Debate në Kuvend, Bardhi-Ramës: Do ta kthesh 'Kushtetuesen' në sesion të PS-së me shokët e tu oligarkë! Kryeministri: Mos më trego mua shokët ti

22 Dhjetor 2022, 16:47| Përditesimi: 22 Dhjetor 2022, 18:20

  • Share

 

Me debate të ashpra është shoqëruar seanca plenare në Kuvend, ku Gazment Bardhi ka akuzuar drejtpërdrejt kryeministrin se do të bëjë sesion të PS-së Kushtetuesen. Sipas tij, ajo që po ndodh është se të ashtuquajturit drejtuesit e Ramës po kërkojnë vota për Dvoranin.

Rama i është kundërpërgjigjur duke u shprehur se nuk duhet të përmendë emra dhe se janë një çetë që vetëm shpifin. 

Bardhi: Është tentativa juaj për të bërë tuajën GJK. Po ta përsëris, ndoshta e kanë bërë pa dijeninë tënde. Edhe pse bindja ime është që ti je 100% në dijeni. Po drejtuesit e tu kanë kërkuar vota për Dvoranin, këta oligarkët. .

Rama: Mos merrni emra nëpër gojë kot, më tregon ti mua shokët. Një çetë shpifësish.

Bardhi: Ti mo i ke çuar për ta kthyer Kushtetuesen në sesion të partisë socialiste.


Lajmi kryesor:

Mariana Semini emërohet anëtare e Gjykatës Kushtetuese! Bien poshtë akuzat e opozitës, PS vetëm 14 vota pro për Ardian Dvoranin


G.MO//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?