Lear Kurti

Pamjet e konfirmojnë: Policët nuk kanë vrarë Lear Kurtin, por kanë vonuar dërgimin në spital (VIDEO)

24 Tetor 2022, 23:19| Përditesimi: 25 Tetor 2022, 08:41

  • Share

TIRANË- Një video e publikuar, tregon momentet e fundit të Lear Kurtit. Pamjet tregojnë qartë që policia nuk e ka vrarë të riun, por kanë vonuar dërgimin e tij në spital. 

Duket që policia e ka ndaluar dhe 32-vjeçari është ndjerë keq në trotuar, mirëpo efektivët nuk e kanë dërguar menjëherë në spital, por në Komisariat ku gjendja e tij u përkeqësua.

Nisur nga kjo, më herët kryepolici Muhamet Rrumbullaku, i pezulloi nga detyra efektivët që e shoqëruan të riun në komisariat, e ndërsa ditën e sotme, Prokuroria e Tiranës ka njoftuar se ka nisur hetimet deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë duke konfirmuar se në stomakun e Lear Kurtit është gjetur qese me gjurmë kokaine. 

Prokuroria thotë se hetimet do të zhvillohen për 'veprime arbitrare', nëse ka pasur apo nga ana e policisë, apo edhe për 'mosdhënie ndihme', nëse ka pasur apo jo nga stafi mjekësor i Spitalit të Traumës. Hetimi ka nisur mbi bazën e referimit nga ana e Drejtorisë Rajonale të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore Tiranë (AMP).

Sipas ekspertizës, Lear Kurti, ndërroi jetë mbrëmjen e 19 tetorit nga arresti kardiak që iu shkaktua si pasojë e overdozës, pasi gëlltiti qesen me kokainë, veprim që mendohet ta ketë bërë nga frika se mos e kapte policia me drogë.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Elion: 25/10/2022 09:31

    A e dini qe ky minarketi eshte 200 metra larg Spitalit Ushtarak? Direkt perballa hyrkes se Spitalit Amerikan 1. Ai duket qe ska qene mire qe ne ate moment, por karat e veshur me uniforme e kane cu i her rajon, jame vonu nja 30 min e pastaj jane kthyer. Nje jete e humbur kot.

    Përgjigju
  • Askushi: 25/10/2022 09:09

    Nje drogaxhi me pak ne llumin e tiranes….

    Përgjigju
    • Loran shehu: 25/10/2022 12:29

      O askushi o kok K..

    • Gago2: 25/10/2022 12:12

      Gago te marrte me vete dhe ty,merakosu per policet dhe familjet e tyre qe do tu shkatrohet jeta....pseudomoralist i peshtire

    • Niku: 25/10/2022 12:05

      Vetem Askushet komentojne keshtu

    • Gago: 25/10/2022 10:34

      Nuk pergojohet i vdekuri o askushi pa shtyll kurrizore

  • Pirro: 25/10/2022 06:57

    Të shikosh personin që po e mban forcërisht duke vdekur dhe të mos e cosh ne spital por ta mbash akoma aty, cfare quhet? Mund ta vrasesh dike edhe pa i ven thonjte ne fyt…

    Përgjigju
    • Dakort: 25/10/2022 09:16

      O dakort po ai e ka emrin polic nuk e ka elektricist pse duhet te mendoj polici alternativ tjeter kur ka ber shkollen per ate pune eshte polic dhe psikolog dhe njeri mbi te gjitha

    • Dakord: 25/10/2022 08:17

      Po pse jeni kaq bardh e zi o zoteri??? Nuk te shkon ne mend alternativa tjeter qe policet kane menduar se thjesht po refuzon te ngrihet pasi ju iku me vrap?? I doni policet edhe doktore edhe psikologe edhe shkencetare tani??? Kur e kuptuan qe nuk po shtirej atehere e derguan ne spital. Ndjese paste djali na del pa faj vetem se nderroi jete???

  • Gripi: 25/10/2022 01:41

    Cfare ndryshimi ka? E lane te vdiste me pranga ne duar. Polic te paafte dhe te patrajnuar. Ka vdekur nje djale i ri sepse policia nuk dinte sesi trajtohej nje rast i tille. Turp. Trajnoni policet per cdo situate sepse viktimat do shtohen. Pergjegjesia fillon qe nga akademia e seri tek instruktazhi ne komisariat.

    Përgjigju
  • Nena: 25/10/2022 01:27

    Booooo Cfare te kapuri, mire se ka keput ne mes

    Përgjigju
  • E.R...: 25/10/2022 00:09

    POLICE KRIMINELA ,,,BANDITET PO E MARRIN NE QAFE PERANDORINE TONE,,,NE LAGJET E TIRANES PO SHITET PA LEJEN E SHTETIT CANABIS,,,,POR NE DO TI GODASIM ME GRUSHTAT TONA TE FUQISHME KEDO QE SHET PA MIRATIMIN TONE,,,,NE KEMI ARDHUR NE PUSHTET SI QEVERI E DROGES DHE KETU DO QENDROJME GJITHMONE,,,RROFTE EDI RAMA ,,,RROFTE KRIMINELI YNE ...URRA,,URRA,URRA....

    Përgjigju
    • Riku: 25/10/2022 12:22

      Dakordo duhet te jesh shume me bisht te moskuptosh qe... qeveria qe mbas 9 vitesh pushtet te mban me rrogat me te uleta ne rajon dhe cmimet me te larta minimalisht nuk duhet mbrojtur si kaposhi maje plehut... megjithate sepse aftesia perceptuese eshte pergjithesisht si e jotja prandaj ne jemi albanistan... sa per rastin i bashkohem komentit te dikujt me siper qe policia ka nevoje per trajnim per raste te tilla... jeta prevalon ndaj cdo situate sado e inkriminuar te duket

    • Dakord: 25/10/2022 08:21

      Ne fakt kane ardhur ne pushtet si qeveri e shumices dhe aty do te rrine derisa te zhduket fara e keqe perfshire edhe ty. Rrofte Shqiperia pa plehra dhe llum.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?