Debate në Repolitix, Koja: Moment historik për pagat e mjekëve, ja sa janë rritur! Koduzi: Të kanë dhënë statistika të gabuara

7 Tetor 2020, 21:30| Përditesimi: 7 Tetor 2020, 23:06

  • Share

Rritja e pagave të mjekëve ka prodhuar debat mes të ftuarve mbrëmjen e sotme në emisionin Repolitix në Report Tv. Ish-ministri i Shëndetësisë, Gjergji Koja listoi disa shifra të cilat sipas tij tregojnë rritjen e pagave mesatare të mjekëve në rang vendi.

Koja: Është një moment historik për sistemin e shëndetësisë. Nuk ka rëndësi nëse është paraelektoral ose pas elektoral. Nuk është se e ka marrë iniciativën qeveria nga opozita. Nuk mund të jetë një çështje që mund t'i lihej në dorë një kopjimi apo rastësisë pasi Shqipëria sapo ka dalë nga dy situata si tërmeti dhe pandmia. Tani gjërat janë të qarta. Për mjekët dhe infermierët sot në spital në rang vendi paga mesatare është 798 euro dhe shkon 1115 euro ndërsa paga mesatare e infermierit në spital në rang vendi është 438 euro dhe shkon në 614 euro. Paga mesatare e mjekut në qendrat shëndetësore është 656 euro dhe shkon në 918 euro. Disa prej rritjeve faktike. Është një projekt që nuk ka një kosto të vogël. Kosto shtesë është 300 mln euro. Do të ndihet shumë në ekonominë e bluzave të bardha. Është rritje page neto.

Por Shefi i departamentit të Shëndetësisë në PD, Gazmend Koduzi u shpreh se ato statistika janë të rreme, teksa lexoi shifra që sipas tij janë të vërteta.

Koduzi: Shifrat që i kanë dhënë kolegut janë të gabuara. Këto kanë bërë vetëm një rritje në 2017 në prag zgjedhjesh. Sërish këtë rritje e kanë bërë tani në prag zgjedhjesh. Ja hoqën shpërblimet që merrnin dy herë në vit. Mjeku i familjes nuk është paga mesatare që thotë Gjergji. Në 2017 që është rritur është rritur me 9.4 përqind. Më e larta është 85 mijë lekë.

Koja: Po i referohesh të njëjtat shifrave.

KoduziUnë i kam nxjerrë vetë të dhënat.

KojaAbsolutisht nuk i nxjerr ti se janë institucionet që i nxjerrin.


Lajmi kryesor:

Debate në Repolitix, Koja: Moment historik për pagat e mjekëve, ja sa janë rritur! Koduzi: Të kanë dhënë statistika të gabuara! Brataj: Vdekshmëria në Shqipëri është nga më të ulëtat në Europë


E.M./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?