Valteri: Qeveria t’i fusë sirianët në një kamp! Po cënohet siguria në vend (VIDEO)

22 Tetor 2020, 10:10| Përditesimi: 22 Tetor 2020, 11:25

  • Share

Deputeti i opozitës së re, Halit Valteri ka vënë theksin për marrjen e masave sa i përket emigrantëve nga vendet e lindjes, pasi sipas tyre jeta e qytetarëve shqiptarë po vihet në rrezik.

"Ka mjaft qytetarë që po adresohen te ne, emigrantët e vendeve të lindjes janë bërë problem rrugëve të qyteteve, bëhen pjesë e grabitjeve, por edhe objekt trafikimi nga grupe të ndryshme, edhe pjesë e bandave në vendin tonë.

Ministria e Brendshme të bëjë diçka për këta njerëz, ose ti mbledhë në një kamp, ose t’u mundësojë ushqim dhe veshmbathje, por nuk duhet ta lëmë në heshtje sikur po rri kjo çështje. Shtëpitë tona po rrezikohen nga këto grupe dhe jetët tona nuk janë të qetë sikur ishin para se të vinin në vendin tonë”, tha Valteri.


Lajmi kryesor:

Gjonaj: Vitin tjetër mbyllet burgu i Zaharisë! Greva e të burgosurve në Peqin? Kam kërkuar personalisht hetim! 110 të dënuar në regjim të mbikëqyrjes së veçantë


B.K.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?