Gjatë seancës së sotme të Kuvendit ka pasur edhe një shkëmbim replikash mes kryetarit të grupit demokrat Myslym Murrizi me ministrin Sandër Lleshaj. Murrizi akuzoi se ministria e Brendshme i ka dhënë një tender me vlerë 23 mln euro për uniformat e policisë një firme që ka të regjistruar si objekt në QKR, gërmime dheu, ndërsa i kërkoi SPAK-ut të merret me hajdutët që u janë errur sytë në këtë kohë kolere. Lleshaj i kërkoi që nëse ka prova për abuzime t'i dërgojë në SPAK.
Debati në Kuvend
Myslym Murrizi: Kam këtu përpara dokumentet e një tenderi të shpallur fitues në 14 korrik 2020 të ministrisë së Brendshme, 23 mln euro për uniformat, tender i nisur para një viti i ngecur në ingranazhet e korrupsionit brenda ministrisë së Brendshme dhe shpallet fitues në datë 14, ju apo Mond Kokoneshët që keni në ministrinë tuaj si shoqëri e zhvillimit të tenderave, kompaninë 'DE' që ka në objektin e saj në QKR gërmime dheu dhe shoqëri tregtare, ndaj ftoj SPAK-un të mos flejë gjumë. Është tup, u con fletë arresti të vdekurve, të shkojë te të gjallët, te 3-4 ministrat, të mbrojtjes apo brendshme, që i kanë dhënë një firme me objekt gërmime dheu rreth 70 milionë euro për 5 vite dhe kjo del në treg dhe merr uniformat te gabi.
Po kjo firmë, ku në 2013 nga ju u thatë shqiptarëve se do e denoncojmë, por po kjo firmë me ministrat tuaj të mbrojtjes mori 45 mln euro. Para 15 ditësh i thatë 23 mln euro uniformat e ministrisë së brendshme me 30% artikuj më pak. Ftoj SPAK-un të mos flejë gjumë. Buxheti të mos përfundonte në xhepat atyre që iu njohin xhepat. Jo vetëm kjo ministri, por edhe objektet e tenderimeve të shëndetësisë, apo e Mbrojtjes, apo agjenci të tjera duhet të jenë objekt hetimi i SPAK-ut.
Sandër Lleshaj: Z. Murrizi, po të ishit mjaftuar me pjesën e dytë të fjalës suaj, do të isha dakord edhe unë që me çështjet të cilat ju adresoni, duhet të merren ata që kanë profesion të merren, që janë prokurorët. Ju vendosët që fillimisht ta bëni prokurorin vetë, pastaj të kërkoni ndërhyrjen e Prokurorisë. Unë po ju them diçka, fare të thjesht, të gjitha ato gjëra që ju cituat këtu, nuk i komentoj për arsye se nuk i di, sepse unë nuk merrem me asnjë shifër, me asnjë tender, me asnjë firmë, me asnjë sozi, me asnjë gjë me të cilat ju merreni dhe është zgjedhja juaj që të merreni me këto gjëra.
Por do t'ju ftoja fare thjesht, mos i bëni ftesë Prokurorisë, ftesë publike, retorike, politike, por në qoftë se nuk e dini, jua tregoj unë adresën e Prokurorisë! Shkoni trokisni atje, ҫojini ato gjëra që keni, sepse i bëni shërbim publikut nëse besoni që janë të vërteta, dhe kështu zgjidhet puna. Trokisni tek dera e Prokurorisë dhe lërini ata ta bëjnë prokurorin mos e bëni ju, se kam frikë se mos gaboni.
Unë refuzoj të merrem me këtë dhe sfidoj këdo që i thotë vetes shqiptar, që të mundohet të gjejë qoftë edhe një nanogram lidhje midis atyre pisllëqeve, që përmendni me figurën time si Ministër i Brendshëm. Nuk mund të ketë kurrë në botë një lidhje dhe për këtë ju sfidoj të trokisni në Prokurori. Në qoftë se doni të bëni ose të konsumoni politikë tradicionale, bajate, jepini, jeni i mirëpritur t’i jepni dhe gëzojeni atë.
Myslym Murrizi: Zoti Lleshi, nuk thashë që keni firmosur ju tendera, e si që nuk ju pyesin, unë e di kush është shefi juaj i tenderave te ministrinë tate, por unë guxoj dhe flas, ty nuk e di kush ta ka kafshuar gjuhën. Jam i qartë që nuk besoj të ketë trokitur ndonjë kokërr leku në xhepin tata, flasin shumë që ti je në gjumë kur vijnë paratë në ministri. Ju keni kryetar i komisionit të tenderave në ministri? Jo, pra jo, po të kem gjë për ty nuk më dridhen leqet e këmbëve ta them.
Lajmi kryesor: