Mbledhja e Konferencës së Kryetarëve është zhvilluar mes debateve dhe toneve të larta mes dy forcave politike, asaj të Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike.
Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka kundërshtuar ndryshimet e bëra nga mazhoranca në rregulloren e Kuvendit lidhur me raportimin e institucioneve të pavarura të drejtësisë. Bardhi thotë se është në shkelje të rregullores që institucionet e drejtësisë të raportojnë fillimisht përpara dy komisioneve e më pas përsëri në Kuvend, po për të njëjtën përmbajtje.
"E gjej pa vend dhe ne shkelje te rregullores parashikimin qe çështje te ndryshme apo raporte te te institucioneve Kushtetuese te kalojnë ne dy komisione. Kjo është e pa vend pasi nuk mund te raportohet ne dy komisione. Nuk ka kuptim fjale vjen qe Prokurori i Përgjithshëm te raportoje ne dy komisione e pastaj edhe ne kuvend. I bie te ketë duble raport për te një çështje apo për një institucion. Ju keni bere ndryshime ne disa nene te rregullores por keni harruar nenin qe e rregullon ketë çështje”, tha Gazment Bardhi.
Ndërkohë dhe deputetja e PD-së Jorida Tabaku ka kundërshtuar sistemin e ri të komisioneve parlamentare, të cilat sipas saj janë hartuar në komisione parësore dhe në dytësore.
“Raporti i Komisionerit per Mbrojtjen e te Dhënave Personale nuk dihet te kaloje tek Komisioni i Ligjeve. Komision përgjegjës për këto çështje është komisioni i ri, ai i për te Drejtat e Njeriut. Nuk mund te ketë komisione kryesore dhe komisione te dorës se dyte. Po shkelni atë rregullore qe vete e keni ndryshuar dhe vete e keni miratuar”, tha Jorida Tabaku.
Lajmi kryesor:
Kuvend/ PD braktis sallën: Ktheni debatin për programin qeverisës! Të rinjtë e PS: Na lini të flasim! Miratohet Kalendari i Punimeve
K.B/ReportTv.al