Debate për Bllakon/ Tabaku: Kërkoni ndjesë! Spiropali: Foli reforma në drejtësi! Alibeaj: Jeni në sëkëlldi, mbylleni gojën! Ahmetaj: Silleni si inkuizitor populist

31 Mars 2022, 12:36| Përditesimi: 31 Mars 2022, 14:22

  • Share

Lënia e mandatit nga Alqi Ballko pas kërkesës për arrestimin e tij nga SPAK të përfshirë në aferën e inceneratorit të Fierit, ka shkaktuar debate në kuvend. Deklaratat e Jorida Tabakut se SPAK zbuloi aferën e inceneratorëve dhe pritet të arrestojë Alqi Bllakon dhe se qeveria duhet të kërkonte ndjesë ka marrë përgjigje nga ministrja e Shtetit Elisa Spiropali tha se ajo është puna e reformës në drejtësi që u kundërshtuar me forcë nga PD. Por menjëherë foli Enkelejd Alibeaj ku tha se qeveria është në sëkëlldi nga kjo ngjarje dhe se pushteti bën mirë të mbyll gojën kur flet drejtësia. Por Ahmetaj i akuzoi se tha se PD po sillet si inkuizitor populist.

Debati në Kuvend

Tabaku: Sot para drejtësisë duhet të ishin edhe kryetar bashkie.  Rama të kërkonte ndjesë për Bllakon dhe Kokën. Nëse do kishte normalitet ky parlament do të diskutonte se si ndryshon akti normativ duke shpenzuar më pak për inceneratorët dhe hequr 3 kontrata abuzive dhe sot nuk është akuzë në ajër por akuzë e SPAK.

Spiropali: Nuk ishte balloni prej 430 mln euro që ngrite vetë, por ishte reforma në drejtësi që ti zonjë së bashku me shokët e tu nuk le dy gurë bashkë për ta kundërshtuar. Nuk je ti dhe askush tjetër që çon njerëzit pas hekurave dhe mbroni njerëz nga burgu. Këtu sot nuk mungon vetëm Bllako por edhe Basha, të dy të përjashtuar për arsye të ndryshme. I pari se rëndoi vetë partinë e tij, i dyti se dha dorëheqjen.  

Alibeaj: E kuptoj sëkëlldinë e zonjës, por nuk do të ishte e hijshëm për askënd se teksa ka ndodhur një akt i drejtësisë së brishtë, do të duhet të së pari ta përshëndesni dhe së dyti të mbyllni gojën. Shërbimi më i madh që i bëhet drejtësisë është që pushteti të mbyllë gojën.

Ahmetaj: Paaftësia + populizmi + cinizmi është katastrofë dhe për katastrofa ju kemi më prodhimtar ju. E dyta kujdo qoftë që dëshiron dhe ka histori interesante me drejtësinë dhe do ju kujtojë se ‘bota është rrumbullake” lëreni drejtësinë të bëj punën e vet. Mos hajdeni këtu si inkuizitor populist.

Alqi Bllako dorëzoi dje zyrtarisht mandatin e deputeti, pasi Prokuroria e Posaçme (SPAK) kërkoi arrestimin e tij. Bllako akuzohet se ka përfituar 15 milionë lekë duke falsifikuar dokumente shpronësimi për një tokë që nga arë e ktheu në truall, mbi të cilën do ndërtohej inceneratori i Fierit. Kjo shkelje, thotë Prokuroria e Posaçme, është bërë në bashkëpunim me ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka dhe kryetarin e shpronësime, Pëllumb Abeshi. 

Ora 14:14
Inceneratorët, Berisha: Qeveria funksionon si një organizatë kriminale, vjedhja është bërë në bashkëpunim

Nga foltorja e Kuvendit, Sali Berisha tha se qeveria funksionon si një organizatë kriminale, ndërsa shtoi se vjedhja te inceneratorët është bërë në bashkëpunim.

‘Kjo qeveri funksionon si një organizatë e vërtetë kriminale. Qeveria nga kreu i saj tek nëpunës të thjeshtë të linjës, kanë mbushur xhepat valixhet me qindra e qindra milionë euro ën aferën e inceneratorëve. Ju jeni një mega-organizatë kriminale. Vjedhja për inceneratorët është bërë me firma që vijnë nga maja e pirmaidës. Nëse penalizohen nga drejtësia, 20 apo 30 zyrtarë, nëse janë penalizuar se kanë kryer vepër penale duke përvetësuar fonde, nëse kanë arritur të realizojnë këtë vjedhje të pashembullt, çfarë quhet organizatë. Apo duhet të quhen njerëz të thjeshtë. Firmat e  Bllakos, meriton që të shkojë atje ku shkojë, edhe të Edi Ramës, që firmos prokurime me procedurë të mbyllur. Ky është themeli i krizës.’- tha Berisha.

Ora 12:49
Kërkesa e SPAK për arrestimin e Bllakos, Basha: Përpara drejtësisë duhet të shkojë koka e kësaj afere

Ish-kryetari i PD, Lulzim Basham në një prononcim për gazetarët duke ju referuar kërkesës së SPAK për arrestimin e Alqi Bllakos, tha se rezultatet për inceneratorët, vijnë nga një punë mjaft e mirë e PD në këto 5 vite, që kulmoi sipas tij me komisionin hetimor të javëve të fundit.

‘Nuk mund të mos shoh në sy që ky është një hap i parë që duhet përshëndetur dhe vjen nga një beteje prej 5 vitesh nga PD, që kulmoi me komisionin e inceneratorëve. Është një hap i parë, por siç e thash dhe dje është i pa mjaftueshëm që përpara drejtësisë të shkojë koka e kësaj afere. Ka një paketë qesharake të ofruar nga paketat sot. Ka miliona euro për udhëtime qeveritare që duhen kryer. Por këto para duhet të shkojnë te sipërmarrjet, familjet në nevojë. Dua ta theksoj se hetimi i kësaj afere ka vendosjen për qëllim të kokës së kësaj afere. Kjo do të ishte një demaskim i atyre që nuk i shërbejnë drejtësisë. Nuk bëhet fjalë për dënime individësh, por akte korruptive që gërryejnë xhepat e shqiptarëve. Kjo është thërrime nga një sofër e shtuar me luks. Sistemi që ka ndërtuar Rama është sistem skllavërie moderne, ku shtresa e mesme është vendosur nën presionin e taksave. Kushdo tjetër, lufton për mbijetesë. Në fakt vendi ka alternativë, ka të gjitha mundësitë për të siguruar jetesën e shqiptarëve. PD duhet të kthehet në shpresën e shqiptarëve, për këtë po punojmë’, tha Basha.

//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?