Politikë

Debate në Kuvend/ Spiropali i ndërpret fjalën Berishës: Soros nuk është për procedurë! Petro Koçi: Më 4 shkurt m'u kujtua 21 janari, distancohuni nga krimet ndaj atdheut

10 Shkurt, 17:18| Përditesimi: 10 Shkurt, 17:36

  • Share

Debatet vijuan që në nisjen e seancës së sotme plenare, teksa fjalën i pari e mori kreu i PD-së Berisha. Por fillimisht Spiropali ia ndërpreu fjalën pasi ndërhyrja e tij e fillimit nuk ishte për procedurë.

Më pas foli deputeti socialist Petro Koçi duke kujtuar masakrën e 4 shkurtit gjatë Luftës së Dytë Botërore, duke e krahasuar me 21 janarin në bulevard.

Berisha: E domosdoshme që me zhvillimet e paparecedente të sotme, me damkosjen përfundimtare të Edi Ramës si kukull e monstrës së njerëzimit George Soros.

Spiropali: Nuk është për procedurë, fjalën e ka Petro Koçi. Të bëhemi serioz. George Soros nuk është për procedurë, as zgjedhjet në Amerikë.

Petro Koçi: Të nderuar deputetë, e kuptoj që zhvillimet e sotme janë shumë të rëndësishme po çuditërisht që të jeni të gëzuar jeni të trishtuar. Sepse ju çdo veprim të SPAK dhe legjitimon, ju bën të ndjkeheni keq. SPAK sipas jush duhget të ishte organizatë kriminale, apo jo. Kështu që mund të vazhdoni të jetoni në normalitet nmë këtë Kuvend që është zgjedhur nga qytetarët për urtësi, qytetari dhe jo rrëmujë, grushta dhe deri në zjarrvënie me benzinë. Kjo javë iu kushtua komunitetit dhe siç e dini ishte dhe data 4 shkurt. Sa herë bëhet fjalë për L2B, fillon dhe debat për palët ushtarake dhe politike që edhe në Shqipëri vendosën fatin e teattrit politik në vend. Në çdo luftë edhe kur janë të drejta bëhen gabime dhe faje. Po shumica e fajeve bëhen në kohë paqeje. Në 4 shkurt mu kujtua 21 janari, kopje e mirëfilltë e 4 shkurtit. E njëjta dorë si e Xhafer Dellës në 21 janar. Duhet të distancohemi nga ata autorë të këtyre ngjarje. Më vjen keq që e djathta e sotme nuk është distancuar nga gabimet e L2B. tradhtia ndaj atdheut nuk falet kurrë. Do vazhdoni ta mbani në yqrk fajin e tyre. Vazhdoni me këtë sjellje të pahijshme. SPAK është zgjedhja jonë, jo e juaja. Ju e keni quajtur organizatë kriminale, turpi juaj. Republika kërkon drejtësi. Ne nuk gëzohemi kur një koleg yni përfundon në dyert e drejtësisë. Sa për Soros, ka kush merret, nuk keni ngelur ju të pastroni Amerikën. Kjo është alibia juaj më qesharake. Kur krahasoni veten me Amerikën. Po të jetë për ju Soros ka histori goxha edhe me njerëz te ju, si Berisha dhe njerëz të rinj që kanë dalë si alternativa të virgjëra në skenën politike.


Lajmi kryesor:

Kuvend/ Debate për arrestimin e Veliajt! Berisha: Të dorëhiqet Rama: Majko: Ne nuk akuzuam Dumanin si mercenar, apo SPAK si organizatë kriminale


G.K/SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A është veprim i duhur nga SPAK arrestimi i Veliajt 3 muaj para zgjedhjeve?