Nga foltorja e Kuvendit, Sali Berisha tha se qeveria funksionon si një organizatë kriminale, ndërsa shtoi se vjedhja te inceneratorët është bërë në bashkëpunim.
‘Kjo qeveri funksionon si një organizatë e vërtetë kriminale. Qeveria nga kreu i saj tek nëpunës të thjeshtë të linjës, kanë mbushur xhepat valixhet me qindra e qindra milionë euro ën aferën e inceneratorëve. Ju jeni një mega-organizatë kriminale. Vjedhja për inceneratorët është bërë me firma që vijnë nga maja e pirmaidës. Nëse penalizohen nga drejtësia, 20 apo 30 zyrtarë, nëse janë penalizuar se kanë kryer vepër penale duke përvetësuar fonde, nëse kanë arritur të realizojnë këtë vjedhje të pashembullt, çfarë quhet organizatë. Apo duhet të quhen njerëz të thjeshtë. Firmat e Bllakos, meriton që të shkojë atje ku shkojë, edhe të Edi Ramës, që firmos prokurime me procedurë të mbyllur. Ky është themeli i krizës.’- tha Berisha.
Lajmi kryesor:
Debate për Bllakon/ Tabaku: Kërkoni ndjesë! Spiropali: Foli reforma në drejtësi! Alibeaj: Jeni në sëkëlldi, mbylleni gojën! Ahmetaj: Silleni si inkuizitor populist
M.Q.//ReportTv.al