TIRANË- KAS vendosi me shumicë votash pranimin e ankesës së PS dhe shpalljen të pavlefshëm të vendimit të kryekomisionerit Ilirjan Celibashi që diferencoi votat nga Greqia.
PD ka të drejtë që brenda pesë ditëve të bëjë ankimim në Kolegj Zgjedhor.
“Pas dëgjimit të pretendimeve dhe konkluzioneve përfundimtare të palëve, KAS u tërhoq për vendim dhe me shumicë votash vendosi pranimin e kërkesës ankimore të PS, konstatimin e pavlefshmëri absolute të vendimit të KSHZH për administrimin e zarfit B, pjesë përbërëse e dokumentacionit të votimit nga jashtë në rastin kur ai nuk vlerësohet nga KNVJ dhe KANVVJ. Kundër këtij vendimi mund të behet ankim në Kolegjin Zgjedhor deri në 5 ditë nga shpallja e tij”, njoftoi KAS.
PS kërkoi nga KAS shfuqizimin e një akti të kryekomisionerit Ilirjan Celibashi, që parashikon që çdo zarf nga diaspora që kontestohet, të lihet mënjanë me një kuti të posaçme. Por, PS thotë se ky akt nuk është nxjerrë në respektim të dispozitave ligjore dhe kërkon shfuqizimin e tij me qëllim që të vijohet me numërimin e votave për Greqinë. Qëndrimi i PS u dha nga përfaqësuesja Elena Xhixha.
“Akti është nuk është nxjerrë në respektim të dispozitave ligjore. Rezulton se në kreun 3 pika 2 përcaktohet, se KQZ administron, numëron çdo fletë votimi që ka hyrë në Shqipëri deri në 19:00. Procesi i numërimit dhe vlerësimit të votave nga jashtë kryhet sipas përcaktimeve të këtij akti. Grupi i numërimit të votave mund të bëjë kontestime, por me fletën e votimit specifikisht. Janë parashikuar dhe rastet kur mund të këtë problematika m zarfin B, por vetë KQZ që në momentin që bën ndarjen e zarfeve, ato që kanë problematika që vërehen nga personat që kanë administruar procesin, i kanë futur në kutinë e posaçme dhe janë të gjithë zarfet B që kanë probleme.
Komisionerët në momentin që kanë marrë zarfin B, vetëm pse kanë parë se ky zarf vjen nga zarfi grek, kanë thënë e kontestojmë pa asnjë provë. Zarfet B kanë qenë në rregull dhe vetëm për hir të mungesës së vullnetit të këtyre personave kanë ngelur dhe kanë kontestuar pa asnjë arsye për t’i numëruar. Kërkojmë shfuqizimin si një akt i pavlefshëm.
Nga ana tjetër, përfaqësuesi i PD, Marash Logu tha se procesi në Greqi ka pasur parregullësi dhe sipas tij është cenuar procesi. Logu tha se PD nuk do lejojë asnjë zarf me materiale zgjedhore deri në momentin që do provohet që ato zarfe janë marrë personalisht nga zgjedhësit në Greqi. Logu tha se nuk do të lejojën që të numërohen thasë të mbushur nga patronazhistët e PS.
“Në Greqi ka ndodhur një shkelje flagrante e kontratës nga operatori i shërbimit postar. Pa marrë autorizim, ndonëse në kontratë ishte ndaluar kryerja e nënkontraktimeve, ka nënkontraktuar operatorë për të bërë shpërndarjen dhe marrjen në dorëzim të materialeve zgjedhore. Në Greqi as nuk u kanë shkuar në shtëpi, as u kanë thënë hajdeni tërhiqni, kanë qenë vetë qytetarët që janë interesuar për të marrë në dorëzim materialet zgjedhore dhe pastaj për ti kthyer. Në momentin që vjen zarfi, duhej ti dorëzohej personalisht zgjedhësit. Duhet të bëhej identifikimi i tij me dokument identiteti dhe duhej të bëhej nënshkrimi. Kjo nuk ka ndodhur. Persona të caktuar janë paraqitur dhe kanë tërhequr në mënyrë të paautorizuar me dhjetëra dhe qindra, kemi sjellë prova se si një qytetar shfaqej duke marrë jo nj, po 10 apo 30 materiale zgjedhore dhe bënte dorëzimin e tyre. Ky proces në shtetin grek, me keqardhje ka cenuar garancitë, siguritë që duhej të ofronte procesi zgjedhor. E kemi informuar KQZ në mënyrë konstante, kryeministri tha se procesi në Greqi është bërë mishmash. Është cenuar procesi. S’kemi kërkuar pavlefshmëri, s’kemi kërkuar të mos i nënshtrohen procesit të numërimit.
I kemi kontestuar për problematikat që u thamë. KQZ, mbrojtjen e të cili s’kam nevojë t’ia bëj unë, se as nuk ka nxjerrë aktin që ne kemi kërkuar. Thotë zarfi B dhe materialet zgjedhore të vendosen në kuti të veçantë, është parashikim ligjor. Kur nuk bie dakord grupi i numërimit dhe as KZAZ, kjo vendimmarrje i kalon KQZ. Ka thënë meqë numri është i konsiderueshëm, të vendosen në një kuti të veçantë që të mos rrinë dorazi dhe më pas të vendoset nga KQZ, që kjo mos të bëhet pengesë për numërimin. Nëse nuk bëhet kështu siç po bëhet aktualisht, procesi prapë do bllokohet. Dhe ne do vijmë për të parë se çfarë mund të bëjmë me këtë proces. PS e ka shumë të qartë, PD nuk do lejojë asnjë zarf me materiale zgjedhore deri në momentin që do provohet që ato zarfe janë marrë personalisht. Kur të provohet që ai është marrë personalisht. Le të numërohet, por thasë të mbushur nga patronazhistët e PS, ne nuk do lejojmë të numërohet sikur të jetë gjeja e vetme që ne do të angazhohemi”, tha Logu.
Nga ana tjetër, përfaqësuesja e KQZ u tha se ky akt u mor për të mos bllokuar procesin e numërimit të votave të ardhura nga shtetet e tjera, duke thënë se po marrin informacione nëse është respektuar protokolli i ndarjes së votave në Greqi.
“Janë lënë mënjanë dhe nuk po administrohen zarfet. Është e vërtetë që subjekti PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore, ka kërkuar informacion nëse është respektuar protokolli i dorëzimit të këtij dokumentacioni zgjedhor të zgjedhësi. Jemi duke mbledhur informacionin e nevojshëm, për të provuar se si janë dorëzuar këto zarfe në dorë dhe a është respektuar kontrolli. Për të zhbllokuar situatën dhe për të lejuar vijimin e numërimit, mori këtë vendim që të vijojë numërimi i një pjese të madhe të dokumentacionit zgjedhor, që është shumë më shumë se sa votat e ardhura nga Greqia, që të bëhen verifikimet dhe të përgjigjemi me fakte dhe dokumente subjektit zgjedhor që e ka kërkuar”, tha përfaqësuesja e KQZ.
Greqia është shteti i dytë që kryeson me numrin më të lartë të zgjedhësve që kanë kthyer zarfin në Shqipëri, me 53,209 zarfe.
lajm ne perditesim...
Akti i Celibashit
Pasi KAS vendosi me shumicë votash pranimin e ankesës së PS dhe shpalljen të pavlefshëm të vendimit të kryekomisionerit Ilirjan Celibashi që diferencoi votat nga Greqia, ka ardhur një reagim nga përfaqësuesi ligjor i PD, Marash Logu.
Në një prononcim për media, ai tha se PD kërkon që të mos numërohet asnjë zarf që ka ardhur nga Greqia deri në momentin që do provohet që ato zarfe janë marr nga zgjedhësit në Greqi.
‘Ky është manipulim që i është bërë votuesve shqiptar që jetojnë në Greqi ku është shkelur masivisht protokolli i sigurisë, pasi ai parashikonte që kur një zarf arrin njoftohet zgjedhësi që të marr zarfin ose t’ja dërgojë në shtëpi atij dhe kjo nuk ka ndodhru dhe parashikohej që ta merrte personalisht zarfin dhe nënshkrrin dhe kjo nuk ka ndodhur. Njerëzit kanë marr me qindra zarfe dhe i dorëzonte. Ne i kemi kërkuar KQZ që të na vërë në dispozicion nënshkrimet e zarfeve që kanë ardhur nga Greqia. Dhe nëse kjo nuk provohet këto materiale nuk mund ti nënshtrohen votimit.
Zgjedhësi që merr në dorëzim zarfin duhet që të nënshkruaj dhe nënshkrimi është i njëtë me atë të kartës së ID. Në këtë fazë këtë verfikim e bënë komisioni qëndror i zgjedhjeve. Ne nuk kemi kërkuar që të përjashtohen këto fletë votimi që kanë ardhur nga greqia, por të veçohen për momentin zarfet që kanë ardhur nga Greqia dhe të vijoj numërimi për shtete të tjera dhe kur të vijë dokumentacioni të shohim se si do të procedohet me votat që vijnë nga Greqia. Ne nuk duam që ta bllokojmë numërimin, por kërkojmë që votat e diasporës nga vende të tjera të numërohen, por votat e Greqisë duhet të veçohen dhe të sigurohemi se janë shprehje e vullnetit shqiptar dhe pasi të vërtetohet do ti nënshtrohen numërirmit', tha ai.
Komente

PD te paraqese provat per manipilum te votave te shqiptareve te Greqise dhe pastaj te kerkoje sqarime. Kaq e veshtire eshte qe KQZ dhe KAS te kerkojne keto prova???!!!
Përgjigju