme divorcesh, madje njëri tani në fundit me sherr dhe shamat", tha Maliqi.
Në përgjigje të deputetit të opozitës së re, Lefter Maliqi, ministrja Etilda Gjonaj i është drejtuar me ironi.
"Ju i keni merak burgjet, sepse puna më jetëgjatë juaj ka qenë në institucionet në varësi timen. Mbase ju ju nevojitet kjo, për mua ka interes çfarë thonë qytetarët dhe partnerët ndërkombëtarë, që janë më të aftë se ju për të vlerësuar. Burgjet kanë ndryshuar vetëm nga kjo mazhorancë dhe qeveri. Ruani etikën e komunikimit. Kjo është përgjegjësia e opozitës. Mund të më thërrisni në interpelancë çfarë ndodh në Ministrinë e Drejtësisë, dhe rezultatet të pandodhura më parë", tha Gjonaj.
Deputeti i opozitës së re, Lefter Maliqi ka folur në Kuvend me një gjuhë të ashpër, ku ka hedhur akuza për disa drejtorë, për tendera korruptiv në Burgje.
"Këta deputetët e mazhorancës nuk i pashë të duartrokisnin. Foli si Nexhmija në Kongres. Na nxjerr statistika të propagandës. Interpelanca nuk është për ato që ke bërë, po për ato që s’ke bërë.
Arben çukon që u fut në burg, dhe doli nga burgu, dhe Stefan çipën që ishte i shkëlqyer dhe e katandisët në një vend me
Marrim grevën e urisë. Kishin kërkesa për ushqimin, madje tek 313 për shkelje të drejtorit të përgjithshëm. Për ushqimet, janë bërë disa tendera, të parat me nip e dajë. Po marrim disa skandale, 347 milion emergjent për bukën, e njëjta firmë fiton edhe 250 milionë për djathë e qumësht. Një firmë që u dënua me 2 vjet burg, ku u futën në burg ish-dretori dhe nëndrejtori i përgjithshëm, dhe ja jep djalit.
600 e ca milion lekë për ilaçe, se është minierë ari burgu, me një prokurim skandaloz, ku është vënë dhe një restorant si firmë, që ka marrë dhe nja 3.5 milionë për maska tani.
Edhe tenderi i vezëve, pa llogaritur katrahurat e tjera, kontratat mafioze, me lokalet në burgje që janë 2-3 fish të shtrenjta. Po ashtu edhe telefonitë fikse.
Çfarë ndodh te burgjet? Të kanë lënë për të pritur, drejtori i përgjithshëm s’të pyet fare, ka 9 muaj aty. Mbi 250 janë komandimet aty. Hoqi disa drejtorë, njëri miku i Qefalisë, tjetri i Majkos. T’i bëjë çfarë t’i dojë qejfi, i kanë shkuar 2 police në Korçë, i kanë denoncuar këti barkderrit, dhe ky çfarë bën, i çon këto 2 police në zona të tjera.
Znj.ministre, s’mund ta bëj unë akuzën në SPAK, sepse Reformën në Drejtësi e keni bërë çorap. Ty të përdori Rama siç bëri me Lleshajn. Keni mbajtur disa gjyqtarë tuaj, po futin në burg të varfër, opozitarë, të shoqërisë civile dhe gazetarë.
Znj.ministre po futem dhe tek ju, se e keni bërë modë, keni emëruar drejtor të auditit, mikun e ngushtë të ish-bashkëshortit, të dy me probleme te Tatimet. Te kodifikimi sërish një mikun tuaj", tha Maliqi.
Në interpelancën e thirrur nga deputeti Lefter Maliqi, ministrja Etilda Gjonaj ka folur me gjuhën e shifrave mbi situatën në Burgje.
"Për tre vjet 937 kallëzime penale, 295 punonjës të burgjeve për futjen e sendeve të palejuara në burg. Kjo ka ndodhur sepse ligji është aty për gjithë. Për herë të parë u aplikua një regjim i mbikëqyrjes së veçantë. 110 të dënuar që kanë thyer rëndë që kanë thyer sigurinë dhe rendin në Burgje. Zbatimi I regjimit 41-biss ka shënuar një kthesë të jashtëzakonshme, duke ndërprerë sadopak lidhjet me krimin. Punësimet e të punonjësve sipas preferencave partiake dhe pa praktikë nuk është më. Pagat e punonjësve në burgje janë rritur me 11%. Stafi u pajis sot me uniformë ku u plotësuan në masën 80%. Sot falë ligjeve të reja punonjësit kanë një trajtim më të mirë, me grada dhe trajtim profesional. Drejtoria e Burgjeve ka arritur të fitojë 60% të proceseve gjyqësore, kemi ulur mbipopullimin në Burgje me 21%. Menazhuam situatën e termetit në Burgje, dhe tani prej 8 muaj që po menaxhojmë pandeminë dhe numrat kanë qenë në nivele shumë të ulëta. Por për këtë kufizuam takimet me familjare, që i kemi zëvendësuar për herë të parë me Skype. Ka ende shumë për të bërë, por siç është rasti i Zaharisë në Krujë. po marrim masat që të mbyllim Zaharinë në Krujë pas 30 vjetësh. Shqetësim ka qenë dhe greva në burgun e Peqinit, që filloi nga 41-bis. Përvec një hetimi që po kryhet nga një procedim në prokurori për të hetuar me kërkesën time këtë gjë", tha Gjonaj.
Deputeti i opozitës së re, Lefter Maliqi ka kërkuar interpelancë me ministren e Drejtësisë, Etilda Gjona.j. Teksa e quan "kolegia e Lleshajt", Maliqi thotë se situata në burgje është e rëndë.
" Korrupsioni, tenderat korruptive, protesta dhe greva e të burgosurve. Jeni të keq përdorur nga kryeministri, të përgjigjesh të paktën 50% të realitetit. Besoj që të jesh transparente", tha Maliqi.
Pas gjobës së marrë, deputeti Kujtim Gjuzi ka deklaruar se nuk do ta mbajë maskën në ambientet e jashtme.
“Unë kam marrë një gjobë nga grupi policor i Policisë së Shtetit, gjë që nuk e kam refuzuar, por nuk mund të njihen vendimet e kryeministrit kur ato nuk vijnë në Kuvend. Në këtë koncept, Kujtim Gjuzi proteston me forcë. Maska sipas mjekëve në Akademinë kombëtare konservatore të shkencave, këshillon që në ambiente të hapura nuk këshillohet, pra nuk është maskë profilaktike. Ju deklaroj këtu se unë nuk do ta mbaj maskën jashtë ambienteve të mbyllura, në ambiente të mbyllura po”, deklaroi Gjuzi.
Deputeti i opozitës së re, Halit Valteri ka vënë theksin për marrjen e masave sa i përket emigrantëve nga vendet e lindjes, pasi sipas tyre jeta e qytetarëve shqiptarë po vihet në rrezik.
"Ka mjaft qytetarë që po adresohen te ne, emigrantët e vendeve të lindjes janë bërë problem rrugëve të qyteteve, bëhen pjesë e grabitjeve, por edhe objekt trafikimi nga grupe të ndryshme, edhe pjesë e bandave në vendin tonë.
Ministria e Brendshme të bëjë diçka për këta njerëz, ose ti mbledhë në një kamp, ose t’u mundësojë ushqim dhe veshmbathje, por nuk duhet ta lëmë në heshtje sikur po rri kjo çështje. Shtëpitë tona po rrezikohen nga këto grupe dhe jetët tona nuk janë të qetë sikur ishin para se të vinin në vendin tonë”, tha Valteri.
MOS e mbyll burgun e zaharise etilda se do fusim aty saliun,,bashen,,meten dhe moniken,,,me kompani...
PërgjigjuZ. Hajdari përpara se të kërkosh llogari për ps dhe pd,nga foltorja e parlamentit,rrëfeu para shqiptarve po nga ajo foltore,mami jot ato paret që i nxorri vetingu si i ka fituar,dhe me kë i ndante,që të jesh sadopak e besueshme,ndërsa dhe atë çështjen e inceratorve le t'a hetojë prekuroria a spaku,dhe le t'i ndëshkojë,por jo ti,ti je e pa besueshme,si bija e Fatmira Hajderit që vetingu (drejtësia) e nxori të korruptuar.Apo asaj i lejohet se ajo është mami jot,se kjo del si puna e asaj që thotë populli "hajduti thërret kapni hajdutin"
PërgjigjuLefteri qe eshte denuar ne 2012 dhe qe ka vjedh toka vjen e na flet na derdellis sikur nuk shkon....moj etilda po coje ne burg kete mashtrues ordiner, kete vemje qe sla toke e sla ara e toka pa ja "dhuaruar" te tjeret.... ku eshte spaku qe spo vepron? Pse nuk po e mbyll akoma procedimin... mezi pres ta shiiikoj kete zulluqar kete mut pas hekurave
PërgjigjuDuhet pare pak puna e ketij drejtorit te burgut te Fierit.Une se njoh,por meqense Maliqi thote eshte burre i mire,kam bindjen se duhet shkarkuar patjeter!Maliqi dhe takemi i tij kane problem me percaktimin e termit:i mire dhe i keq.
PërgjigjuKy lefteraqis,shumë merak i ka këto burgjet,po dhe faji ska i shkreti,pasi jeta më burgjet i iku,po që të mos ikë nga kjo botë meerak,futeni brënda këto kohë që i kanë ngelur,se ky po s'ja futi edhe Mona,të kuptohemi emrin në listë për deputet,ky do bëjë harakiri,prandaj për arsye të sigurisë së jetës futeni shpejt sa pa dalë lista Mona. Por kini parasysh të 41-bis se me kontributet që ka dhënë lefteraqis e meriton kaq favor.
PërgjigjuZ. Gjoni(Ralf)sa për ato librat që thua se kam lexuar më shumë se z.Hysi,ja ke fut kot,ti mund të kesh lexuar një më shumë se like floriri,ai ka lexuar Ali babën me 40 hajdutë vetëm,ti mund të kesh lexuar dhe "Gomarin e baba tasit"
PërgjigjuBravo znje ministre per reformat e ndermarra.... lere lefterin te bej sikur svjedh sikur eshte i paster nderkoh e di gjithe berati qe ka vjedh
PërgjigjuZ. Murrizi sa për atë që thekson,për ndarjen nga komunizmi,jam ok-ej me ju,por ju ish të përndjekurit me shkollë të lartë që ju bëri ai sistemi komunist,kur do ndaheni nga nazi-fashizmi,që mbarë bota e njerëzimi e kanë dënuar dhe janë ndarë njerë e përgjithmonë,kur ju do të ndaheni nga kolaboracionistët tuaj që bashkëpunuan dhe i shërbyen atij sistemi vrastar dhe që për interesa të nazi-fashizmit e dogjën,vranë,dhe e shitën këtë vënd,ndërsa ju pinjollët e tyre edhe sot pas afërsisht një shekulli jo vetëm që nuk jeni distancuar por ju thurnin lavde e përgjëroheni për t'a. E vërteta ka një dhe vetëm një fytyrë z.Murrizi,ish komunistve absolutisht ju duhet thënë ju jeni e shkuara që duhet dënuar e distancuar,dhe duhet ndëshkuar por dhe kolaboracionistëve ju duhet thënë,ju nuk i përkisnin shqipërisë,ju e keni vjedhur,vrarë e shitur Shqipërin,ju i perkisni pjesës më të keqe të historis njerëzore,dhe në pasardhësit tuaj nuk kemi punë me ju,ju u ka denuar historia botrore.
PërgjigjuAman kur do vin ato zgjedhjet qe te mos shofim me keta funderimat e listave te pd e e lsi.Me mire nard ndoka se valteri
Përgjigju