Politikë

Debate në KZAZ e Vlorës, komisionerët kërkojnë largimin e vëzhguesve nga rreshti i parë pas shqetësimeve në proces, ndërhyn Policia (VIDEO)

12 Maj, 23:42| Përditesimi: 12 Maj, 23:54

  • Share

Debate në qendrën e numërimit në qytetin e Vlorës, ku shkak janë bërë vëzhguesit partiakë që qëndrojnë në radhën e parë.

Pas kërkesës së komisionerëve të ZAZ për shqetësim gjatë numërimit është kërkuar largimi nga vendi i parë i personave vëzhgues.

Policia ka ndërhyrë duke kërkuar zbatimin e kërkesës së komisionerëve, për lirimin e rreshtit të parë, që të mos shqetësoheshin gjatë procesit. 

Por sipas informimit të gazetarit të Report Tv, Armand Xhelili dhe pamjeve që janë siguruar, kjo kërkesë është kundërshtuar nga kandidatët e opozitës që ishin prezent në sallë.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Pse sipas jush vonohet kaq shumë procesi i numërimit: