Foto ilustruese

Politikë

Vota e Greqisë/ DHL i kthen përgjigje KQZ: Procesi sipas procedurave, çdo dërgesë ka provë dorëzimi 

13 Maj, 12:09| Përditesimi: 13 Maj, 14:22

  • Share

Kompania postare DHL i ka kthyer përgjigje KQZ-së pas kërkesës për të dhënë sqarime lidhur me dorëzimin e fletëve të votimit në Greqi. Në dokumentin, e siguruar nga gazetarja Esiona Konomi, kompania thotë se procesi i shpërndarjes së zarfeve është bërë në përputhje me procedurat standarte që përfshin Direct Signature (firmosjen e personit marrës). 

Sipas kompanisë, janë dorëzuar 61 106 zarfe nga 68 338 dërgesa në total. Nga zarfet e padorëzuar, 4 143 kishin adresa të pasakta ndërsa pjesa tjetër është kërkuar nga vetë marrësi që të mbahen nëpërmjet shërbimit On Demand Delivery. Nga këto janë bërë 2 780 tentativa për t'i dorëzuar sërish. 

Sipas DHL, 197 dërgesa kanë rezultuar me numër kontakti apo adresë emaili të pasaktë, por 132 prej këtyre janë dorëzuar falë njoftimeve të DHL Greqi në publik. 

"Të gjithë marrësve të dërgesave/ votave pa përjashtim u është dërguar SMS pse e-mail. Vetëm në rastet e mungesës së telefonit apo një e-mail aktiv nuk arrihet të dërgohet njoftim. Njoftimet janë bërë që në krijimin e AëB (numrit të gjurmimit) në Tiranë e në vazhdimësi në mënyrë të përsëritur, përfshirë edhe vendndodhejn e dërgesës në pikat e shërbimit kur dërgesa nuk është bërë e mundur të dorëzohet apo ka patur adresë të gabuar. Ky është standarti që është bërë në çdp vend përfshirë Greqinë", thuhet në shkresë.

Kompania thekson gjithashtu se 18 489 dërgesa janë dorëzuar nga votuesit në pikat e shërbimit DHL dhe 25 920 dërgesa janë dorëzuar në pikat e partnerëve lokalë të DHL. Sipas kompanisë, nuk ka asnjë raportim për dërgesat të cilat nuk i janë dërguar emigrantëve, ndërsa nga të gjitha kërkesat për verifikim, vetëm pesë prej tyre, janë në ndjekje për verifikim. 

“Nga të gjitha kërkesat për verifikim, janë vetëm 5 raste në total në rë gjitha vendet përfshirë Greqinë, që janë në ndekje për verifikim. Çdo dërgesë e dorëzuar ka provë dorëzimi. 4 779 dërgesa janë marrë nga korrierët në shtëpi në kthim. 18 489 dërgesa janë dorëzuar nga votuesit në pikat e shërbimit DHL dhe 25 90 dërgesa janë dorëzuar në pikat e partnerëve lokalë të DHL.

Kujtojmë që numërimi i votave të Greqisë është "bllokuar" pas kërkesës së PD. PS kërkon shfuqizimin e vendimit të kryekomisionerit Ilirjan Celibashi, por PD thotë se nuk do të lejojë të numërohen thasë të mbushur me vota nga patronazhistët socialistë. 

Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë
 

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Dritan Luku: 13/05/2025 20:19

    DHL jeni posta me e korruptuar dhe jeni bashkëpuntore ne vjedhjen e zgjedhjeve sepse jeni paguar nga krimi i qeveris une personalisht dhe shume miq te mi ne france kemi votuar PD dhe votat ne Shqiperi kan falur per PS sepse i keni ndërruar juve me Taulant ballën

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Pse sipas jush vonohet kaq shumë procesi i numërimit: