“Brenda 48 orësh do të jap shpjegime për vdekjen e Lear Kurtit”. Kështu u përgjigj drejtori i policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku në mbledhjen për Komisionin e Sigurisë Kombëtare. Aty pati debate të ashpra që në nisje pasi opozita kërkonte përgjigje për shkaqet e vdekjes së 32-vjeçarit.
Ishte deputeti i PD, Ferdinand Xhaferraj, i cili i kërkoi që të mos e linin këtë cështje të kalonte sikur nuk kishte ndodhur asgjë pasi ishte shumë e rëndë. Ndërsa drejtori i policisë së Shtetit tha se nuk do të jepte përgjigje vetëm për Lear Kurtin, por edhe për Klodian Rashën. Më pas kërkoi që të respektohet gjaku i policëve ndërsa theksoi se jo çdo gjë që qarkullon në media është e vërtetë.
“Jam i gatshëm të paraqitem brenda 48 orëve për të dhënë shpjegime për Kurtin. Së dyti edhe për çështjen Rasha, jap të gjitha shpjegimet e duhura. Do ju lutesha, që jo çdo gjë që mediatikisht shpërndahet për opinionin, janë të vërteta, reale dhe lidhen me hetimet e drejtësisë. Na respektoni mundin, djersën e gjakun e organizatës që jep për republikën e Shqipërisë”, tha Rrumbullaku.
Ndër të tjera, deputeti Xhemal Qefalia u shpreh se çështja e Lear Kurtit e kërkuar nga opozita për t’u diskutuar në mbledhjen e sotme nuk është në rend dite. Nuk mungoi dhe ironia e tij për kohën kur pushteti drejtohej nga PD.
“Sot kemi fatin që kreu i policisë vjen vet, jo si në kohën tuaj, kur vinte zv drejtori apo një drejtor drejtorie në rastin më të mirë. Sot kemi tjetër temë, e thërrasim prapë”, tha Qefalia.
Pavarësisht debateve, u vendos që të vijohet me rendin e ditës për të diskutuar rreth sulmeve kibernetike ndaj faqeve online dhe sistemit TIMS.
Ndërkohë vrasja e Lear Kurti është mbuluar me mister. Kjo ka ardhur si pasojë e deklaratave kontradiktore që kanë pasur në fillim mes policisë, AMP-së si edhe spitalit të Traumës. Opozita dhe familjarët hedhin akuza se i riu është dhunuar në komisariat, e ndërsa Prokuroria e Tiranës ka njoftuar se ka nisur hetimet deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë duke konfirmuar se në stomakun e Lear Kurtit është gjetur qese me gjurmë kokaine.
Sipas ekspertizës, Lear Kurti, ndërroi jetë mbrëmjen e 19 tetorit nga arresti kardiak që iu shkaktua si pasojë e overdozës, pasi gëlltiti qesen me kokainë, veprim që mendohet ta ketë bërë nga frika se mos e kapte policia me drogë.
Pas mbledhjes së Komisionit të Sigurisë Kombëtare, deputeti demokrat Ervin Salianji u shpreh se nuk kishte ndonjë sekret të madh pasi cdo gjë është zbuluar nga hakerat iranianë. Sa i përket sulmeve kibernetike, thotë se sistemet në Shqipëri nuk kanë mbrojtje, ndonëse janë shpenzuar miliona para.
“Pretendimi i policisë është se më shumë se 100 mijë emra të publikuar nga hakerat është material i bashkuar nga hakeruesit është pak i dyshimtë. Ashtu siç e kemi thënë në të shkuarën, s’kanë mbrojtje sistemet në Shqipëri, ndaj kanë shkuar në këtë derexhe. Nuk ka siguri për mbrojtjen e të dhënave ndonëse janë shpenzuar miliona para.
Një ndër shqetësimet e mia është se ka cenim të besueshmërisë për policinë e shtetit. Sipas tyre të dhënat e TIMS nuk janë sensitive ndërsa për ne jo vetëm cenojnë besimin por edhe privatësinë e qytetarëve. Ne nuk e dimë ende sot deri në cilin nivel ka shkuar hakerimi dhe si kanë hyrë hakerat në një sistem të mbyllur dhe si janë shpenzuar më shumë se 200 milionë euro. Të shpresojmë të mos ketë të dhëna të tjera. Nuk mendoj se ka ndonjë sekret të madh sot kur gjithçka e kanë nxjerrë hakeruesit iranianë.
Të dhënat e publikuara para 25 prillit që u quajtën të patronazhistëve, nuk e dimë sa kanë shërbyer ato për të penetruar në të tjerat”, tha Salianji.
Në mbledhjen e ditës së sotme të Komisionit të Sigurisë pati debate mes mazhorancës dhe opozitës për shkak të vdekjes së 32-vjeçarit Lear Kurti.
Deputeti i PD Ervin Salianji drejtoi gishtin nga drejtuesit e policisë duke thënë se s’duhet të vrasë qytetarët por t’i ruajë.
“Ne kemi denoncuar dhe denoncojmë përfshirjen e drejtuesve të lartë të shtetit në paligjshmëri, në moszbatim të ligjit dhe në përfshirjen e manipulimeve kriminale. Nuk i bën mirë Policisë së Shtetit mbrojtja e paduhur.
Edhe në ngjarjen e fundit nëse nuk do kishte nxitim për manipulim të ngjarjes, pa diskutim që nuk do ishim këtu. Këtu ka një shqetësim, që policia që duhet të ruajë qytetarët mos t’i vrasë.
Ne mbështetjen e japim, por që ta kapet me zë dhe figurë në manipulim të ngjarjes. Drejtori i AMP-së, famozi i njohur për manipulimet si në rastin e Rashës, Elbasanit dhe ky i fundit. Ore ju do distancohuni, punonjësit e policisë e ngrinin një qenie njerëzore sikur të ishte thes”, tha ndër të tjera Salianji.
Çuni i Shegës normal duhet të ishtë në burg. Po Salinjani i lindur në haurin e lopës jo vetëm që sbën burg po bën politik. Pra kjo është Albanistani jon i Evropës.
PërgjigjuSalianji material do sa here ka ngjarje, beri ham ham ca kohe te astiri I harroi ata.Tani po pret denimin 2 vjet te shkoj ne p te motres flet kot pa lidhje pa prova pa gje kot ne tym jo ky jo ai.
Përgjigjuhera e pare edhe e fundit qe te shof tu dal e tu fol ti o laparak
Përgjigjupo a ste vje turp nga vetja qw mblidhesh me mendimet e berishes
Përgjigjuca manipulimi thua ore alibeaj a je nterezi...e ke ngren edhe ti shiringen
Përgjigjupo pse m njerez jeni kaq te ligj e doni me ja hedh fajin policise pse duhet meu marr me kete ngjarje prap
PërgjigjuSi vje zor i riu vdiq ndersa ju shkoni flisni budalliqe
PërgjigjuKafshet djali shkret vdiq kto meren me budalliqe
PërgjigjuVazhdo jet jujdes mos te ngel shiriti se te paska msu mir babloku
PërgjigjuPo pusho se i dim gjith horrlliqet qe keni bo ju na dilekeni tu na dhen men tani
PërgjigjuPO ndegjohet Salihu e Iliri, edhe spe jane deshmuar kush jane e sa vlejne, te mbushte mendja se, me keta burra ka filluar shqiptarizma dhe me keta do te perfundon cdi vlere kombetare e shteterore shpirterore e materiale.
Përgjigju