Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tbaaku ka paralajmëruar se do të çojnë në Gjykatë Kushtetuese buxhetin e shtetit për vitin 2023. Kjo deklaratë e Tabakut erdhi pas përplasjes në komisionin e Ekonomisë, ku ministrja e financave Delina Ibrahimaj po prezanton projekt buxhetin.
Por Tabaku shprehet se nuk mund të prezantohet projket buxheti pa ligjet fiskale. Nga ana tjetër PS këmbëngul se sot është vetëm prezantimi i projekt buxhetit ndërsa nesër do prezantohet paketa fiskale.
Tabaku tha se nëse kjo mbledhje nuk përsëritet do e dërgojnë buxhetin në Gjykatën Kushtetuese.
“Mbledhje antikushtetuese. Ministrja prezantoi projekt buxhetin pa prezantuar ligjet fiskale se sa dhe si do jenë taksat e shqiptarëve gjatë vitit të ardhshëm. Në një vit kur të gjithë duhet të diskutojmë se ca mund të bëjmë më mirë, qeveria ka një arrogancë, shkel ligjin dhe nuk sjell në parlament ligjet fiskale. Deputetë nuk mund të jenë noterë që dëgjojnë deklarata për shtyp të një ministreje, parlamenti nuk mund të trajtohet si noter dhe nuk mund të shpërfillet puna e deputetëve duke i rreshtuar dhe të dëgjojnë çfarë ka për të thënë ministrja. Ne emër të PD do e çojmë buxhetin në gjykatë kushtetuese nëse kjo mbledhje nuk përsëritet”, tha Tabaku.
Lajmi kryesor:
Debate te ‘Ekonomia’! Tabaku: S’mund të diskutojmë pa paketë fiskale! Ibrahimaj prezanton pr/buxhetin 2023: 0 taksë biznesit të vogël, jo tatim për paga 50 mijë lekë
SI.E.//ReportTv.al