Ish-drejtori i IShP-së Besnik Jakaj thotë se situata e koronavirusit është keqmenaxhuar, kjo pasi sipas tij ajo nuk u është lënë në dorë mjekëve por politikanëve. Gjithashtu ai tha se përshirja me vonesë e mjekëve të familjes në luftën kundër COVID ka bërë që të rriten shifrat.
"Ka shumë difekte që nga fillimi. Në vend që të drejtojë bota profesionale, mjekët, epidemiologët u orientua politikisht dhe për pasojë profesionistët u detyruan që të shkojnë pas politikës. U bë debat i madh për përfshirjen e mjekut të familjes në betejën që është protokoll botëror. Për 3-4 muaj u la jashtë mjeku i familjes. I gjithë shërbimi është pa një ndihmë financiare. E gjithë kjo situatë ka çuar në disa shifra që nuk janë optimiste. Ne jemi në një situatë që janë rritur në mënyrë progresive. Ne kemi shtatëfishim me tremujorin e parë. Është keqmenaxhuar. Urgjenca kombëtare ka rol të jashtëzakonshëm por nuk mundet të menaxhojë e vetme të gjithë atë fluks në gjithë Shqipërinë. Mospërfshirja dhe përfshirja me vonesë e mjekëve ka çuar në këtë situatë" - tha Jakaj.
Lajmi kryesor:
Debate në Repolitix, Koja: Moment historik për pagat e mjekëve, ja sa janë rritur! Koduzi: Të kanë dhënë statistika të gabuara! Brataj: Vdekshmëria në Shqipëri është nga më të ulëtat në Europë
E.M.//ReportTv.al