TIRANË- 2 efektivët e policisë që kanë ndaluar të riun Lear Kurti, kanë dhënë dëshminë e tyre se si ka ndodhur ngjarja. Një nga efektivët ka treguar bisedën që ka pasur me të riun. Në dëshminë e dhënë efektivi deklaron se kur e ndaloi të riun ai refuzoi të jepte dokumentin e identifikimit, dhe u largua me vrap. Efektivi tregon se e ndoqi dhe rrugës u rrëzuan në tokë të dy.
Ai ka rrëfyer se Lear Kurti filloi të ndihej keq dhe e futën në makinë që të qëndronte ulur, një deklaratë kontradiktore kjo me AMP-në, me këta të fundi që thanë se i riu është ndjerë keq në komisariat.
Referuar të njëjtës, dëshmi i riu është dërguar në Komisariat nga patrulla tjetër dhe jo nga ajo që e ndaloi. Efektivët tregojnë se kur kanë dashur ta zbrisnin nga makina, 32-vjeçari është mbajtur me forcë te sedilja e makinës dhe nuk donte të dilte dhe ta fusnin në komisariat. Në ato momente, Lear Kurti është ndjerë sërish shumë keq, bënte lëvizje të pakontrolluara, e për pasojë e kanë dërguar vetë në spital, pasi sipas tyre ambulanca u vonua. Në total në vendngjarje kanë qenë 3 efektivë. Ndërkohë, Prokuroria e Tiranës ka vendosur të rimarrë në pyetje 17 punonjësit e policisë të përfshirë me veprime në ndalimin e 32-vjeçarit, por edhe dëshmitarë në ambientet e Komisariatit nr 3.
Efektivët kanë dhënë versionin e tyre edhe për arsyen pse vendosën ta ndalonin për verifikim. “Rreth orës 23:07 bashkë me dy kolegët ishim në patrullim me makinë në rrugën “Riza Çuka” dhe në një moment konstatuam një të ri, i cili po ecte dhe kreu disa veprime të dyshimta. Në bazë të kësaj i kërkova verifikim. I kërkova mjet identifikimi, por ai nuk kishte. Më pas e pyeta nëse kishte sende të kundërligjshme me vete dhe më pas sa dola nga automjeti, i riu u largua me vrap. Pasi e ndoqa pas 2 minutash arrita ta ndaloj përballë një marketi. Pasi e ndalova, si unë ashtu edhe i riu u rrëzuam përtokë dhe në këtë moment u afruan edhe dy kolegët e mi. E ngritëm në këmbë të riun dhe kërkuam ndihmën e patrullave.
I riu ka treguar që në vendngjarje problem me shëndetin, vështirësi me frymëmarrjen e prandaj, policët tregojnë se e ulën në trotuar derisa e mori veten e pastaj e futën në makinë. "E ulëm në trotuar dhe pamë që i riu kishte vështirësi në frymëmarrje. Menjëherë kontaktova me drejtorinë vendore dhe kërkova një autoambulancë dhe që i riu të ndjehej më mirë e futëm në makinë, jo në makinën që kisha në shërbim, por në makinën tjetër. Filloi të ndihej më mirë dhe i thamë të qetësohej, ndërkohë që aty erdhën patrullat me kod 20 dhe 22. Në këtë moment kolegu tjetër i vendosi prangat dhe më pas u kthyem për të kontrolluar rrugën nëse kishte hedhur apo jo sende të kundërligjshme, por nuk gjetëm, kurse patrulla tjetër e dërgoi të riun në komisariat", ka treguar polici.
Ata kanë treguar se pasi Leari u bë mirë, në momentin që po tentonin ta zbrisnin nga makina për ta dërguar në Komisariat, gjendja e tij u përkeqësua. “I riu fërkonte gjoksin dhe ulte kokën poshtë. Kur arritëm në komisariat i riu u kap te sedilja e makinës dhe nuk donte që të dilte, më pas e nxorëm nga makina me vështirësi dhe sapo doli prej aty filloi të dridhej, të shtrëngonte dhëmbët dhe bënte lëvizje të pakontrolluara. Menjëherë tentuam t’i jepnim ndihmë duke u munduar t’i hapnim gojën dhe i mbajtëm kokën mbrapa që të mos godiste pllakat, pasi po bënte lëvizje të pakontrolluara, i vendosëm një shkop hekuri në dorë pasi menduam për shenja epilepsie. Kolegët e mi njoftuan autoambulancën dhe duke parë gjendjen e tij, e futëm në automjet policie dhe e dërguam në spitalin e traumës pasi ambulanca po vonohej”.
Vrasja e Lear Kurti është mbuluar me mister. Kjo ka ardhur si pasojë e deklaratave kontradiktore që kanë pasur në fillim mes policisë, AMP-së si edhe spitalit të Traumës. Opozita dhe familjarët hedhin akuza se i riu është dhunuar në komisariat, e ndërsa ditën e sotme, Prokuroria e Tiranës ka njoftuar se ka nisur hetimet deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë duke konfirmuar se në stomakun e Lear Kurtit është gjetur qese me gjurmë kokaine.
Sipas ekspertizës, Lear Kurti, ndërroi jetë mbrëmjen e 19 tetorit nga arresti kardiak që iu shkaktua si pasojë e overdozës, pasi gëlltiti qesen me kokainë, veprim që mendohet ta ketë bërë nga frika se mos e kapte policia me drogë. Deri në sqarimin e plotë të vdekjes së 32-vjeçarit në duart e policisë, kryepolici Muhamet Rrumbullaku, i pezulloi nga detyra efektivët që e shoqëruan të riun në komisariat.
/NJERI/,mund te ndodhe,pasi jane disa mundesi.Ne rradhe te pare,po te kesh pare konstruksionin e prangave,eshte e mundur,pasi ato bllokojne vetem kycin lene pak hapesire midis duarve,kurse duart vete jane te lira.Fakti qe u kap pas sediljes e nuk shkulej eshte shume domethenes.Se dyti,nuk dihet nese ne sediljen e pasme ishte i shoqeruar me polic,apo ishte lene vetem,po te ishte lene vetem,mund te bente c'te donte me duar,qofte dhe te prangosura,per aq sa kishte mundesi.Se treti,viktima eshte pyetur ne momentin e pare, nuk eshte kontrolluar.Se katerti,qe nga momenti i hasjes me policet e deri ne momentin e rrezimit e kapjes,pas nje vrapi te shkurter kane kaluar 2 minuta,mund te mos duket shume si kohe,por eshte mjaftueshem te gelltitesh qeset e vogla me narkotike.Pastaj stomaku dhe acidet e tij,veprimet fizike rezistuese te viktimes dhe frymemarja e shpejtuar per shkak te vrapit dhe stresit te kaluar kane pershpejtetuar pasojat e droges dhe perhapjen e saj me shpejtesi ne gjak.Para disa vitesh ne nje artikull shkencor qe kam lexuar,thuhej se personat qe jane nen stres dhe si rrjedhim me rrahje zemre me te shpejtuar dhe kuptohet dhe me qarrkullim gjaku me te shpeshtuar,kane tendence te vdesin me shpejt ne raste te tilla si helmim nga tymrat e zjarreve,nga helmet ne forme gazi,ose kimike,ose nga helme si ato nga gjarperinjte,nga insektet,etj,nese jane ne nje sasi te caktuar,apo kane nje force te caktuar.Kur personi ka ne trup helmin dhe eshte i stresuar,cdo frymemarje qe ben,cdo rrahje zemre qe ka,cdo levizje qe ben,pershpejton perhapjen e helmit ne gjak dhe pasojave te tij,pra dhe te vdekjes.Prandaj thone qe duhesh te qendrosh gjakftohte dhe i qete ne situata te tilla.
PërgjigjuKetu,ajo qe te ben pershtypje eshte si e kaperdiu qesen me kokaine ,me duar te prangosura,ne makine,se gjate vrapit mund ta hidhte... nderkohe dhe po tia kishin futur me force,do linin shenja.. Pa llogarit sasine e kokaines qe duhet per t pesuar atak.
PërgjigjuE ka gelltitur gjate vrapit o njeri dhe jo ne makine. Po ta hidhte do tja gjenin dhe e dinte kete dhe ne fakt policet e kontrolluan itinerarin qe pershkroi me vrap i ndjeri.
Mjafton ta marrin komunistet ne dore se e qendisin.
PërgjigjuE ke fjalen per saliun, metaj apo tritan shehun? Apo ndoshta 2 gencat?