Debate te 'Veprimtaria Prodhuese'/ Baçi kërkon fjalën, Pëllumbi e kundërshton: S'ke çfarë tregon, të nxjerr jashtë dhe e shikon! Deputeti i PD: Provoje njëherë

16 Nëntor 2022, 12:03| Përditesimi: 16 Nëntor 2022, 12:56

  • Share

 

Nuk kanë munguar debatet mes opozitës dhe mazhorancës në Komisionin për Veprimtarinë Prodhuese, ku po diskutohen për portin e Durrësit.

Deputeti Luan Baçi kërkoi fjalën për procedurë, por kryetari i Komisionit Arben Pëllumbi nuk e lejoi, madje e paralajmëroi se do ta nxirrte jashtë.

Pjesë nga debati:

Balluku: Ju i dini sesi është bërë kjo kontratë dhe e dini sa transparente është. E dini që e ka ngritur në një nivel tjetër. Dua t’ju flas për veton e shtetit shqiptar se është e rëndësishme.

Ndërhyn Agron Duka...

Pëllumbi: Ju lutem të vazhdojë ministrja se njëri-tjetrin e kemi dëgjuar boll

Balluku: Ka të drejtën e vetos në vendimmarrje, borxh për të siguruar suksesin e projektit.

Baçi kërkon fjalën për procedurë

Arben Pëllumbi: E kemi të qartë procedurën, po ç’do na tregosh? Të bësh politikë? Jo nuk ta jap e ka relatori.

Baçi: Më lër të shpjegohem. Nuk është normale kjo. Po jeni gabim pra

Pëllumbi: Po na lër tani.

Baçi: Por procedurë pra se nuk të lejoj fare që të mos nisësh fjalën për procedurë…Po pse ç’do më bësh?

Pëllumbi: Të nxjerr jashtë dhe e shikon ti pastaj…

Baçi: Pa provoje njëherë.


Lajmi kryesor:

Projekti për Portin e Durrësit, qeveria: S'ka asnjë kompani offshore të implikuar! Mjaft ofenduat dhe baltosët sipërmarrësin


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?