Debate në Repolitix, Koja: Moment historik për pagat e mjekëve, ja sa janë rritur! Koduzi: Të kanë dhënë statistika të gabuara! Brataj: Vdekshmëria në Shqipëri është nga më të ulëtat në Europë

7 Tetor 2020, 21:45| Përditesimi: 7 Tetor 2020, 23:10

  • Share

Rritja e pagave të mjekëve ka prodhuar debat mes të ftuarve mbrëmjen e sotme në emisionin Repolitix në Report Tv. Ish-ministri i Shëndetësisë, Gjergji Koja listoi disa shifra të cilat sipas tij tregojnë rritjen e pagave mesatare të mjekëve në rang vendi.

Por Shefi i departamentit të Shëndetësisë në PD, Gazmend Koduzi u shpreh se ato statistika janë të rreme, teksa lexoi shifra që sipas tij janë të vërteta.

Ndërsa për situatën e koronavirusit në vend, Shefi i Urgjencën Kombëtare, Skënder Brataj u shpreh se rritja e shifrave është normale dhe se vjen si pasojë e hapjes së shkollave. Gjithashtu duke iu referuar vdekshmërisë në raport me infektimet, ai tha se Shqipëria ka normën ndër më të ulëtat në Europë.

Por ish kreu i IShP-së, Besnik Jakaj thotë se situata është keqmenaxhuar në fillim pasi u la në dorë të politikanëve dhe jo në dorë të ekspertëve. Ai tha se mjeku i familjes u përfshi me vonesë në betejën kundër koronavirusit, gjë që sipas tij ka ndikuar dhe në rritjen e të infektuarve.

Ora 22:54
Koronavirusi, Jakaj: Situata është keqmenaxhuar, u la në dorë të politikanëve! Mjekët e familjes u përfshinë me shumë vonesë në këtë betejë

Ish-drejtori i IShP-së Besnik Jakaj thotë se situata  e koronavirusit është keqmenaxhuar, kjo pasi sipas tij ajo nuk u është lënë në dorë mjekëve por politikanëve. Gjithashtu ai tha se përshirja me vonesë e mjekëve të familjes në luftën kundër COVID ka bërë që të rriten shifrat.

"Ka shumë difekte që nga fillimi. Në vend që të drejtojë bota profesionale, mjekët, epidemiologët u orientua politikisht dhe për pasojë profesionistët u detyruan që të shkojnë pas politikës. U bë debat i madh për përfshirjen e mjekut të familjes në betejën që është protokoll botëror. Për 3-4 muaj u la jashtë mjeku i familjes. I gjithë shërbimi është pa një ndihmë financiare. E gjithë kjo situatë ka çuar në disa shifra që nuk janë optimiste. Ne jemi në një situatë që janë rritur në mënyrë progresive. Ne kemi shtatëfishim me tremujorin e parë. Është keqmenaxhuar. Urgjenca kombëtare ka rol të jashtëzakonshëm por nuk mundet të menaxhojë e vetme të gjithë atë fluks në gjithë Shqipërinë. Mospërfshirja dhe përfshirja me vonesë e mjekëve ka çuar në këtë situatë" - tha Jakaj.

Ora 22:29
Brataj: Rritja e të infektuarve shenja e parë e hapjes së shkollave! Vdekshmëria është nga më të ulëtat në Europë

Rritja e numrit të rasteve me COVID në Shqipëri, Shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj thotë se janë shenjat e para të hapjes së shkollave. I ftuar në emisionin Repolitix, Brataj tha se rritja do të vijojë por pozitive mbeten shifrat e vdekshmërisë në raport me intektimin. Ai thotë se vdekshmëria në Shqipëri është nga më të ulëtat në Europë.

"Siç e shikojmë është pak më ndryshe nga shifrat e tjera. Është një rritje e lehtë. E rëndësishme janë shifrat e të shëruarve. Rritja e lehtë tregon që epidemia do të ketë rritje në vazhdim. Pozitiv është fakti se humbjet e jetëve nuk po rriten në raport me rritjen e numrit të të infektuarve dhe të shtruarve në spital. Nga 3.1 që ka qenë vdekshmëria më parë tani ka shkuar në 2.77 që është një nga më të mirat në Europë. Rreziku sot është se këto janë sinjalet e para të hapjes së shkollave. Nuk kemi shifra për shkollat. Unë e shoh dhe tek thirrjet tek ne, kemi 1300 në ditë. Të gjithë treguesit tregojnë se nuk duhet të jemi të qetë. E patëm aleat verën me temperatura të larta. Tani po shkojmë drejt temperaturave të mbyllura. COVID është më pak i rrezikshëm se sa në fillim, ka një kohëzgjatje më të shkurtër në ditë. Temperatura shfaqet në mënyrë më të lehtë që shkon deri në 37" - tha Brataj.

Ora 21:30
Debate në Repolitix, Koja: Moment historik për pagat e mjekëve, ja sa janë rritur! Koduzi: Të kanë dhënë statistika të gabuara

Rritja e pagave të mjekëve ka prodhuar debat mes të ftuarve mbrëmjen e sotme në emisionin Repolitix në Report Tv. Ish-ministri i Shëndetësisë, Gjergji Koja listoi disa shifra të cilat sipas tij tregojnë rritjen e pagave mesatare të mjekëve në rang vendi.

Koja: Është një moment historik për sistemin e shëndetësisë. Nuk ka rëndësi nëse është paraelektoral ose pas elektoral. Nuk është se e ka marrë iniciativën qeveria nga opozita. Nuk mund të jetë një çështje që mund t'i lihej në dorë një kopjimi apo rastësisë pasi Shqipëria sapo ka dalë nga dy situata si tërmeti dhe pandmia. Tani gjërat janë të qarta. Për mjekët dhe infermierët sot në spital në rang vendi paga mesatare është 798 euro dhe shkon 1115 euro ndërsa paga mesatare e infermierit në spital në rang vendi është 438 euro dhe shkon në 614 euro. Paga mesatare e mjekut në qendrat shëndetësore është 656 euro dhe shkon në 918 euro. Disa prej rritjeve faktike. Është një projekt që nuk ka një kosto të vogël. Kosto shtesë është 300 mln euro. Do të ndihet shumë në ekonominë e bluzave të bardha. Është rritje page neto.

Por Shefi i departamentit të Shëndetësisë në PD, Gazmend Koduzi u shpreh se ato statistika janë të rreme, teksa lexoi shifra që sipas tij janë të vërteta.

Koduzi: Shifrat që i kanë dhënë kolegut janë të gabuara. Këto kanë bërë vetëm një rritje në 2017 në prag zgjedhjesh. Sërish këtë rritje e kanë bërë tani në prag zgjedhjesh. Ja hoqën shpërblimet që merrnin dy herë në vit. Mjeku i familjes nuk është paga mesatare që thotë Gjergji. Në 2017 që është rritur është rritur me 9.4 përqind. Më e larta është 85 mijë lekë.

Koja: Po i referohesh të njëjtat shifrave.

KoduziUnë i kam nxjerrë vetë të dhënat.

KojaAbsolutisht nuk i nxjerr ti se janë institucionet që i nxjerrin.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Hasan Pordha: 08/10/2020 03:32

    Zatem nje prerje keni, Valbona Sako tha se jemi shume mire qe termeti i 26 nentorit vrau 51 vete ky tjetri (Skender Brataj) thote qe kemi vdekshmerine me te ulet ne Europe! Cfare kerkoni z.Brataj qe te behet edhe Shqiperia si SHBA apo Brazili ku Covid-19 po ben kerdine ne infektime dhe viktima?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?