Politikë

Debatet/ Logu thotë se s’i beson Rusmalit, anëtari i PD në KAS i ‘tërheq veshin’: Nëse s’keni besim te ai, s’keni as te ne, më mirë mos i sillni fare ankimimet! (VIDEO)

13 Qershor, 11:24| Përditesimi: 13 Qershor, 13:23

  • Share

Ka vijuar debati në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve mes përfaqësuesit të PD-së, Marash Logu dhe anëtarëve të komisionit e veçanërisht anëtarin Ilir Rusmali.

Kjo situatë ka dashur edhe ndërhyrjen e anëtarit të opozitës, Ledio Braho, i cili i bëri të qartë Logut se nëse nuk kanë besim te një anëtar i KAS-it, atëherë të mos i sjellin fare çështjet për shqyrtim, sepse nuk kishin besim as tek e gjithë trupa.

Ai i vuri në dukje Logut se kërkesat e tij për përjashtimin e Rusmalit ishin rrëzuar, ishin gjykuar njëherë dhe ishte në të drejtën e tyre nëse donin të vazhdonin me ankimimin.

Logu tha se Rusmali e dinte mirë që PD-ADSHM nuk ka besim tek ai.

“Anëtari i KAS-it e di shumë mirë që nuk e ka besimin nga ana jonë as në proesionalizmin e tij dhe as në drejtimin që i bën kësaj seance. Por jemi të detyruar për sa kohë KAS-i e ka marrë vendimin për të mos u përjashtuar nga kjo seancë”, u shpreh përfaqësuesi ligjor i PD.

Këtu ndërhyri anëtari i PD-së në Komision, Braho:

“Ju keni pretendim për një anëtar të KAS-it për të cilin ne jemi shprehur disa herë dhe ua kemi rrëzuar. Por nëse ju nuk keni besim te ne, më mirë mos u paraqisni fare. Sepse nëse nuk keni besim te një anëtar i trupës, nuk keni besim te trupa fare”.


Lajmi kryesor:

Në kërkim të provave për ‘farsën’, dy anëtarët e PD në KAS vendosin hapjen e kutive në Gramsh dhe Peqin


A.Q/SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Kë mbështesni në konfliktin mes Izraelit dhe Iranit?