Opozita dhe maxhoranca e përdorën foltoren e kuvendit për të bërë fushatë elektorale. Sali Berisha renditi ata që i quan ‘zezat’ e kësaj qeverie që varfëroi më shumë shqiptarët, ndërsa i dha një këshillë socialistëve që të mos kandidojnë në zgjedhjet e 11 majit.
Berisha, i cili është marrë i pandehur për akuzën e 'korrupsionit' për aferën e privatizimit të ish kompleksit Partizani, tregoi hapur se nuk kishte harruar se ky parlament votoi arrestimin e tij pa u menduar 2 herë dhe se do të hakmerrej.
Kundërpërgjigjen ia dha ministri i shtetit Taulant Balla i cili renditi të gjitha arritjet e kësaj qeverie ndër vite, nga rritja e pagës, tek rritja e pensioneve por dhe firmosja e marrëveshjeve me 16 shtete për njohjen e pensioneve. Madje Balla lajmëroi se shumë shpejt do të firmoset dhe marrëveshja për njohjen e pensioneve me Greqinë.
Sali Berisha: “Do hyni në histori si parlamenti më i zi pas diktaturës komuniste. Votuat me dhjetra ligje që varfëruat qytetarët shqiptarë ndërsa shumëfishuat pagat tuaja dhe latë. U bëtë strumbullarë të përzënies së shqiptarëve nga Shqipëria. Lubi loti e ndau unazën e Tiranës në 14 kontrata. Si të vjedhë më shumë. Rekord botëror gine. Tao Tao është bnashkëpunëtor i ngushtë i Bajrave, Rrajave, e Çelëve. Kjo me dokumente. Votuan në 5 minuta për arrestimin e Sali Berishës që nuk bërë asgjë vetëm mbrojtja parlamentin. Ju si kukulla mjerane votuat. Menduat se fituat duke ndëshkuar Sali Berishën por karma ju vjen prapa. Këshillën e fundit kam: Mos kandidoni, se jeni lugetërtë një regjimi unik në Europë.
Taulant Balla: Kur ne morëm detyrën pensioni ishte 86 euro, ndërsa në 2024 pensioni mesatar arriti në vlerën 175 euro dhe premtimi ynë, është që në fund të mandatit të katërt pensioni të jetë 400 euro, ndërsa pensionin në fshat synojmë ta çojmë 200 euro.E gjetëm skemën e pensioneve të falimentuar, e sot ne kemi mbyllur 16 marrëveshje pensionesh e bëhemi gati të mbyllim marrëveshjen me Greqinë që u ndërprenë për historinë e Belerit. Jemi gati ta përmbyllim marrëveshjen me Greqinë.
Paga mesatare u rrit me 2.5 herë krahasuar me 2013 dhe do të vijojë të rritet me të paktën 20% më shumë. Në fund të mandatit të katërt paga minimale do të jetë 500 euro. Populli shqiptar ju pushoi nga puna për të mos ju marrë më në punë. Shpresa juaj që të Kujtim Gjuzi Selami Jenisheri e ca të tjerë janë vizioni për të ardhmen, janë shpresa për ndryshim. Këtu i kam pasur aty, gjëra të mira kam bërë me ta kam ndryshuar kushtetutën. Ju i kishit sjellë jo unë, në e dimë film i parë. Ju do humbni dakord pastaj do merrni vendim për bojkot, ju do ikni dhe do vinë atë. Këtë film e kam parë, është e thjeshtë për shqiptarët”
Kreu i PD tha para gazetarwve nw oborrin e Kuvendit se shumë shpejt do të nisin konsultimet me drejtuesit politik të qarqeve të PD për caktimin e listave, ndërsa i pyetur nëse ai do të jetë në atë të mbyllur apo të hapur, Berisha la të kuptohet se do jetë në listë të mbyllur.
“Sali Berisha nuk ndjek kurrë Edi Ramën, është ai që po më ndjek deri sa të thyej qafën”,- tha Berisha.
“Do nisim konsultimet me drejtuesit politik për listat, janë ata që kanë drejtuar procesin në të gjitha qarqet, dhe më pas do mblidhet Kryesia, do hartojë listën. Ka qenë procesi më transparent në vend, ajo listë do pasqyrojë vullnetin e anëtarësisë së PD me modifikimet e domosdoshme për zonjat, të rinjtë dhe në ndonjë rast për përfaqësimin e komuniteteve”,- u shpreh ai.
Lajmi kryesor:
Berisha e Mediu në Kuvend bëjnë politikë me vdekjen e Andis Harasanit, kryetari i PD-së: E përzutë! I përgjigjet Spiropali e Balla: Bufi e korbi s’janë larg mes tyre
S.G/K.M/ReportTv.al